Hendboll: Djelmoshat e Vëllaznimit edhe një fitore bindëse
Hendbollistët e Vëllaznimit anëtarë të elitës së hendbollit të Kosovës edhe të shtunën në mbrëmje kanë dëshmuar se në këtë kampionat, anipse me formacion të ripërtërirë, do të jenë befasi e këndshme, duke treguar lojë cilësore dhe angazhim të madh. Mposhten Samadrexhën 34:25 ( 14:11) dhe kënaqen ata pak shikues sa ishin mbledhur në pallatin e sporteve Shani Nushi. Por nëse skuadra e drejtuar nga Lulzim Nagavci , kryetrajner, do të vazhdojnë me këso lojërash, dhe me një mbështetje nga donatorët, sigurisht se nga java në javë pritet të ketë më shumë adhurues të hendbollit në Pallatin e sporteve.
Për Vëllaznimin lojtarët më efikas ishin Besmir Kusari me 9 gola, Isuf Leka me 7 dhe me nga 4 gola ishin Egzon Lluka dhe F.Gaxha. Me mbrojtje bravuroze u dëshmua talenti I hendbollit gjakovar, portieri Luzha.
Ja dhe përbërja e formacionit të Vëllaznimit: A. Luzha, A. Dylhasi, R. Muhaxhiri, A. Ferizi, A. Bytyqi, B. Kusari, Nagavci, A. Curri, I. Leka, E. Lluka, V.Mamusha, F. Gaxha, Pruthi dhe F. Sadriu.