Site icon Gjakovapress

HENDBOLLISTËT E KH VËLLAZNIMI, MË TË MIRËT E VITIT

Klubi i Hendbollit Vëllaznimi,  që është bërë shembull për shumë klube kosovare, me një skuadër të lojtarëve të rinj por me perspektivë, organizim të shkëlqyeshëm të kryesisë, të enjten, nga Komuna e Gjakovës, ka marrë çmimin e Klubit më të mire të Vitit 2021. KH Vëllaznimi në konkurrencën e meshkujve vitin e kaluar prezantoi hendbollin kosovar në arenën ndërkombëtare, përkatësisht  në garat evropiane Challenge Cup. Pjesëmarrja në këto gara për herë të parë në historinë e klubit,  që nga themelimi, flet më së miri për punën e mirë që është bërë nga vet hendbollistët, trajnerët dhe drejtuesit e klubit në vitin 2021.

Exit mobile version