Aktori i madh i skenës shqiptare Hadi Shehu u kthye me tërë shkëlqimin e tij në skenën e Teatrit të Gjakovës në shfaqjen e regjisorit nga Tirana, Gëzim Kame, duke marrë duartrokitje të gjata e të ngrohta, nga salla e mbushur e Pallatit të Kulturës, si asnjëherë më parë në shfaqje teatrore . Ai për të satën herë dëshmoi se edhe në këtë moshë mbetet aktor i kalibrit të madh, që, anipse është deklaruar se do të përshendetet me këtë shfaqje, nuk besohet se do ti mungoi skenës sonë edhe në të ardhmen.
Shfaqja kishte tematikë sociale e që në qendër të vëmendjes kishte a plakun (Hadi Shehu), të cilin duan ta largojnë në një azil pleqërie. Kjo është një dramë sociale, e pranishme, e prekshme, tronditëse , për vatrat tona të mbushura me drama të tilla që reflektuan me momente emocionale edhe tek publiku.