Sunday, March 30, 2025
Sporti

Hellems : Ecim tutje

Heroi i ndeshjes së sontme e ka emrin Jericole Hellems. Ai kontribuoi për fitoren e vështirë që KB Vëllaznimi e arriti në lojë me KB Bora 87: 78  në Pallatin e Sporteve Shani Nushi që të dielen në mbrëmje ishte në festë edhe për triumfin historik që Kuqezinjtë e shënuan me titullin kampion në Ligën Unike. Jericole Hellems me dy gjuajtje të lira, tre sekonda nga fundi barazoi shifrat në 76:76 për ta dërguar sfidën në vazhdime.

I pyetur se si vlerësoi takimin e sontëm, Hellems tha se, “Fitore e mirë…Na nevojitet kjo fitore…Ecim tutje… Po, po edhe atëherë në Prishtinë ishim të mobilizuar për fitore. Në ndeshjen e ardhëshme vazhdojmë  më seriozisht”

Vëllaznimi triumfoi ndaj ekipit të Borës pas vazhdimeve në një ndeshje dramatike, duke realizuar një objektiv të rëndësishëm, e ku vlen të ceket mega performanca e Jericole Hellems me plot 42 pikë, por kontribut të madh dhanë edhe pjesa tjetër e skuadrës. Don Polloshka shënoi 17 pikë e një pak edhe J. Jitoboh.

Përkundër mungesave në ndeshjen e sontme, ( në fillim u lëndua Arian Azemi), skuadra Kuq e zi   luftoi deri në fund, duke treguar karakter dhe vendosmëri për të dalë me sukses nga kjo përballje e vështirë ndaj një ekipi si Bora.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *