Hendbollistët e Vëllaznimit e kanë nisur mbarë stinorin pranveror të superliges së hendbollit të Kosovës. Sonte , (e premte) në Vushtrri kanë shënuar fitore 25:36. U zhvillua një lojë cilësore ku hendbollistët gjakovar treguan angazhim dhe dëshirë më të madhe për fitore.
“Loja ishte e forte. Në pjesë të pare avancuam me 3 gola ndërsa në të dytën kjo diferencë u shtua. Loja ishte fer dhe mikëpritja e Vushtriasve ishte në nivel”, ka deklaruar pas takimit, Nexhdet Dobroshi, kryetrajner I Vëllaznimit.
Më efikaset në radhët e Vëllaznimit ishin Arber Neziri 10 dhe Granit Fana me 9 gola të shënuar.
Fitore kanë shënuar edhe kadetët e Vëllaznimit.