Hendboll: Luzha, Vëllaznimi I ripërtrirë me një kampionat të paharruar
Për hendbolistët e Vëllaznimit ky kampionat i superligës ka përfunduar sepse skuadra ishte i pozicionuar në vendin e pestë në tabelen klasifikuese deri në ndërprerje për shkak të pandemisë Covid 19. Bordi i Federates se hendboollit të Kosovës ka vendosur që kampionati të vazhdojë, në qershor , vetem për katër skuadrat e para që kanë hyrë në Plej Of..Për ish hendbolistin dhe trajnerin e hendbollit Uran Luzha ky kampionat ishte mjaftë i suksesshëm për Vëllaznimin dhe se meritat kryesore i kanë hendbollistët e rinjë që “luftuan” ,e shpirt për ta prezantuar sa më mirë hendbollin gjakovar.
Në rrjetin social Luzha ka shkruar:
“Faleminderit djem për gjithçka që dhatë për këtë vit,siç e dimë, startuam me shumë pak lojtar për tu bërë një ekip me zemër te madhe . Në fillimvit filluam me një Kupë, por kjo ishte e gjitha për ne. Nga 7 ndeshje të zhvilluara 6 fitore dhe një humbje. Bilanc Premtues për ne . Mezi e pritem play offin që të tregojmë vetëmohim dhe lojna të bukura . Përkrahje ne tribun nga Tifozeria me e mira në vend #KZJ1999, por fati e deshi kështu. Faleminderit gjitha atyre që na ndihmuan si me mjete financiare si me përkrahje, çfarë kishin mundësi. Një gjë ju premtojmë, që KH Vellaznimi do të tregoi që ka ekip me zemër të madhe, që ka djem qe mbrojn ngjyrat e qyteti pa kurrfarë kompensimi…”, ka shkruar Uran Luzha.