Saturday, December 28, 2024
AktualeKulturë

Hapet Muzeu I Muzikës

muzeu i muzikesNjë piano e vjetër e kompozitorit të shquar gjakovar, akademik Rrauf Dhomi, sharkija e Ymer Rizës, bashkë me disa instrumente tjera dhe fotografi e materiale tjera që pasqyrojnë një traditë të gjatë të muzikës në Gjakovë, janë vendosur në Muzeun e Muzikës në Tabhanen e Gjakovës, që të shtunën u hap solemnisht.

muzeu i muzikes 1U tha se Muzeu i muzikës është i pari i këtij lloji në vendin tone dhe në të edhe më tutje do të vendosen për ekspozim , instrumente të vjetra, libra, shkrime, rroba dhe gjësende të tjera që kanë të bëjnë me traditën  muzikore të Gjakovës, të cilat janë  përdorur nga muzikant gjakovar në periudha të ndryshme kohore.Kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila në ceremoninë hapëse tha se …” Me hapjen e këtij muzeu synohet ruatja një tradite të pasur në komunën e Gjakovës, siç është tradita muzikore”.

U tha se po bëhen  përpjekje për të siguruar edhe gjesende të tjera qofshin ato, instrumente apo rroba,  të cilat janë përdorur nga artistët gjakovar ndër vite. Ndërkohë, që  u bë thirje qytetarëve që të ndihmojnë në pasurimin e këtij muzeu me eksponate apo gjesende të tjera që kanë të bëjnë me traditën muzikore gjakovare.