“Hafizët e Gjakovës- Krenaria e Kosovës” – Mexhid Yvejsi
Këto ditë ka dalë nga shtypi libri me titull “Hafizët e Gjakovës- Krenaria e Kosovës” i autorit Mexhid Yvejsi. Në këtë botim pos tjerash flitet për emra të shquar të jetës fetare dhe kombëtare. Autori për këtë botim thotë se është një libër i vogël por që flet për burra të mëdhenj, të ditur e të ndritur të hafëzëve të Gjakovës që kontribuuan në tërë Kosovën. Në këtë libër flitet edhe për zhvillimin historik e fetar të Gjakovës, zejtarinë dhe organizimin e jetës fetare. Ky është libri i 25 me radhë i Mexhid Yvejsit