Monday, November 4, 2024
Lajme

Hiqet paniku për mungesën e miellit!

Furnizimi i bashkëqytetarëve me arikujt e domosdoshëm ushqimor është në nivel të kënaqëshëm. Pas vrapit dhe panikut për furnizim me miell, tash ky artikull i domosdoshëm mundë të gjendet në rrjetin tregtar të Gjakovës.  Sot ka pasur miell në thasë 25 kg, por edhe në paketimi më të vogla.

Inspektorët e tregut edhe në këto ditë po inspektojnë pikat tregtare që janë të lejuara për të punuar. Kryeinspektori komunal Artan Hoxha tha se kontrolli është i vazhdueshëm, ndërsa nuk kanë hetuar ndonjë ngritje të theksuar të çmimeve të artikujve ushqimor.

“Jemi çdo ditë në aksion në kontrollin e zbatimit të vendimeve për mbrojtje nga koronavirusi. Marketet kanë sasi të bollshme të artikujve ushqimor. Ato ngritje që janë bërë tek disa artikuj, janë si pasojë e furnitorëve që dëshmohen me faturat e furnizimit”, ka thënë Hoxha.

Ai ka theksuar se edhe furnizimi me miell që ishte ditë më pare problematic, po stabilizohet.

Por, Shoqata e Mullisëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit  për pezullimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të , 19 tetorit 2017, i korrigjuar me 25 mars 2020. Kjo shoqatë, me anë të një reagimi publik potencon se me qëllim që prodhuesit e miellit dhe bujqit prodhues të grurit në Kosovë të mos mbesin në mëshirën e eksportuesve serbë dhe të vazhdojnë të dëmtohen, kërkon nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja Rozeta Hajdari, që urgjentisht të anulojë vendimin sipërpërmendur. Prodhuesit e miellit kanë paralajmëruar se nga data 1 prill do të ndalin prodhimin deri në anulimin e këtij vendimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *