Hapet sezoni ri teatror për Teatrin Hadi Shehu
Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” të premten mbrëma shfaqi premierën e parë këtë vit, “Vojçeku”, me regj të Zana Hoxhes . Kjo shfaqje e Georg Büchner paraqet një portret emocional të vuajtjes njerëzore dhe është vendosur në Berlin, në vitin 1981 .
Hynë mes kryeveprave të dramaturgjisë botërore që ka sfiduar realizatorët e shfaqjes e në veçanti aktorët që në fund u duartrokiten nga publiku.
Vojçeku në Gjakovë erdhi mbrëmë si një spektakël skenik me skenografi dhe kostume nga Grace Rumsey dhe mbështetje për lëvizje skenike nga Nicoletta Bonanni.
Interpretuan me sukses: Bujar Ahmeti, Vlora Dervishi, Edi Kastrati, Aurita Agushi, Arbies Komoni, Altina Kusari dhe vogelushi Eden Kastrati. Me interpretime muzikore u prezantua edhe këngëtari Kreshnik Koshi.
Të shtunën u shfaq repriza e shfaqjes “Vojçeku”.