Drejtues të klubit të hendbollit Vëllaznimi sot përmes një konference për shtyp kanë shprehë pakënaqësinë, kundërshtimin dhe shqetësimin e tyre për masat shumë të ashpra ndaj Vëllaznimit. Kryetari klubit Hasan Krasniqi ka thënë se ndaj Vëllaznimit janë marrë masa të padrejta meqense fajtorët kryesor të incidentit kanë qenë dy hendëbollistët e Prishtinës që kanë nxitur publikun të reagoi në atë mënyrë. Krasniqi shpreh keqardhje për ndërhyrjen e disa tifozëve në teren, por që pikërisht hendëbolistët dhe anëtarët e kryesisë së Vëllaznimit bashkë me policinë i kanë mbrojtur mysafirët. Ai ka paralajmëruar ankesë në adresë të federatës dhe është i bindur se kur të shqyrtohen mirë rrethanat, dënimet do të minimizohen. Edhe kapiteni i skuadrës së Vëllaznimit Arbër Curri i ka kundërshtuar këto vendime të ashpra por ka lutur lojtarët që të mos bijnë në provokime sepse ngjarjet e tilla shkojnë në dëm të hendëbollit.
Kryesia e klubit pret që arsyetimet e klubit gjakovar do të merren parasysh dhe se Vëllaznimi do të vazhdojë më tutje garat, ndërkohë që ndeshja e sotme e paralajmëruar të zhvillohet në Ferizaj do të shtyhet pasi që gjakovarët nuk do të udhëtojnë për tu takuar me Ferizajn, deri në një vendim të ri.