Hasjanët të parët në Festivalin “N Odën e Malësisë së Gjakovës”
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Muharrem e Xhevat Qena”, nga Romaja e Hasit të Prizrenit është shpallur më i miri në Festivalin mbarëkombëtar “N Oden e Malësisë së Gjakovës” që është mbajtur në Gjakovë. Vendin e dytë e zuri Grupi folklorik “Petralba” nga Klosi i Shqipërisë të cilit i takoi edhe çmimi “Grupi më i kompletuar” i festivalit, kurse në vendin e tretë u radhit SHKA “Kurbini ” gjithashtu nga Shqipëria.
Ky festival, që për herë të parë u mbajt për dy mbrëmje në Gjakovë (me 1 e 2 Qershor), ka mbledhur grupe artistike nga treva të ndryshme shqiptare të cilat shpalosen vlerat e folklorit shqiptarë që është ruajtur ndër breza në trevat tona. Në natën e parë, përveç grupit organizator “Ardhmëria” nga Gjakova, që ka hapur Festivalin, para publikut të Gjakovës, janë prezantuar ansambli “Zëri i Llapushës” nga Malisheva, shoqëria muzikore “Anandrinia” nga Dejni i Rahovecit, shoqëria kulturore artistike “Romaja- Muharrem e Xhevat Qena”, pastaj rapsodët e grupit “Dervish Shaqa e Demush Neziri” si dhe ansambli “Dardania” nga Tropoja. Para prezantimit ansamblet pjesëmarrëse kanë defiluar në qendër të qytetit. Në mbrëmjen e parë para publikut artdashës të Gjakovës, kanë performuar edhe valltarët e grupit të valleve të qytetit të Gjakovës si dhe këngëtarja Dafina Kastrati.
Ndërkaq në natën e dytë, u prezantuan edhe grupet: Ansambli i valleve “Maja e karajfilit” nga Vuthaj e Malit të zi, për të vazhduar më pas me rapsodët nga Klina, ansambli I valleve “Kurbini” nga Shqipëria, ndërsa festivalin e mbylli ansambli “Petralba” nga Klosi i Shqipërisë. Poashtu përveç ansambleve, u prezantuan edhe këngëtarët Dafina Kastrati e Qamil Shala.
Pas prezantimit të grupeve u bë ndarja e çmimeve. Organizatori ndanë 17 çmime, si për tri ansamblet më të mira, për valltarin, instrumentistin, për kostumografi, çmimin e publikut dhe të tjera çmime. Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Muharrem e Xhevat Qena”, nga Romaja e Hasit të Prizrenit është shpallur më i miri në Festivalin mbarëkombëtar “N Oden e Malësisë së Gjakovës” që është mbajtur në Gjakovë. Vendin e dytë e zuri SHKA “PETRALBA” KLOS i Shqipërisë , kurse në vendin e tretë u radhit SHKA “Kurbini ” gjithashtu nga Shqipëria.
Grupi nga Tropoja ka fituar çmimin e publikut dhe të valltarit më të mirë, veshja më e mirë autoktone është vlerësuar ajo e grupit të Romajës. Rapsodi më i mirë në këtë festival është zgjedhur Mustafë Rama nga Deçani. Ndërsa me çmimin për zërin më të mirë të festivalit, është vlerësuar Kristina Ndoja. Në këtë festival që mëton të bëhet tradicional, janë prezantuar edhe grupet: “Zëri i Llapushës” nga Malisheva, shoqëria muzikore “Anandrinia” nga Dejni i Rahovecit, pastaj rapsodët e grupit “Dervish Shaqa e Demush Neziri”, ansambli “Dardania” nga Tropoja, “Maja e karajfilit” nga Vuthaj e Malit të zi dhe Rapsodët nga Klina bashkë me mysafirë të tjerë.