Hendbolli gjakovar dikur
Revista Gjakovapress sivjet po shënon 10 vjetorin e filimit të punës. Brenda faqeve të kesaj reviste janë botuar shumë shkrime me interes për Gjakovën. Për disa muaj në faqet e Gjakovapress është botuar edhe fejtoni me titull HENDBOLLI GJAKOVAR (1955-2005) me autor prof. Ismail Berisha. Ky sport dikur kishte aq adhurues të shumtë sa kishte edhe futbolli!
“Hendbolli në Gjakovë ka pasur periudha të ndritshme në arritjen e rezultateve kulmore. Është një ndër sportet më cilësore jo vetëm në Gjakovë, por edhe në Kosovë e më gjerë. Kështu, ky krijoj një histori të bujshme sportive dhe shumë të veçantë. Janë shumë personalitete të shquara të cilët bënë që ky sport të jetë i frytshëm, në të cilin kanë hise shumë breza që nga viti 1955 e gjer tani, “, shkruan prof.Ismail Berisha në librin e tij.
Këtë radhë po botojmë dy foto nga ky liber:
Foto 1:
Gjakovë, më 24.04.1960
Ismail Berisha, Hashim Këpuska, Shani Brahushi, Sami Dana, Muharrem Dana, Fatmir Zhubi, Sami Pozhegu, Qemajl Dulatahu, Fadil Nuqi, Esat Sina dhe Nesim Vala , Trajner: Ismail Berisha
Foto 2: Gjenerata e sukseseve të mëdha