Gjakovapress

Hendbollistët kosovar përgatiten në Gjakovë

henboll KosovaPërfaqësuesja e Kosovës në hendboll prej sot e deri më 5 janar,  në Gjakovë  fillon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese për botërorin Franca 2017. Me  6 janar pikërisht aty ku po i bënë përgatitjet, pra në pallatin e Sporteve Shani Nushi në Gjakovë do të përballet me përfaqësuesen e  hendbollit të Bosnje e Hercegovinës e tri ditë më vonë do të udhëtoi në Tuzëll për të zhvilluar ndeshjen kthyese. Seleksionuesi Taib Kabashi ka ftuar në Gjakovë hendbollistët më të përgatitur nga Liga e Kosovës dhe skuadrat tjera evropiane ku luajnë hendbollistët kosovarë.
PORTIER:
Arber CURRI (Besa Famiglia),
Edon GASHI (Prishtina),
Haris BERISHA (BESA Famiglia)
ALO TE MAJTA:
Oltion BESHIRI (Prishtina)
Lindrit FETAHU (Prishtina)
Enes MURANOVIQ (H65 Höör, Suedi)
FUNDOR TE MAJTË:
Deniz TERZIQI (Vushtrria)
Egzon Gjuka (BESA Famiglia)
FUNDOR QENDRORË
Valon DDEDAJ (TVS Fortitudo Gossau, Zvicër)
Roland NRECA (RK Gareshnica, Kroaci)
Kreshnik KRASNIQI(pa angazhman)
PIVOTMEN:
Kastriot JUPA(BESA Famiglia)
Petrit PREKAZI (Prishtina)
Jeton BISLIMI(Kastrioti)
FUNDOR TË DJATHTË
Ylber MJEKU (Prishtina)
Beni SYLA ( Kastrioti)
ALO TË  DJATHTË
Florim HOXHA (Prishtina)
Sharr RAMADANI (TVS ST. Otmar, Zvicër)
Besmir KUSARI (Vëllaznimi)
Përveç përzgjedhësit Taib KABASHI me kombëtare do te punon edhe trajneri Nexhdet DOBROSHI  dhe fizioterapeuti Bedri PACI, akomomdimi do të jetë në Hotel JAKOVA.

Exit mobile version