Saturday, December 28, 2024
Lajme

Shala: Një paciente është shëruar nga Covid 19, në Spitalin e Gjakovës

Spitali i përgjithshëm Isa Grezda në Gjakovë vazhdon të mbetet mburoja e parë nga kanosja e rrezikut me pandeminë Covid si dhe në ofrimin  e shërbimeve të specializuara emergjente. Mantelbardhët e këtij institucioni që nga fillimi i krizës me përhapjen  e pandemisë kanë ngritur në nivel të lartë gatishmërinë. Duke ofruar ndihmën mjekësore kanë qenë edhe të ballafaquar direkt me pacientët e infektuar dhe disa punëtorë shëndetësor kanë  qenë të detyruar ti nënshtrohen shërimit. Fatbardhësisht të gjithë mantelbardhët e Spitalit të Gjakovës janë të shëruar.

Por, në Spitalin e Gjakovës janë arritur edhe suksese në shërimin e pacientëve nga Covid 19. Lidhur me situatën në këtë institucion sekondar të shëndetësisë, Hilmi Shala, ushtrues i detyrës së drejtorit , ka thënë se gati dy javë në komunën e Gjakovës nuk ka pasur asnjë rast të infektuar, duke mbetur numri 16,  kurse prej tyre  11 janë shëruar, bashkë me një paciente të shëruar në Infektiven e spitalit .

Shala, sukseset e deritashme në luftën kundër kësaj pandemie  ia ka dedikuar disiplinës së vet qytetarëve,  të cilët po i respektojnë masat e institucioneve shëndetësore të Kosovës.

“Në radhë të parë duhet të duartrokiten qytetarët e komunës tonë,  të cilët si duket kanë qenë strikt në mbajtjen e rekomandimeve dhe udhëzimeve që kanë ardh nga Institucionet relevante. Poashtu duhet falënderuar dhe personelin shëndetësor dhe gjitha institucionet shëndetësore në të gjitha nivelet të cilat e kanë kryer punën e vet ashtu siç i takon”, ka thënë Shala.

Ai ka ndarë edhe lajmin e mirë për shërimin e një pacienteje në repartin e Infektives në Spitalin e Gjakovës.

“ Është një lajm që  deshta ta ndaj me ju. Sot një paciente që ne e kemi pas në Repartin e infektives,  e cila ka qenë pozitiv me COVID . Dje e ka pas testin final të fundit që ka rezultuar negativ dhe sot do të lirohet në shtëpi. Këtë e kanë trajtuar mjekët dhe infermierët në spitalin e Gjakovës”, ka bërë me dije Shala.

Ndërsa sa i përket rasteve të shëruara në nivel komune,  Shala ka thënë se,  nga raportet që vijnë nga Instituti,  deri më tani janë të shëruar 11 pacient .

“ Sot 4 veta e kanë bërë testin për të parë si qëndrojnë besojmë edhe ata do të dalin  negativ. Besoj që gjithë pacientët e komunës tonë do të rezultojnë negativë, “ ka përfunduar ud. Së drejtorit të Spitalit Isa Grezda në Gjakovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *