Heroi i ndeshjes së sontme e ka emrin Jericole Hellems. Ai kontribuoi për fitoren e vështirë që KB Vëllaznimi e arriti në lojë me KB Bora 87: 78 në Pallatin e Sporteve Shani Nushi që të dielen në mbrëmje ishte në festë edhe për triumfin historik që Kuqezinjtë e shënuan me titullin kampion në Ligën Unike. Jericole Hellems me dy gjuajtje të lira, tre sekonda nga fundi barazoi shifrat në 76:76 për ta dërguar sfidën në vazhdime.
I pyetur se si vlerësoi takimin e sontëm, Hellems tha se, “Fitore e mirë…Na nevojitet kjo fitore…Ecim tutje… Po, po edhe atëherë në Prishtinë ishim të mobilizuar për fitore. Në ndeshjen e ardhëshme vazhdojmë më seriozisht”
Përkundër mungesave në ndeshjen e sontme, ( në fillim u lëndua Arian Azemi), skuadra Kuq e zi luftoi deri në fund, duke treguar karakter dhe vendosmëri për të dalë me sukses nga kjo përballje e vështirë ndaj një ekipi si Bora.