Tuesday, November 5, 2024
Të përgjithshme

Hapet ekspozita “Dhimbje që heshtin”

Sot u hap ekspozita e të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës në Gjakovë “Dhimbje që heshtin” nga Shoqata për Krime Lufte Gjakova 98-’99.
Sot përmes kësaj ekspozite bashkëndjemë dhe e kuptuam më së miri dhimbjen, trishtimin e zhgënjimin që e kanë përjetuar vajzat, gratë dhe nënat tona dhe jo vetëm. Por, historia ka dëshmuar se e mira dhe e drejta triumfojnë gjithnjë. Historia ka dëshmuar se sa herë që kanë tentuar që të na poshtërojnë e të humbin dinjitetin tonë, gjithnjë jemi kthyer edhe më të fortë dhe më të zëshëm. Kjo ekspozitë kishte shumë ngjyra, që në realitet japin shpresë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, që ende nuk ju ndjehet zëri i tyre, ende nuk është ofruar drejtësia për to, ende mbetën pa zë. Por zëri i liris gjithmonë i vetmi që është dëgjuar nga Gjakova andaj shpresojmë që të mos ketë rënë në vesh të shurdhër. Faktet e dëshmitë flasin më shumë se fjalët.
Kjo ekspozit do mbetet e hapur deri më 14.05.2022 në Galerin e Arteve të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *