Site icon Gjakovapress

Humbja e radhës e KB Vëllaznimi

KB Vëllaznimi në udhëtim nuk ka arritur as sonte ta ndal Bashkimin e Prizrenit  duke pësuar humbje  me rezultat 86:79 (19:18, 27:24, 19:20, 21:17), në xhiron e 15-të të Prince Caffe Superligës e cila u zhvillua në Suharekë..

Pas një fillimi më të mirë të prizrenasve që krijuan epërsi 12:4, shpejt u rikthye Vëllaznimi , ku çereku i parë më pas ishte i barabartë, duke përfunduar 19:18. Në periudhën e dytë, ndodhi e kundërta ku kuqezinjtë krijuan epërsi deri në gjashtë pikë, 28:34, por Portokallezinjtë u rikthyen, duke u zhvilluar më pas lojë te barabartë, ndërsa pjesa e parë përfundon 46:42.

Edhe perioda e tretë ishte kryesisht e barabartë, ku asnjëra nuk arrinte shkëputjen e madhe, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 65:62. Kjo bëri që fituesi të vendosej në dhjetë minutat e fundit, ku prizrenasit në momentet vendimtare ishin më të mirë dhe fituan 86:79.

Te Vëllaznimi më efikasi  ishte ish-basketbollisti që startoi si përforcim I ekipit gjakovar , Jahi Carson me 13 pikë e shtatë asistime.

Vëllaznimi ka shtatë fitore e nëntë humbje.

Exit mobile version