Ndërroi jetë invalidi i luftës së UÇK-së Valon Rraci

Java në syrin tonë    14  Dhjetor  14        zeki vehapi

 E hënë         8 Dhjetor

Tregu I gjelbër I Gjakovës  që bëhet cdo të hënë, po thonë se është më I shtrenjti në Kosovë anipse Gjakova dhe Mitrovica janë komunat më të varfra…. Tregtarët I mbajnë cmimet e larta të pemëve e perimeve  se e dijnë që gjakovarët bëjnë Pazar dhe pa e ulur atë nuk e lënë…

 E martë        9 Dhjetor

E kemi të fuqishme ekonominë gjakovare. Edhe pas 15  vitesh nuk lëviz vendit…

E mërkurë   10 Dhjetor

Sot nisi festivali I filmit të shkurtër. Në krizë ekonomike gjithcka po shkurtohet, pra edhe filmat….

E enjte     11 Dhjetor

Qyteti ka filluar të dekorohet për festat e fundvitit ndërsa mjetet plasëse që të bezdisin orë e cast, janë shenjë se festat po vijnë  dhe se garat kush ka krismë më të madhe vec kanë filluar…Ishalla frikësohet qentë e rrugëve e sëpaku nuk na kafshojnë… 

E premte   12 Dhjetor 

Nga 1 janari Gjakova bëhet me Drejtori rajonale të policisë nën kompetenmcat e të cilës do të hyjnë edhe Malisheva dhe Rahoveci. Dje lexuam reagime të Malisheves se nuk donë me Gjakovën por me Prizrenin… Athua pse nuk po na donë? Ndoshta pse e kishim shpallur edhe ne republiken e Gjakoves pasi ata kishin filluar të ndanin pasaporta…

E shtunë   13 Dhjetor

Sportet e Gjakoves I ka prek gripi. Futbolli, hendëbolli e basketbolli mezi po mbahen nga ilaqet e shtrenjta…

 

Humoreska

Konferenca e organeve të mia

Pluralizmi politik ka hyrë në të gjitha poret e jetës e të punës. Rreth nesh vlojnë gjithfarë ngjarjesh politike e ekonomike që nganjëherë donë të na marrin edhe shpirtin. I preokupuar me këtë situatë, i lodhur nga papuna, i ndrydhur nga çmimet, i shtrydhur nga xhepat, i rraskapitur nga fjalët boshe të politikanëve, por i mërzitur edhe nga zhurma që bëjnë fëmijët në banesë duke kërkuar akullore, laps, gomë, aeroplan e gjithçka, vendosa të kërkoj ndihmë mjekësore. Vullnetarisht kërkova të sëmurem!

Nuk e gjeta mjekun, por mjaftoi të sëmurem kur hyra nëpër korridoret e spitalit e kur dëgjova e pashë gjithfarë muhalifesh…

U ktheva i lodhur në banesë dhe s’më kujtohet tjetër gjë pos një rrahjeje të shpejtë të zemrës, një dhembje koke dhe një çrregullim zorrësh nëpër stomak… Brofa nga shtrati.

-Ç’keni kështu që jeni zgjuar në grevë! Pak kam hallet e mia, tash punë edhe me organe të brendshme! Në mbyllje të kapakëve të syrit, si në ekran, më del para zemra… Obobo… e shoh zemrën time, e cila, e hidhëruar, e mbushur frymë, ka zgjatur gishtin drejtues kah hunda ime e më qorton: qyqar, thuajse nuk po jeton në kohen e pluralizmit politik. Një mijë herë të kamë thënë të na tubosh në konferencë e të qajmë hallet tona, por edhe të tregojmë rrugët e daljes nga kriza… Mbeta gojëhapur…

-“Po unë desha të shkoj tek mjeku pikërisht për këtë gjë”… i thashë zemrës.

Dhe zemra e ndjeu veten keq.

Zotëriu im, më dhimbsesh fortë se,  dikur  je kujdesur mjaft. Kurrë s’do ta harroj. Më ke sjellë çdo vit edhe në Brezovicë, edhe në det, në Bullgari, Greqi, Turqi, gjithkund, por ama tash e sheh si më ke lënë?!… Mezi po hap kanalet e venave për të sjell gjakun nëpër trup, që sa kohë po vuaj e ti s’ke para për barna… Unë kërkoj që menjëherë që të më sigurohen kushtet ose… ose… më vjen keq të them, por, të bëj zotëriu im, që më të mos i hapësh sytë kurrë!…

Kuku…!  Bërtita po ma dashka vdekjen… dhe vërtet nuk munda t’i hap kapakët e syrit.

Kur, pandehur më dalin trutë, bashkërisht truri i vogël, i cili nuk ia lëshonte dorën trurit të madh:

“Zotëri… Unë i bashkëngjitëm diskutimit zemrës dhe e përkrah plotësisht. Ka kohë që në qelitë tona nuk kanë hyrë informacione të reja, na është mërzitur puna. Deri dhe flokët po na duken të rëndë. Hiqi të shkretët…! Ose ndërmerr diçka konkrete ose,  a e shef atë pikën që ka nisur të bie mbi ne…! “ Tmerr, pika në tru-katastrofë!… bërtita pas këtyre fjalëve… e kapakët e syrit nuk hapen kurrsesi.

Them: Fajet i kam unë që mbaj mbledhje me organe.

Të mendoj ndryshe s’më bëhet, sepse truri më qortoi. Nuk zgjati asnjë sekondë, kur para fytyrës më del stomaku. Ishin shpërndarë zorrët secila sipas qejfit të vet dhe dukej se kishin humbur kontrollin.

Në emër të zorrëve foli stomaku:

Zotëriu im i dashur. Po të shoh se je zënë keq me zemrën dhe me trurin, por s’kanë faj, sepse shpirtin na e ke sjellë në fyt.

Po qysh more zotëri s’po të vjen turp të na sjellësh bar të gjallë. A mos jemi ne kafshë a ? Vëre gishtin në kokë, i dashuri zotëri. Dikur ma nxirrje shpirtin. Gjithë ditën e lume përtypeshe mish qengji, pula të reja, kofsha, kajmak, kos të kulluar, sallata, mallata, e çka jo, sa që, ti e di mirë nga lodhja u detyrova të shkoj në spital… e tash… ose më sill ushqim të mirë, kalorik, coca cola, shfeps e pije të tjera freskuese, ose i them “zorrës qorre” të dal në aksion….

– Zot o zot , mora frymë thellë dhe u sëmura keq. Diagnoza: ” Krizus politikus et pluralizmus”. Kuptova fajin që bëra. U dhashë liri të madhe organeve të mia…                       

                   zeki vehapi 1994    

P.s Kjo humoreskë u shperblye ne konkursin e gazetes Rilindja(Bujku), per humoresken me te mire ne vitin 1994

30  Mars 14       Java ne syrin tone                            zeki vehapi 
E hënë 24 mars
Sa më tepër që po hyjmë në stinën e pranverës tregjet e gjelbra po bëhen më jeshile duke I falenderuar perimeve e pemëve të stinës, ndërsa xhepat e blerësve ende janë të kuq…
E martë 25 mars
Këshiltarët komunal sot biseduan për gjendjen e shëndetësisë gjakovare. Më së keqi I kemi punët me dhëmbët sepse si komunë më së shumti kishim njerëz me dhëmbë të dëmtuar e shkas I tyre me proteza dhëmbësh…bile edhe  30 vjecaret…Në internet të rinjë po kalojnë shumë kohë… Nuk kanë thënë kot, mos shikoni gjithcka se ju  bijnë dhëmbët…
E merkurë 26 mars
Shumë nga politikanët tanë kanë hyrë në Fejsbuk. Aty po postojnë edhe lajme zyrtare. Kur po qohet pluhur për ato lajme, po thonë, “Nuk kam thënë unë. Ma kanë thy fejsbukun…
E enjte 27 mars
Prodhuesit italian të vajit biseduan me fermerët gjakovarë për t’iu mbushur mendjen se kanë dobi që ta mbjellin lulediellin në pronat e veta. Ata do të ndërtojnë edhe një fabrikë vaji… Gjakovarët më shumë po e pëlqejnë tlynin e mirë…
E premte 28 mars
Nuk është vetem Gjakova dhe Mitrovica qytete me Zonën e Lirë Doganore. Prej sot edhe Prizreni e ka fituar këtë të drejtë nga Qeveria e Kosovës. Tash fillon gara për investitorët, kush është më tërheqëse , Gjakova apo Prizreni…Mos u shpallt edhe Rahoveci Zonë e Lirë Ekonomike…
E shtunë  29 mars
Gjakova për tri ditë është bërë qender e basketbollit. Po mbahet finalja e Kupes së Kosovës. Në ditën e dytë mes tifozëve të Prishtinës dhe Pejës  krisi sherri. Qindra karriga fluturuan në sallë në shenjë proteste të referimit. Pallati I sporteve I rinovuar me miliona euro dhe ende pa u inaguruar, u demolua…Gjakova nga një qendër e basketbolit u bë qendër jo vetëm  e thyerjeve të karrigave por edhe  të veturave… Po,  veturat cfarë lidhje patën me rezultatin e ndeshjes se…
Java në syrin tonë                     23 Mars  14              zeki vehapi
E hënë         17 mars
Sot në Gjakovë ishte ditë tregu. Më së shumti janë shitur fjalët zhgënjyese për futbollistët e Vëllaznimit të cilët pësuan humbje një ditë më parë me Istogun… Si duket Vëllaznimit nuk po I shkon mirë puna kur po luajnë para rreth katër mijë tifozëve, aq sa mundë ti kenë gjitha skuadrat e kësaj lige…
E martë        18 mars
Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim të shpallë Komunën e Gjakovës  si Zonë të Lirë Ekonomike. Bizneset me kushte lehtësuase mundë të rrisin prodhimtarinë dhe eksportin. Vendimi  është mirëpritur, jo vetëm nga bizneset por edhe  nga të gjithë e më së shumti nga ata që shpresojnë se cmimet e artikujve ushqimor do të jenë më të lira në tregun e Gjakovës.
E mërkurë   19 mars
I ka ra “dergja” pusetave nëpër  rrugët e Gjakovës. Duket se më shumë ka puseta  pa kapak sesa me kapak . Kjo po na kujton atë thënjen e zorshme Kupa me kapak, kupa pa kapak”, kur po bijnë kalimtarët në të, eshtrat po ju bëhen kajmak…
E enjte     20 mars
Nëqoftëse zgjedhjett parlamentare në Kosovë mbahen këtë vit, sic po flitet, kemi gjasa që gjatë fushatës së vrullshme zgjedhore,  më shpesh të kontrollojmë veshët…
E premte   21 mars
Stina e më e bukur e vitit, pranvera  sot erdhi disa orë më herët më herët dhe na befasoi. Na gjeti nja 20 mijë të papunë dhe gjysmën duke pirë kafe jashtë…!!!
E shtunë   22 mars
Sot u shënua Dita botërore e Ujit. 1.1 miliard njerëz në botë nuk kanë ujë të mjaftueshëm, Prishtina e etshme ndersa  ne në Gjakovë bëjmë hajgare me ujin e pijes, ujisim kopshtet dhe lajmë rrugët …
Java në syrin tonë                     16 Mars  14         zeki vehapi
E hënë         10 mars
Edhe Dita e tregut në Gjakovë ka filluar të implementojë standardet evropiane. Për cmime të pemëve dhe perimeve jemi njejtë si në Berlin, Londër e Romë. Ndersa sa i takon standardit  demek trashësisë së kuletes jemi unik në botë – jemi me standarde të disa vendeve të Afrikës…
E martë        11 mars
Komuna organizoi sot aksionin masovik Gjakova e pastër. I madh e I vogël pastruan bërllogun nëpër rrugë, parqe, sheshe e kudo. Kështu ishte sot. Të nesermen erdh bërllogu i ri përseri…
E mërkurë   12 mars
Edhe sot mbajti ngrohtë si në pranverë: E pyeti mësuesja Benin, kush janë paralajmëruesit e stinës së pranverës, ndërsa nxënësi nuk përmendi as dallëndyshe e as lejlek por  ia ktheu shkurt: Gropat në rrugë, mësuese, sepse sa herë vjen pranvera nëpër asfalt ka plot gropa, bile edhe në rrugën  para shkollës, dhe shpesh veturat bijnë në gropat me ujë dhe na spërkasin, na bëjnë qullë…
E enjte     13 mars
Në hapje të Konferencës së donatorëve kryeministri I Kosovës tha se Gjakova ka dhënë shumë për vendin dhe se  ka ardhë momenti që Kosova t’ia kthej të mirat që ka bërë Gjakova dikur për Kosovën. Nuk e përmendi sa përqind do ta mbështesë Qeveria e Kosovës, Gjakovën!!!
E premte   14 mars
Nja 50 projekte zhvillimore u prezantuan në Konferencën e Donatorëve. Drejtuesit komunal thanë se nja 70 %  prej tyre ka gjasë që të realizohen…30% e projekteve do të konzervohen!!!
E shtunë   15 mars
Pensionistët më në fund u gëzuan se Qeveria  po ju rrit pensionet, sepaku atyre që do të jenë gjallë e të fortë… që mundë të dalin në votime në qershor të këtij viti!!!
Java në syrin tonë                     9 Mars  14         zeki vehapi
E hënë         3 mars
Erdh koha që Gjakova me bo hajgare me Prishtinën për punë të ujit…Disa hala nuk janë ka dijnë  që në Prishtinë megjithate janë të tjetër  që e sjellin kroin. Po të ishin gjakovarët aty ku vendoset ndoshta… Hajt se nuk po flasim!
E martë        4 mars
Këto ditë edhe në komunën e Gjakovës po përflitet  për përhapjen e sëmundjes së Parotitit, në popull e njohur me emrin “jazmet” apo “shytat”. Kjo u aktualizua akoma më tepër pas rasteve të shumta në komunën e Prizrenit. I ka nja 10 vjet që nuk jom kon n’ Prizren!
E mërkurë   5 mars
Tashmë u mësuam që për shumë gjëra ti kualifikojmë si historike. Pershembull sot u luajt ndeshja historike e futbollit Kosova- Haiti. Mirë boll por po iu bajë derin nxënësve të rinjë në shkolla kur ta mësojnë historinë e Kosovës, në sa libra do të jetë ajo…
E enjte     6 mars
Në Gjakovë po zhvillohet aksioni Gjakova e pastër. Ka filluar gjithandej nëpër fshatra. Si po duket, qendra ka ngelur e fundit për pastrim, ndoshta kur ta mbulojë I gjithë bërllogu…
E premte   7 mars
Sot u shënua Dita e mësuesit. Qendra e kremtimit ishte Gjakova sepse ishin qeveritarët këtu. Gjithë Kosova kishte kthyer vemendjen tek ne, por jo për tjetër gjë, pos për të marr vesh se cka po thotë kryemnistri për rritjen e rrogave!!!
E shtunë   8 mars
I ka hy lezeti 8 marsit dhe kjo I ka gëzuar pa masë femrat për fjalët e ëmbla dhe dhuratat e bukura që marrin. E burrat, edhe ata janë gëzuar sepse po  iu lehtësohen xhepat e po e kanë më lehtë të ecin me duar në xhepa…
Java në syrin tonë                     2 Mars  14         zeki vehapi
E hënë         24 shkurt
Sot ishte ditë tregu në Gjakovë. Spinaqi edhe sot ishte në top formë. Këto vitet e fundit ka filluar të na ka ëndja shumë më tepër këtë spinaq me vitamina shumë. Athua kur do të vie koha e top formës së mishit në tryezat tona kur do ti thonë spinaqit “boll ma!!
E martë        25 shkurt
Komuna ndau kulaqin financiar për klubet sportive të Gjakovës. Të gjithë përfaqësuesit e klubeve që ishin present në këtë ndarje u shprehën të kënaqur me prezantimin transparent apo thënë shqip me prezantimin public, por askush nuk u nda I kënaqur me shumat e ndara për aktivitetin e tyre….
E mërkurë   26 shkurt
Në Gjakovë po zhvillohet aksioni Gjakova e pastër. Ka filluar gjithandej nëpër fshatra. Si po duket, qendra ka ngelur e fundit për pastrim, ndoshta kur ta mbulojë I gjithë bërllogu…
E enjte     27 shkurt
Viti i ri 2014 nuk ka sjellë parametra pozitiv  në lëmin e gjenerimit të vendeve të reja të punës, përkatësisht punësimin e  qytetarëve të komunës së Gjakovës. Në këtë sferë gjatë muajit të parë të këtij viti, përkatësisht muajit Janar, përmes Qendrës Rajonale për Punësim në Gjakovë, janë punësuar vetëm 12 persona, prej të cilëve 7 femra. E teta do të punësohet me 8 mars…
E premte   28 shkurt
Asamblea komunale në mbledhjen e dytë të rregulltë të saj  duke diskuatuar për rendin e ditës e “sosi” një pikë të saj e cila më pastaj nuk u aprovua. Kjo I bie  “ Para se të filojmë po e përfundojmë”…
E shtunë   1 mars
Sot u organizua debat për funksionalizimin e Çarshisë së Vjetër të Gjakovës dhe kthimin e disa zejeve tradicionale gjakovare në të. Askush nuk tha se natën në pjesën më të madhe të saj është errësirë e vërtetë dhe se  para cdo dycani askush nuk e  ndezë nga një poq elektrik që ky komplesk të duket I bukur ashtu siç e dëshirojmë…
Java në syrin tonë                     23 Shkurt 14         zeki vehapi
E hënë         17 shkurt
Kosova kremtojë ditëlindjen e gjashtë. Shteti ynë me këto vite mundë të hyjë në klasën e parë të shkollës fillore. Këtë rrugëtim e kemi pasë të vështirë anipse librat i kemi falas ndërsa kur të hyjmë në shkollë të mesme dhe fakultet e bëjmë më lehtë sepse Qeveria sa herë ka zgjedhje mësimdhënësve ju rrit rrogat dhe atëherë  notat e mira nuk mungojnë.
E martë        18 shkurt
Ambasadorja e Francës në Kosovë gjatë vizites në Gjakovë tha se Franca do të na ndihmoi në kulturë. Pas  pasurimit të bibliotekës me libra këtë vit do të na sjellë aktorin  gjakovar Mirush Kabashin në Muajin e Frankofonisë….
E mërkurë   19 shkurt
Edhe një të veçantë e kemi ne. Gjakova është qyteti më i shtrenjti në Kosovë. Buka dhe mishi dy artikuj kryesor janë me cmimet më të larta se në qytetet tjera. Po të mos hanim bukë dhe mish, kasapët dhe bukëpjekësit do të pëlcisnin nga inati!!!
E enjte     20 shkurt
Sa herë po na vjen gripi me shokë po na shkon rroga sa qel e mëshel sytë…
E premte   21 shkurt
Sonte filloi Big Brother 7. Neve në Gjakovë seritë turke  televizive dhe punët e hallkut shumë po na interesojnë prandaj  po na pëlqejnë!!!
E shtunë   22 shkurt
Ka ndërruar bota  dhe klima . Në mes të shkurtit gjithk ka celur ,  filluan  të çelin lulet. Në Gjakovë po presim të çelen edhe  vendet e reja të punes.
  
Java në syrin tonë                     16 Shkurt 14         zeki vehapi
E hënë         10 shkurt
N’ midis dimërit e  ka bo Zoti verë. Ruani lulet të mos qelin se kur vjen pranvera shtrenjtohen!!!
E martë        11 shkurt
Përpara, studentët gjakovarë që studionin në Prishtinë kur lajmrohshin në shtëpi se po vijnë për vikend, iu binte mallë për ndonjë gjellë, ta zëmi tavë me patlgjona, apo gjizë me speca dhe I porosisnin të shtëpisë. Tash kanë ndryshuar gjërat. Kur po lajmrohen me telefon, po thonë,  dheze bojlerin..
E mërkurë   12 shkurt
Për cdo ditë nga raportet metereologjike po thuhet se Gjakova është qyteti më I ngrohtë në vend me temperaturat më të larta të ajrit . Shyqyr që për këtë punë kemi dalë të parët në Kosovë.  Duke qenë e tillë më së shumti hajrin kësaj klime poi a shofin amviset: Po ju teren shpejt  në tel rrobat e lara…
E enjte     13 shkurt
Lumi Krena ka filluar të pastrohet nga mbeturinat. Po thonë: Kush I hdhë mbeturinat  në ujë do të gjobitet. Psh kush e hedhë kauqin në ujë e kap gjoba 100 euro, shporetin dhe frigoriferin 50,  ndersa një duq cigareje 50 cent…
E premte   14 shkurt
Sot edhe në Gjakovë u kremtua dita e të dashuruarve, Shen Valentini. Buzëqeshte rinia e dashuruar sikurse panvera, ndërsa ‘mërolej’ pleqëria sikurse dimëri!!!
E shtunë   15 shkurt
Nga Italia erdhi lajmi se Gjakova po përgatitet për tu binjakëzuar me Torinon, qytetin industrial që e prodhon veturën e markës Fiat. Dsa ditë përpara gazettat shkruan se ka investitor të interesuar për  fabriken e traktorëve. Nëse realizohen këto fabrika po duket se komuna e ka ndërmend që të shperblej me nga një veturë “Fiat” gjithë ata që e punojnë token, apo me nga një udhëtim në qytetet e binakëzuara më parë, në Amerikë, Turqi e Shiqpëri!!!
Java në syrin tonë                     9 Shkurt 14         zeki vehapi
E hënë         3 shkurt
Shumë firma po paralajmërojnë zbritje të mëdha sezonale. Sipas tyre nganjëherë mundë të blesh artikuj me çmim ‘falë’,  por as për të tillë artikuj nganjehere nuk po gjenden para…!
E martë        4 shkurt
Shpresat e zhvillimit eknomik të Gjakovës tash për tash janë orjentuar nga Konferenca e Donatorëve që do të mbahet në muajin mars. Po thonë: sillni projektet në letër e nga fjalët pastaj vijnë parat në vepër! Në Gjakovë shyqyr Zotit , fjalë e letra kemi bollë!
E mërkurë   5 shkurt
Kanë filluar të shtohen zëra për një aksion të madh të pastrimit të ambijentit. Do të fillohet me patrimin e lumit Krena nga ujërat e zeza që 24 orë derdhen në lumenjë e do të vazhdohet me ushtrimet sportive të  qytetarëve si  të jenë të sakt që qeset e bërllogut ti gjuajnë drejtë  në kontejnerë, dhe jo jashtë tyre……
E enjte     6 shkurt
Komuna shpërnadu faturat e tatimit në pronë: Faturat nga Rryma, uji, telefoni, berllogu e tash edhe tatimi, bëjnë sa një rrogë pensionisti…Një rrogë tjetër duhet për ushqime…
E premte   7 shkurt
Përfaqësuesit e shoqatës ‘Sofra gjakovare’ nga Shkupi sot qëndruan në Gjakovë për tu marrë vesh me drejtuesit komunal se cka do të ketë  në sofrën e përbashkët Gakovë-Shkup me 16 e 17 shkurt!!!. Doli se pa “gjizë me speca”  nuk bënë hiq!!!
E shtunë   8 shkurt
Athua kush i tregojë Ngrohtores për buletetinin meterologjik dhe  se gjate ditve të shkurtit   nuk ka  me pas ngrica. Na sollën telashe , na nalen ngrohjen…!!!
Java në syrin tonë                     2 Shkurt 14         zeki vehapi
E hënë         27 janar
Dita e tregut në Gjakovë ka filluar ti ngjajë ditëve tjera të javës . Po duket se ditën e pazarit po e mbajnë gjallë vetëm pensionerët edhe atë kur qëllon afër datës së marrjes së pensioneve….Ka edhe një përjashtim… Këtu nuk hyjnë edhe nja 80% e pensionerëve që me pensione nuk arrijn ti mbulojnë shpenzimet e ilaqeve…
E martë        28 Janar
Në Gjakovë si duket dita e marte  ka ngelë ende si ditë e grave, po tash kanë ndryshuar muhabetet. Nuk janë si përpara temat e diskutimit. Tash më e zonja grua është ajo që ka hulumtuar se cafër do të bëhet në fund me personazhin e serive turke…
E mërkurë   29 Janar
Kanë filluar të shtohen zëra për një aksion të madh të pastrimit të ambijentit. E duam Gjakovën të pastër. Ka ngel vetëm të bie pak borë…
E enjte     30 Janar
Të lodhur me shpirt e të dërmuar nga xhepat, disa pyetën të habitur se si është e mundur që muaji janar të zgjatsë sa tre muaj!!!!
E premte   31 Janar
Gjakova organizoi pritje për Florent Abrashin,  fituesin e trofeut “Zëri më I mirë shqiptarë”. Në mos na shkoft zëri në Politikë po na shkon mirëboll në muzikë!!!
E shtunë   1 shkurt
Futbollistët e Vëllaznimit me entuziasëm kanë nisur përgatitjet për stinorin pranveror,  pasi  kanë marrë fjalë të forta për rroga. Tash u mor vesh se lojerat- golat më të forta demek më të bukura po u bëkan varësisht prej rrogave….
 
Java në syrin tonë                     26 Janar 14         zeki vehapi
E hënë         20 janar
Dita e hënë me vendim të ri  do të bëhet e marte dhe java do të filloi një ditë pas për të kursyer dhe për të ardhë fundi I muajit dhe rrogave sa më shpejtë. Ndërsa dita e diel nuk do të ndryshoi mbetet ditë pushimi sikurse e shtuna.
E martë        21 Janar
Asamblea Komunale sot zgjodhi organet e saja. Të 35 Këshilltarët komunal, përfaqësuesit e popullit  u zotuan se do të punojnë pa u ndalur për të mirën e qytetarëve. Pauzen  e planifikuar gjysmë ore e bënë 1 orë e gjysëm!!!
E mërkurë   22 Janar
Zonat tjera të Kosovës ku kishte thatësi të liqejve të furnizimit me ujë të pijes iu gëzuan shumë shiut. Ne ju gëzuam shiut, jo për etje për ujë të pijes por,  sepse  mbushi lumenjtë dhe zbrazi mbeturinat që po I hedhin pa mëshirë në të..
E enjte     23 Janar
Pas zgjedhjeve të fundit lokale, në Mitrovicë po qarkulluaka një barcoletë sipas të cilës, të rinjët po frikësohen të dalin në rrugë, sepse do ti punësojë menjëherë  kryetari ri I komunës… Në Gjakovë nuk është ky rrezik. Të rinjët tanë nuk tuten bile as nuk lodhen hiq pse enden të papunë…
E premte   24 Janar
Një pjesë e qytetit mbeti shumë kohë pa energji elektrike, bile ditën e natën. Thanë se kryesorja e kësaj pune ishte se kompjuterët e KEDS-it punuan, ata kishin rrymë…
E shtunë   25 Janar
Si duket Fejsbuku u zbulua vetëm për gjakovarët që ia kanë zanat muhabeteve të gjata, demek  u  bë halet I shpisë… Përmes tij po dihet gjithçka, shumë gjana intersante bile  edhe çka kemi sot për sillë.
Java në syrin tonë     19 Janar 14         zeki vehapi
 
E hënë         13 janar
Ka gjasë që tregu i gjelber dhe ai i bylmetit  të kthehet aty ku ishte para disa dekadave, skaj ndermarrjes Cabrati. Për qytetarët e qendrës së Gjakovës, bëhet mirë se  nuk do të lodhen duke shkuar   në tregjet e largëta periferike, por keq se afër iu hidhen gjërat dhe shpenzojnë para…
E martë        14 Janar
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjakovë është jashtë përdorimit. Ah sikur të ishin edhe viruset gripoze jashtë shëndetit tonë, mirë do të bëhej puna…
E mërkurë   15 Janar
Për dallim nga komunat tjera Gjakova ka shumë mungesa. Nuk ka ministra, nuk ka fabrika, nuk ka vende pune, nuk e ka bukën me cmim 30 cent si  qytetet tjera, por ka ujë me bollëk…
E enjte     16 Janar
Kësaj gjendje meterologjikeI thonë pranverë në dimër kur temperaturat e ajrit janë të larta në muajin e ftohtë të janarit apo siç thonë të vjetrit, në Arbahin. Bota ka ndryshuar shumë. Athua si I thonë gjendjes  kur disa  bëhen ingjinier, magjister, professor doctor e tutje, tutje, sa qel e mëshel sytë!!! Kësaj I thonë dimër në sistemin tonë arsimor…
E premte   17 Janar
Shoqata “Sofra Gjakovare”  në Shkup ftoj perfaqësuesit e shoqates së Intelektualve Jakova të  Gjakovës në vizitë pune e bashkëpunimi. Gjakovarët e Shkupit shtruan darkë dhe në sofer  sollen mish  ndersa  mysafirët nga Gjakova  sollen safrabezin.
E shtunë   18 Janar
Kanë ndryshuar kohërat: Çarshia e Vjetër e Gjakovës u gjallërua me kafeteri, ndërsa Çarshia e Re me zanatli…
 Java në syrin tonë     12 Janar 14         zeki vehapi
E hënë         6 janar
Për ditën e pazarit në Gjakovë erdhen dy autobusë me peligrinë serb. Deshen me ble “fesat”! Vulini qenka bërë nervoz se nuk iu paska lejuar vizita. Gjakovarët edhe një herë e përseriten se nuk janë për “fesatë”  dhe nuk janë  kundër kremtave fetare, por janë kundër kriminelëve!!! Këtë javë sa shumë punë pati edhe fejsbuku!!!
E martë        7 Janar
Trotuaret tona janë bërë  shumë të ngushta, ose ne jemi trashë shumë e nuk po na nxenë!!!
E mërkurë   8 Janar
Sot filloi gjysmëvjetori I dytë I këtij viti shkollor. Ora e parë iu kushtua pushimeve dimërore  dhe festës së Vitit të Ri. Shumica e nxënësve thanë se pushimet I kanë kaluar në gjirin e ngushtë familjarë… Sa zemërgjërë kishte qenë ky gjiri familjarë, për pushime verore aty, për dimërore po aty, për festa aty…
E enjte     9 Janar
Komuna ka marrë vendim që të heq kushtëzimet me pagesat e ujit, bërllogut dhe të ngrohjes me rastin e regjistrimit të vetures. Tash I ngasim veturat pa duar dhe shkojmë e i paguajmë borgjet te ndermarrjet publike vullnetarisht!!!
E premte   10 Janar
Ftohjet me kollë, temperaturë e koëkdhëmbje e kanë përfshi edhe Gjakovën. Gjakovarët ende kanë mbet besnik të ilaqeve popullore. Po jetojnë në mënyrë tradicionale duke kursyer xhepin nga  farmacitë…
E shtunë   11 Janar
Kudo nëpër skena arti e kulure po tregohemi shumë të zot ndersa në ato të biznesit askund. A mbahet shpirti vetem me arritje në këngë e humor…!
Java në syrin tonë     5 janar  13        zeki vehapi
E hënë         3o dhjetor
Rreth e rrotull Gjakovës, qytetet po kalojnë ditë me diell e verë të vërtetë. Në Gjakovë dicka po ndodhë- vec mjegull e vranësira. Kemi përparuar, jemi bërë Londër e përtej Londrës…
E martë        31 dhjetor
Mijëra gjakovarë  në mesnatë, tek sheshi “Gjakova festoon”  numëruan prapsht sekondat e fundit të Vitit të Vjetër nga 10 deri në 0. Anipse sipas regjistrimit të fundit të popullësisë në Gjakovë ka gati numër të njejtë si mashkuj ashtu edhe femra,  më së shumti u dëgjua zëri femëror, ndoshta pse është më I ndjeshëm, ndoshta pse është më I ëmbël, ndoshta pse ky vit është shpallë vit I zërit të femres….
E mërkurë   1 Janar
Gjakova e nisi Vitin e Ri me këmbë të mbarë – me djalë, bile e nisi fuqishëm   me tre djem. Horoskopi i Babadimrit ka parashikuar edhe këtë vit shumë dasma por edhe shumë  kredi me kushte më të volitëshme…
E enjte     2 Janar
Hotelet dhe restaurantet e Gjakovës kishin plot mysafir për Vitin e Ri. Gjakovarët festuan deri në mëngjes ndërsa faturën do ta paguajnë më 31 janar mbas dite!!!
E premte   3 Janar
Pas pushimit dy ditor sot filloi puna në Vitin e Ri 2014. Më shumë u komentua  se sa u punua. U fol për atmosferen e vitit të ri, për programin televiziv të Vitit të Ri, për dhuratat dhe për atë se si u duken dhe cka veshen këngëtaret tona…
E shtunë   4 Janar
Po japim receten se si ta kaloni një vit  të ri e  të mbarë : Merrni pak optimizëm, shtoni dëshirën dhe vullnetin për punë, hiqni elementet e premtimeve të tepruara, gjuani inatet dhe xhelozinë në sakak, shtoni dashurinë mes vete  dhe këtë  brumin përzieni mirë dhe zieni në mendje cdo ditë.
 Ju bëftë mirë, ju uron rubrika humoristike “Rreth e rrotull Gjakoves”
 Java në syrin tonë     29 dhjetor  13        zeki vehapi
E hënë         23 dhjetor
Sot ishte dita e pazarit në Gjakovë, por më shumë se pemë e perime dhe gjëra tjera ushqimore  u shiten fishekzjarret. Disa më llogari po kanë të shpenzojnë për krisma në qiell se sa për krisma stomaku…
E martë        24 dhjetor
E lexova një barcoletë për gratë ku thuhet , “ Gratë ma shumë bojin muhabet kur  ti thojin “Diten e mirë njona qetres se sa  kur të takohen në fillim” . Po e vërtetë se aty te dera  shlirohen, nuk ia shohin punët e paqllykit brenda, po shajnë për papastërtinë e rrugëve…
E mërkurë   25 dhjetor
Vjedhja e kapakëve të pusetave të rrjetit të kanalizimit nëpër rrugët tona në vazhdimsi po paraqet rrezik për këmbësorët. Kush nuk po kujdeset pos mjekëve të emergjencës që po kanë punë me ata që po bijnë në puseta…
E enjte     26 dhjetor
Nuk është e vërtetë se në Gjakovë ka papunësi. Të gjithë kanë punë dhe të gjithëve po ju ngutet dhe po ju mungon koha. Në rrugë githë i shef   duke ecur shpejtë, kur i pyet pse po nguten thonë: Po vonohemi se  kemi  lënë takim për një kafe…
E premte   27 dhjetor
Sot u shpallen sportistët e vitit 2013. Gjithmon po zgjedhne sportistët e për infrastrukturën, terenet dhe sallat askush nuk po bënë zgjedhje.  Në mot ishalla hapet pallati I sporteve dhe sportistët e adhuruesit e sportit e shpallin objektin më të mirin sportiv të vitit.
E shtunë   28 dhjetor
Radio Gjakova e mbajti për herë të nëntë edicionin e radiove shqiptare radiofest. Ishte një natë me mjegull  dhe e ftohtë për përfaqësuesit e radiove që erdhën nga qytetet bregdetare. Ata hartuan raporte, reportazhe e spote publicitare për të garuar vitin tjetër, për faktin se nuk ishin mësuar me temperatura të këtilla të ajrit. Thoshin: këtu qenka si në Sibir…
Java në syrin tonë     22 dhjetor  13        zeki vehapi
E hënë         16 dhjetor
Ofertat e e qendrave tregtare për festat e fundvitit nuk kanë të ndalur.Konkurrenca e madhe po bënë që cmimet  të zbresin dhe të përfitojnë konsumatorët. Nëse vazhdon kështu shumë shpejtë do të hyjmë e do të marrim artikuj pa para.. vec kuptohet me kartela të bankës…
E martë        17 dhjetor
I doli lezeti ditës së martë, qyshkur u popullarizuan seritë televizive. Disa grave më shumë ju intereson cka po ndodh me personazhet e serisë, se sa për punët e shtëpisë .
E mërkurë   18 dhjetor
Sot KFOR-I  Italian ia dorëzoi Aeroportin e Gjakovës  Qeverisë së Kosovës. Verës në Velipojë po shkojmë me aeroplan…
E enjte     19 dhjetor
Gjakovarët janë të zot dhe I gjen kudo. Vetëm aty ku ka me dhonë pare për kulturën, sportin e tjera… mungojnë me arsye. Mirëpo e kemi një të mirë,  i sjellin bile dëshmitë e mjekut!!!
E premte   20 dhjetor
Mos u habisni pse gjithë kjo mjegull në Gjakovë. Fajet I ka ligji kundër pirjes së duhanit. Të gjithë po dalin jashtë lokaleve për të ndezur cigaren.
E shtunë   21 dhjetor
Për festat e fundvitit  Gjakova u bë me shesh festiv ku në shtëpizat prej druri po shiten produktet vendore. Në këto temperature kaq të ulëta më së shumti po shkon caji e vera  e besa edhe drutë që po kallen në shporeta…
Java në syrin tonë     15 dhjetor  13        zeki vehapi
E hënë         9 dhjetor
Ora në Kullën e Sahatit në Gjakovë është ndalur dhe  nuk po e tregon kohën e saktë. Sa dita e nata, sa java, muaji e viti kaluan e ores nuk po i lëvizin akrepat, pra ora nuk po punon. Sigurisht edhe orën e kullës e ka përfshirë demelllyki dhe papunësia e madhe….
E martë        10 dhjetor
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare kanë filluar rinovimet mu në kohën e gripit! Punimet do të përfundojnë kur të vijnë rriqërat-demek në verë…
E mërkurë   11 dhjetor
Të gjithë jemi bërë eksperta. Të gjithë po I dijmë se kush duhet të hyjë në Qeverinë Lokale, kush do ta drejtojë ekonominë, kush arsimin, kulturën e bujqësinë… Sa largpamës që jemi, po bëjmë llogarinë edhe sa do të fitojnë drejtorët e rinjë në fund të mandatit…!!!
E enjte     12 dhjetor
Bizneset gjakovare po ankohen se mungesa e rrymës po u shkakton probleme  të mëdha në prodhim. Si pasojë e kësaj dukurie produktet e pakta  gjakovare “Po hyjnë në ujë”.
E premte   13 dhjetor
Janë mbushur objektet tregtare me reklama të Vitit të Ri. Ofertat e tyre janë  jashtëzakonisht intersante por edhe  të mëdha për xhepin tonë të vogël.
E shtunë   14 dhjetor
Ndeja ka filluar të bëhet edhe në Çarshi të Vjeter . E vjetra është në trend. Të rinjëve po ju pëlqejnë objektet e vjetra dhe kalldremi, ndërsa zemra, megjithete  po ju dridhet kur po kalojnë atypari të rejat!!!

 Rreth e rrotull Gjakoves

Gjakova e Tetova I kanë kryetaret e komunave femra. Ka gjasë që  8 Marsi I ardhshëm në këto komuna të behet ditë pushimi…

 Të gjithë jemi bërë eksperta. Të gjithë po I dijmë se kush duhet të hyjë në Qeverinë Lokale, kush do ta drejtojë ekonominë, kush arsimin, kulturën e bujqësinë… Sa largpamës që jemi, po bëjmë llogarinë edhe sa do të fitojnë drejtorët e rinjë në fund të mandatit…!!!

Ora në Kullën e Sahatit në Gjakovë është ndalur dhe  nuk po e tregon kohën e saktë. Sa dita e nata, sa java, muaji e viti kaluan e ores nuk po i lëvizin akrepat, pra ora nuk po punon. Sigurisht edhe orën e kullës e ka përfshirë demelllyki dhe papunësia e madhe….

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare kanë filluar rinovimet mu në kohën e gripit! Punimet do të përfundojnë kur të vijnë rriqërat-demek në verë…

Bizneset gjakovare po ankohen se mungesa e rrymës po u shkakton probleme  të mëdha në prodhim. Si pasojë e kësaj dukurie produktet e pakta  gjakovare “Po hyjnë në ujë”.

Janë mbushur objektet tregtare me reklama të Vitit të Ri. Ofertat e tyre janë  jashtëzakonisht intersante por edhe  të mëdha për xhepin tonë të vogël.

Ndeja ka filluar të bëhet edhe në Çarshi të Vjeter . E vjetra është në trend. Të rinjëve po ju pëlqejnë objektet e vjetra dhe kalldremi, ndërsa zemra, megjithete  po ju dridhet kur po kalojnë atypari të rejat!

Kur shkollat janë të ftohta, profesorët e edukatës fizike por edhe mësueset e ciklit të ulët kanë më shumë punë per ti ngrohë nxenësit duke bërë ushtrime të fiskultures… Mungesa e ngrohjes e ka edhe një të mirë- ajri I ftohtë është më I shëndetshëm…

U tërhoq shorti për garat në Kampionatin Botëror të  Futbollit që do të mbahet në Brazil vitin tjetër. Më shumë se për reperezentacionet konkurruese,   mediet bënë fjalë për bukuroshen që tërhoqi shortin. Nuk doli fjala se futboli është më I popullarizuari- modelet bukuroshe ia kaluan. Në anën tjetër menjëherë pas hedhjes së shortit  Scolari, trajneri I Brazilit u gëzua qe në grup nuk I ra Mimoza…

Gjakovarët  për shumë vjet radhazi, pra edhe sivjet   e kanë pushtuar skenën e talentëve “The voice of Albania” në Tiranë , posaqerisht pas hapjes së rrugës së Kombit… Talentët po zhvillojnë shpejtësi 130 në orë…

Qyshkur u ftoh moti duhangjinjve iu doli lezeti I kafes në ambijente të mbyllura publike. Nuk është ky rrezikë I madh. Rrezik është kur edhe në shtëpi vjen ligji I gruas kundër prijes së duhanit…

Java në syrin tonë     8 dhjetor  13        zeki vehapi 

E hënë         2 dhjetor

Ndryshimet e motit këtë stinë sollen edhe simptoma gripi.  Gjithë nata kaloi me ethet…por kësaj radhe me ethet  e rezultateve të zgjedhjeve lokale. Dikush u ftoh nga  hidherimi e dikush u ngrohë nga fishekzjarret…Mimoza e pësoi keq, i iku zëri duke kënduar këngën “Jena , gëzu mor jena gëzu… “! 

E martë        3 dhjetor 

Kur shkollat janë të ftohta, profesorët e edukatës fizike por edhe mësueset e ciklit të ulët kanë më shumë punë… Oret e fiskultures i shfrytezojne per ti ngrohe nxenesit . Mungesa e ngrohjes e ka edhe një të mirë- ajri I ftohtë është më I shëndetshëm… 

E mërkurë   4 dhjetor

Gjakova e Tetova I kanë kryetaret e komunave femra. Ka gjasë që  8 Marsi I ardhshëm në këto komuna të behet ditë pushimi… 

E enjte     5 dhjetor

U tërhoq shorti për garat në Kampionatin Botëror të  Futbollit që do të mbahet në Brazil vitin tjetër. Më shumë se për reperezentacionet konkurruese,   mediet bënë fjalë për bukuroshen që tërhoqi shortin. Nuk doli fjala se futboli është më I popullarizuari- modelet bukuroshe ia kaluan… 

E premte   6 dhjetor 

Sot në Gjakovë  erdhën temperaturat e ulëta e bashkë me to  shiu, bora, akulli dhe mjegulla. As të tilla kushte klimatike nuk ua prishin qejfin atyre  që janë të pasionuar nga blerjet ….Pati shumë tollovi,  sa nga “kriza ekonomike” u bllokuan shkallët…  

E shtunë   7 dhjetor

Të rinjtë janë bërë të varur shumë  nga interneti. Kur nuk po kyqen në te  po thonë u bë kijameti…

 

 Java në syrin tonë     24 nëntor 13        zeki vehapi  

E hënë         18 nëntor

Vjeshta I ka bereqetet e veta të shumta, posaqerisht pemët:mollat, kumbullat , dardhat, gështenjat, ftojt, rrushin… Të gjitha I ka vjeshta. Fatkeqësisht xhepat tanë janë me stinën e dimërit… 

E martë        19 nëntor 

Sa mirë që edhe amviset hynë në politikë. Tash edhe kur po flasin thashe e theme  po folin me gramatikë sikurse në TV serialet …

E mërkurë   20 nëntor

Derisa u popullarizua  shkronja GJ,   Gjakovës i kishin thënë Jakovë.

E enjte     21 nëntor

Sot erdhën temperaturat e ftohta dhe mjegulla  edhe në Gjakovë. Të gjithë ndërruan garderobën, vetëm disa nxënëse të shkollave të mesme mbeten në minifustana… 

E premte   22 nëntor 

Gjakovarët  për shumë vjet radhazi, pra edhe sivjet   e kanë pushtuar skenën e talentëve “The voice of Albania” në Tiranë , posaqerisht pas hapjes së rrugës së Kombit… Talentët po zhvillojnë shpejtësi 130 në orë… 

E shtunë   23 nëntor 

Qyshkur u ftoh moti duhangjinjve iu doli lezeti I kafes në ambijente të mbyllura publike. Nuk është kjo rrezikë I madh. Rrezikë është kur edhe në shtëpi vjen ligji kundër prijes së duhanit…

 

Java në syrin tonë     24 nëntor 13        zeki vehapi 

E hënë         18 nëntor

Vjeshta I ka bereqetet e veta të shumta, posaqerisht pemët:mollat, kumbullat , dardhat, gështenjat, ftojt, rrushin… Të gjitha I ka vjeshta. Fatkeqësisht xhepat tanë janë me stinën e dimërit… 

E martë        19 nëntor 

Sa mirë që edhe amviset hynë në politikë. Tash edhe kur po flasin thashe e theme  po folin me gramatikë sikurse në TV serialet … 

E mërkurë   20 nëntor

Derisa u popullarizua  shkronja GJ,   Gjakovës i kishin thënë Jakovë. 

E enjte     21 nëntor

Sot erdhën temperaturat e ftohta dhe mjegulla  edhe në Gjakovë. Të gjithë ndërruan garderobën, vetëm disa nxënëse të shkollave të mesme mbeten në minifustana…  

E premte   22 nëntor 

Gjakovarët  për shumë vjet radhazi, pra edhe sivjet   e kanë pushtuar skenën e talentëve “The voice of Albania” në Tiranë , posaqerisht pas hapjes së rrugës së Kombit… Talentët po zhvillojnë shpejtësi 130 në orë…

 E shtunë   23 nëntor 

Qyshkur u ftoh moti duhangjinjve iu doli lezeti I kafes në ambijente të mbyllura publike. Nuk është kjo rrezikë I madh. Rrezikë është kur edhe në shtëpi vjen ligji kundër prijes së duhanit…

  

Java në syrin tonë     17 nëntor 13        zeki vehapi 

E hënë         11 nëntor

Sot në Gjakovë ishte ditë pazari por askush nuk u lodh të pyes sa shkuan çmimet e pemëve dhe të perimeve, por sa  vota mblodhen keshilltaret per 35 ulese ne Kuvendin Komunal… 

E martë        12 nëntor 

Edhe femrat kanë filluar të kuptojnë drejtë krizën. Po i qepin këmishat dhe fustanat më të shkurtër…

 E mërkurë   13 nëntor

Dikur Gjakova e kishte pas një fabrikë të marmelades. Qytetarët kanë e kanë ngrënë bukën me marmelad dhe i kanë pasur faqet e kuqe… të kuqe si molla apo edhe si kumbulla… 

E enjte     14 nëntor

Nuk kemi fajë që basketbollin  e kemi sport pa suksese. Disa qytetarë nuk janë të sakt në hedhjen e bërllogut nëkontejnerë… 

E premte   15 nëntor 

Sot ranë temparturat e ajrit. U ngrit tensioni i xhepave për shpenzimet për dru, rrymë e ngrohje…  

E shtunë   16 nëntor 

Kaloi edhe gjysma e muajit nëntor. Para një viti ishim me emocionet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Sot jemi me emocionet e 1 dhjetorit, ditës së zgjedhjeve të dyta… 

 Java në syrin tonë     27 tetor 13        zeki vehapi 

E hënë         21 tetor

Edhe shitësit  e pemëve dhe perimeve i ka përfshirë euforia e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Kur po i pyesim për cmimet nganjëherë po habiten dhe po i ngatërrojnë cmimet me numrat e subjekteve politike dhe numrat e kandidatëve për këshilltarë komunal në listat zgjedhore…! 

E martë        22 tetor 

Bizneset e vogla familjare i kemi shumë të zhvilluara. Aktualisht në Gjakovë prin biznesi i prodhimit të rakisë… Derisa dikur ishte i popullarizuar suxhuku i Gjakovës, tash ia ka zënë vendin rakia… 

E mërkurë   23 tetor

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, përmes Qendrës Regjionale për Punësim në Gjakovë, janë  punësuar vetëm 285 veta. Rreth 6 mijë të tjerë ende po shofin ëndrra!!! 

E enjte      24 tetor

Kompania rajonale e ujësjellësit Radoniqi po ndërtonë kanalin derivues të tipit tunel që sjellë ujin në liqe. Tuneli i betonuar dhe i gjërë pamundëson që mbeturinat ta ndotin ujin ndërsa peshqive të Radoniqit të dimërojnë në ambient të ngrohtë!!! 

E premte   25 tetor 

Më në fund  u përurua rruga e re me infrastrukturen përcjellëse në Çarshinë e Vjetër, pra çarshia ku dikur u kultivua zejtaria u revitalizua. Kur po kalojnë pleqtë aty pari  po kanë dëshirë të dëgjojnë ushtimen e makinave qepëse, krismen e çekanave dhe zhurmen e zejeve të shumta të zejtarëve… Në vend të tyre po dëgjohen fjalime… 

E shtunë   26   tetor 

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës së muzikës Prenk Jakova tash e sa ditë po qëndrojnë në Zvicer ku po shfaqin koncerte dhe mjuziklin në festivalin ballkanik. Gjakovarët po këndojnë edhe shqip edhe gjermanisht e me shokë e shoqe  po merren vesh anglisht…

Java në syrin tonë     20 tetor 13        zeki vehapi         

E hënë         14 tetor

Amviset e vjetra gjakovare janë të njohura për turshitë e dimrit. Jo vetëm që i blejnë perimet  më lirë por edhe me pak “hargj”   i bëjnë turshitë speciale-kajmak. Nuseve të reja po ju vjen inati, qysh nuk po ju bohen turshit e mira me recetat e fejsbukut!!! 

E martë        15 tetor 

Besimtarët islam sot kremtuan ditën e parë të Kurban Bajramit. Dreka me specialitete ushqimi e më pas ëmbëslirat bënë që shumë vizitorë të kërkojnë ilaqe tretëse nëpër farmaci. 

E mërkurë   16 tetor

Subjektet politike garuese në zgjedhjet e sivjetme thanë se për festë nuk do të zhvillojnë aktivitete politike. Për disa fjalët mbeten vetëm premtime!!! 

E enjte      17 tetor

Qyshse u prish ora në Kullën e sahatit në Gjakovë, njerëzit nuk po dijnë kur është ditë e kur është natë!!! 

E premte   18 tetor 

Fakti se po asfaltohen më shumë rrugë se sa trotuare , tregon se kemi më shumë vetura se këmbësorë… 

E shtunë   19   tetor 

Me temperaturat e ulëta, rrugëve tona erdhen qentë endacak, të organizuar në grupe, duke paraqitur rrezik për  kalimtarët e rastit.

Kush nuk po I përshendet me mirëmëngjesi dhe mirëmbrëma, ata po na hikojnë keq, po  “qarten” dhe po na sulmojnë… 

Java në syrin tonë     13 tetor 13        zeki vehapi         

E hënë         7 tetor

Gjithëçka me kohë. Edhe ajvarit po i vjen fundi, ka nisë tash era e tavave me kep!!!

 E martë        8 tetor 

Zgjedhjet lokale kanë vënë në lëvizje të madhe subjektet politike që garojnë për të fituar mandatin e ri. Aq shumë po lëvizin sa nganjëherë po ia zënë rrugën njëra tjetrës,e Gjakova është e vogël,nuk po i zënë trotuaret…. 

E mërkurë   9 tetor

Fushata zgjedhore ka përfshirë edhe muhabetet  e gjata të  plakave të   Gjakovës. Kësaj pune po ia shofin hajrin edhe nuset, se duke biseduar për zgjedhjet nuk po kanë kohë as  ti qortojnë, siç e kanë zakon  disa vjehrra…

E enjte      10 tetor

Ne e kishim mësuar këngën “Oj Lulija apo oj  Dudia jonë me limona”, por nuk e kishim ditur deri sot se një far Dude e Mitrovices po bëhet temë bisede, jo për limona por për shprehje të egër dhune e fyerje, që gati preku fejsbukun e gjithë kosovarëve…  

E premte   11 tetor 

Me 3 nëntor votoni Radio Gjakovën dhe frekuencën 100 megahercë. Për dallim nga të tjerët ne çka ju premtojmë e realizojmë vazhdimisht  24 orë duke i shoqëruar premtimet edhe me këngë e valle!!!  

E shtunë   12   tetor 

Vëllaznimi sot mposhti Lirinë e Prizrenit 2 me 1 me të njëjtin rezultat që Zvicra e mundi Shqipërinë në kualifikimet për botërorin Brazili 2014. Dallimi ishte se Vëllaznimi e Liria po luftonin për kualifikimin për elitën e futbollit kosovar aty ku bën pjesë Hajvalia, Feronikeli,nuk di a luan edhe Rahoveci!!! 

Java në syrin tonë     6 tetor 13        zeki vehapi         

E hënë         30 shtator 

Muaji shtator shkoi me vranësira e shi. Rreth orës 9 e 30 u shënua në Gjakovë edhe një fenomen i rrallë. Në mëngjes u bë si të ishte nata…Eh… në Gjakovë çka nuk po banë vaki… Një ditë vec kur ta shohim që  Velipoja erdh në Gjakovë!!! 

E martë        1 tetor

 Univerziteti i Gjakovës sot filloi vitin e ri akademik. Sa mbledhja, kërkesa, protesta, kritika e lëvdata u shpenzuan deri te finalizimi…Sot e kemi Univerzitetin, ndoshta disa kanë qejf ta kemi diplomën para universitetit….

 mërkurë   2 tetor

Në kuadër të projektit të Komisionit Evropian dhe komunës  “Kosova e bukur” u investuan  rreth 28o mijë euro në varrezat e Gjakovës të cilat u bënë me morgun, shtigjet, gjelbërimin, krojet ndriçimin, ulëset…Ambijenti te varrezat vërtetë u bë i bukur. Kur të vdesim do ta kemi jetën më të bukur!!! Faleminderit,po presim ndonjë projekt tjetër pas 30-40 vjetësh…

E enjte      3 tetor

Sot filloi fushata zgjedhore. Për tubime po gjenden lkalet e meqë po ka shumë postera e  nuk po ka vend. Do të ishte mirë të ndërtojmë sa më shumë fabrika, sëpaku për të pasur vend ku ti varrim posterat… 

E premte   4 tetor 

Pas Vëllaznimit në futboll edhe basketbolli u largua  nga superliga. Futbolli ra pa dëshirë e basketbolli nuk gjet pare e ra me ramje të lirë!!! 

E shtunë   5 tetor   

Shumëkend kjo krizë ekonomike desh e mbyti e disa besa …në selamet i qiti… 

Java në syrin tonë     29 shtator 13        zeki vehapi       

E hënë         23 shtator 

Në ditën e sotme të tregut në Gjakovë blerësit u ankuan se pemët dhe perimet po kushtojnë shtrenjtë ndërsa  po thonë se recetat për turshi, reqele e specialitete po kushtojnë shumë lirë!!! 

E martë        24 shtator 

Kur i shef të madh e të vogël me kokën ulur nëpër telefonat celular modern mendon,samirë  të gjithë po punojnë. Por jo, ata në fejskbuk po komunikojnë, kush me kend u dashunu e kush u nda, cka hanë për sillë artistët e Holivudit e kur ka me lind gruaja e Sulltan Sulejmanit… Edhepse po thonë është krizë ekonomike gjithë me ajfona  po punojnë e   shumë kujt “like’ po ia bojnë…!!! 

mërkurë   25 shtator   

Në kuadër të projektir “Mirësevini në Dukagjin” u përurua një bujtinë në shtëpi karakteristike gjakovare.Turistët e huaj  po kanë qejf me e pa nga afër jetën tonë, ku po rrimë e cka po ham dhe… ndoshta ju duket interesant se si në këto kushte  po mundemi me gjallëru…

E enjte      26 shtator     

Banorët e Cabratit sot u bënë me rezervuarin e ri të ujit të pijes që pas shumë e shumë vitesh etjeje, u mundëson furnizim 24 orë dhe  me bollëk. Tash kanë një hallë tjetër. Krojet e mësuara të kenë nga një pikë uji u deshtë të ndërrohen në kroje më të forta që durojnë shtypjen e madhe…!!

 E premte   27 shtator      

Pas Vëllaznimit në futboll edhe basketbolli u largua  nga superliga. Futbolli ra pa dëshirë e basketbolli nuk gjet pare e ra me ramje të lirë!!! 

E shtunë   28 shtator   

Sezoni dasmave të cdoditëshme tashmë ka përfunduar. Cdo ditë ka pjekje të specave dhe përzierje të ajvarit… Gjakova kurrë nuk po mbetet pa ndonjë sezon!!!

Shumëkend kjo krizë ekonomike desh e mbyti e disa në selamet i qiti…

 

Java në syrin tonë     22 shtator 13        zeki vehapi     

E hënë         16 shtator

 Javën e kaluar kërceu çmimi i specave, në Gjakovë kishte më pak tym dhe ajvar, sot kërceu cmimi i domateve. I doli lezeti edhe tavës me patligjona të shtrenjtë plus  mishi 7 euro… 

E martë        17 shtator 

Sa më shumë që po afrohet 3 nëntori, dita e zgjedhjeve lokale në Kosovë, vizitat familjare janë shtuar më shumë. Tash disa kandidat që kanë hyrë në garën për këshilltarë kanë filluar ti duan më shumë farefisin , akrabat, miqtë e jaranat….sepse ata mundë t’ iu sigurojnë punësim  për nja katër vjet… 

E mërkurë   18 shtator   

Për të kursyer kohën tash disa organizatave, enteve dhe instirucioneve të gjata po u merren vetëm shkronjat e para, pra shkurtesat. Kështu Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Zyra Rojonale e Arsimit po shqiptohen lehtë: Dyrraja dhe Zyraja… 

E enjte      19 shtator     

Edhe këtë vit shkollor mbetet vende të zbrasta në profesionet dhe drejtimet prodhuese të shkollave të mesme. Të rinjtë tanë më shumë I don zyrat. Gjakovën do ta zhvillojmë me muhalife.

 E premte   20 shtator      

Asamblea Komunale me legjislacionin e vjeter sot mbajti mbledhjen e fundit. Ishte emocionale sepse na u kujtua ajo kënga e maturantëve: Shpejt kaluan katër vite në bankat e Kuvendit… 

E shtunë   21 shtator   

Nxënësit e shkollës Musatafa Bakija përderisa t’iu rregullohet shkolla, mësimet po i mbajnë në Mazllom Këpuska! Kjo i bie se kanë shku me bujtë te daja për disa javë. 

 

“Muhalifet” e Gjakovës, versionet e reja të këngëve popullore

En my profile du me shku, comment du met shkru

O my buddy vogel, spe di ni photo a me ta qu
Me ta qu ta qoj, po me ta bo tagg nuk di
O Mark zuckerbergi vogel shka boj une pa ty
offf offffffff – elifff eliiiiiiiiiiiiif

“Dy dele 300 pare & M’kan thanë shoqet mbrëmë”

Dy Like, dy like 300 pare
Qu zukenberg, qu zukenberg hy ne valle
Merre poken, merre poken dor per dore
O sa fort ju paska hije, o sa fort ju paska hije
Si komenti, si komenti ne tepsije

Mimroma, Mirmroma i zoti i facebookit
A ki status, A ki status me na qite
Sa ka walli, Sa ka walli uj e rane
Krejt friendsat i qoj, krejt friendsat i qoj ne kam’e

Mirmroma, Mirmroma e zoja e facebookit
A ke foto cullak, a ke foto cullak me na qite
Sa ka profili, sa ka profili uj e rane
krejt news feeds-in, krejt news feeds-in e qoj ne kam’e

M’kan thon friendsat mrame, bonja moj bonja plakut add-e
M’kan thon friendsat mrame, bonja moj bonja plakut add-e
O ju thaft goja mori shoqe pse ja bona plakut add-e, tu e pas qunin e
O ju thaft goja mori shoqe pse ja bona plakut add-e, tu e pas qunin e

Jubububu jarnane, oh jububu jarnane hajt te lumshin liket e, hajt te lumshin liket e
Bojim chat me gocat e, bojim chat me gocat e
Si poket shqiptare, mat mira ashiqare

M’kan thon shoqet mrame e, prano moj prano friend requestin e qunit e
M’kan thon shoqet mrame e, prano moj prano friend requestin e qunit e
O ju lumt goja mori shoqe sa ma boni unfriend quni e, quni gush pellumi e
O ju lumt goja mori shoqe sa ma boni unfriend quni e, quni gush pellumi e

Jubububu jarnane, oh jububu jarnane, hajt te lumshin komentet e, hajt te lumshin komentet
Bojim block me gocat e, bojim… block me gocat e
Shih gocat shqiptare bukur dalin n’baj-e,
shih gocat shqiptare… sa bukur dalin en n’baj-eee

“Sillu, sillu botë e vjetër”

Sillu Sillu poke e vjeter, ty tka beku perendija
facebooki o nji nuk ka tjeter, e perdorin krejt njerezia
facebooki o nji nuk ka tjeter, e perdorin krejt shiptaria

Ka disa foto e disa statusa, kemi pas Like te rane
Tash do ti kallxoj gjithkujne, Zukenbergi mi ka qely, e smi ka lane
Tash do ti kallxoj gjithkujne, Zukenbergi mi ka qely e smi ka lane

30 Like ne ramazan e, as skom bo e as sem kan bo-e
Kur vjen dita e bajramit, bashk me lalen bojim check in ne xhamie
Shtrohet silla e bajramit, bashk me lalen bojim tagg ne foto tu pi raki-e

O moj llajk, moj llajk i facebookit, ti qe bohesh per mja cell naj rrushit
O moj llajk moj bukuroshe, ju rrit njerzve menen qoshe en qoshe
O moj llajk moj bukuroshe, ju rrit njerzve menen qoshe en qoshe

Morra vesh qe m’ki qelye, gjysme ore prejt Twitter-it
Te lutem mos me i harrue, poket e beqarise
Te lutem mos me i harrue, poket e beqarise

***

Pos këtyre teksteve, ai ka nisur që titujt e disa këngëve nga gjuhët e huaja që gjenden në “Youtybe” t’i përkthejë në “gjakovarçe”.

 

 Fjalë që pëshpëriten në popull: 

Shkruan: Shani F. Hoxha

1. Njeriu dhe uji

Një nënë për fat të mirë e gëzim, kishte lindë një djalë, por kur djali u rritë për ti ndihmuar edhe shtëpisë, për “fat të keq” u tregua përtac-dembel-parazit. Ky asnjëherë nuk ngrihej nga gjumi me kohë, por kishte dëshirë të flinte pothuaj deri në mesditë. Nëna e këshillonte që të ngrihej më herët që ti ndihmonte nënës në disa punë që i takonin moshës dhe aftësisë së tij. Djali kurrsesi nuk i arsyetonte dhe nuk i realizonte fjalët e nënës.

Një ditë nëna vendosi që në dyshekun e djalit ku flinte të ja zbrazte një gjygym ujë të valë a thua nuk çohet shpejtë. Gradualisht uji i nxehtë filloi me ja përfshi trupin dhe djali filloi ta ndiente dhe ta diktonte se diçka e nxehtë po ja kaplonte trupin. E prekë çarçafin me dorë dhe e konstaton se ajo është ujë i nxehtë.

Kush ma ka bërë këtë, sigurisht nëna ime?! Ngrihet menjëherë dhe pasi vishet e shkon të nënë dhe e pyet: Nënë a ti ma hudhe në dyshek ujin e valë? Po birë unë vetë ta bëra se vonë po ngrihesh dhe po tregon shenja dembelije.

Djali e kuptoj dhe kërkoj falje se kështu nuk do të veproj dhe vërtet nuk ka vepruar. Nënës ju hoq një problem në shtëpi.

 

2. Njerëzit dhe traktori

Një ditë feste popullore i zoti i shtëpisë – baba zgjohet herët si zakonisht prej gjumit dhe del në oborr dhe shef se koha ishte shumë e mirë për ta lëvruar tokën për mbjellje të grurit. Kthehet në dhomë dhe i zgjon tre djemtë prej gjumi duke ju thënë se koha është shumë e mirë dhe dilni me traktor me lëvrue. Këta i thonë:  lena babë edhe pak të flejmë se sot është ditë feste. Baba prapë ju bënë thirrje që të ngritën dhe të shkojnë në ara, por ata i thonë: shkojmë pas drekës kur të hamë. Vjenë dreka dhe të gjithë familjarisht e hanë drekën. Tash baba edhe njëherë ju thotë: E tash ndizni traktorin dhe me plug lëvroni tokën. Këta prapë i thonë babës: “ na lë këtë punë për nesër në mëngjes”. Baba për kundër dëshirës së vet pranon. Të nesërmen në mëngjes tre vëllezërit e ndezin traktorin dhe shkojnë në arë për ta lëvruar tokën. Për çudi të tyre plugu nuk futet në tokë. Dheu mbrëmë prej të ftohtit dhe acarit të madh është forcuar. Këta provojnë edhe disa anë të tokës në ar, por kot se plugu nuk futet në dhe. Vendosin dhe të dëshpëruar kthehen në shtëpi dhe i thonë babës se janë munduar por nuk ka bërë punë asgjë. Toka ishte forcuar. Baba ju thotë. A po e shihni që ma mirë ka qenë me pas punu dje siç thotë edhe fjala popullore “ Bukën le e punën mos e le”. Tash do të kemi ma pak grurë e ma pak bukë.

Rreth e rrotull Gjakoves, korrik-gusht 13

Rrugët e Gjakovës nuk po i zënë automjetet e shumta. Për të kaluar rrugët kryesore kërkohet durim. Për të ecur nëpër trotuare kërkohet vetëbesim!!!

Filluan edhe një herë  punimet në shtrirjen e rrugës kryesore në Çarshinë e Vjetër. Qysh u zgjaten ato, edhe me gurë plastike po të bëhen, do ti mirëpresim!!!

Nëpër furrat e Gjakovës radhët e gjata për samuna me carragat nuk kanë të ndalur. Po thonë se çarragati është ushqim që të forcon muskujt e barkut…

Gjakovaret po ankohen se ditës së tregut i humbi lezeti qyshkur u largua nga qendra. Një lloj tregu i vecant po bëhet në lumin Krena në midis të qytetit. Aty mund të gjenden shishe plastike, coca cola, shfepsa,  shporeta, frishidera dhe mobile të të gjitha llojeve….Urdhëroni myshteri….

 

Nataliteti në Gjakovë për këtë gjashtë muajt  e parë po shënon rënie. Po thonë se fajet i kanë reduktimet më të pakta  të energjisë elektrike.

Qysh kur ranë çmimet e biletave për bregdet, tash më Shëngjini dhe Velipoja është bërë më e kërkuar se Prishtina…

Gurbetqarët ia kanë shtuar gjallërinë Gjakovës,por më parë Durrësit e Ulqinit prandaj kanë ardhë më të lehtë nga xhepi!!!. Kjo nuk po na pëlqen!!!

Ende pa u përurua solemnisht parku kryesor ka filluar të dëmtohet. Së pari u prishën krojet- të cilat si duket deshën ti hapin me shqelma  e pastaj disa drita ndriçuese që dikujt ia zunë rrugën…

 

Java në syrin tonë      14 Korrik      13        zeki vehapi

          

E hënë  8 Korrik  

 

Gjakovaret po ankohen se ditës së tregut i humbi lezeti qyshkur u largua nga qendra. Një lloj tregu i vecant po bëhet në lumin Krena në midis të qytetit. Aty mund të gjenden shishe plastike, coca cola, shfepsa,  shporeta, frishidera dhe mobile të të gjitha llojeve….Urdhëroni myshteri….

E martë 9 Korrik  

Gyrbetqarët, gjatë qëndrimit për pushime verore po çmallen me të afërmit dhe  vendlindjen por po habiten me cmimet shumë të  larta. Sa mirë ne që jemi mësuar, na është bërë një kjo punë…

E mërkurë   10 Korrik  

 

Nataliteti në Gjakovë për këtë gjashtë muajt  e parë po shënon rënie. Po thonë se fajet i kanë reduktimet më të pakta  të energjisë elektrike.

 

E enjte 11 Korrik  

 

Kuvendi i Kosoves e miratoi Ligjin per amnisti. Një shofer u gëzua sepse mendojë se edhe ai po lirohet  për një tiketë të poliicisë së trafikut që është dashur të paguante gjoben me para apo të  bënte një javë burg!

 

E premte  12 Korrik  

 Në parkun e qytetit ka një muaj që po “ujiten”  shtigjet e betonuara . Nga dy puse po del ujë sa po mundet. Po thonë se po presin që më në fund të dalë nafta!!!

 

E shtunë 13 Korrik  

Qysh kur ranë cmimet e biletave për bregdet, tash më Shëngjini dhe Velipoja është bërë më e kërkuar se Prishtina…

Java në syrin tonë      7 Korrik      13        zeki vehapi

          E hënë  1 Korrik  

 Muaji i ri erdhi me ditën e pazarit në Gjakovë. Rrogave ia panë hajrin edhe në tregun e pemëve dhe perimeve ku të punësuarit blen sa mundën.

E martë 2 Korrik  

Zgjedhjet lokale në Kosovë sipas vendimit të presidentes së shtetit do të mbahen me 3 nëntor. Deri atëherë votuesit  mundë të shkojnë në det e të flladiten mirë ndërsa kandidatët do të djersiten për të mbledh samë shumë vota …

 E mërkurë   3 Korrik  

Ende pa u përurua solemnisht parku kryesor ka filluar të dëmtohet. Sëpari u prishën krojet- të cilat si duket deshën ti hapin me shqelma  e pastaj disa drita ndriçuese që dikujt ia zunë rrugën…

 E enjte  4 Korrik  

Në Gjakove u mbajt një spektakël me rastin e Ditës së Amerikës. Kurorëzim i këtij spektakli ishin fishekzjarret që rrallë herë i kemi parë… dikush tha kjo është Amerika…

E premte  5 Korrik  

Sot u konstituua Bordi i Universitetit Publik të Gjakovës… Deri sot menduam se mos është ende premtim politik që u prit për më shumë se një dekadë…

E shtunë 6 Korrik  

Gurbetqarët ia kanë shtu gjallërinë Gjakovës, kjo po na pëlqen , por ata më parë pushuan nw  Durrës e  Ulqini prandaj kanë ardhë më të lehtë nga xhepi!!!. Kjo nuk po na pëlqen!!!

Java në syrin tonë      30 qershor   13        zeki vehapi

          

E hënë  24 qershor

 Disa prodhues bujqësorë po thonë se nuk po kanë llogari të merren me bujqësi. Ma llogari po kanë të rrinë e të  blejnë produktet bujqësore  se sa ta punojnë tokën sic e kanë bërë paradhësit e tyre me shekuj… Kjo i bie “Punë punë natë e ditë, që të rrimë përditë”…

 E martë 25 qershor 

Nëse ky do të jetë viti i zgjedhjeve në Kosovë, ka gjasë që të kemi më shumë shirita. Po u shtynë zgjedhjet, shtyhen edhe përurimet!!!

E mërkurë   26 qershor

 

Shëngjini po na fton të shkojmë në pushime se e ka detin, rërën dhe klimen e mirë. Ne po i themi se ujë e  klimë ma të mirë se në Gjakovë nuk ka- askush s’po na e prish tymin- asnjë fabrikë!!!

E enjte  27 qershor

 Këshilltarët komunal sot miratuan vendimin që t’iu hiqet taksa në firmë zejtarëve të zejeve tradicionale të Gjakovës. Meqë kanë mbetur pak zeje të tilla, buxheti komunal nuk do të harxhohet shumë!!!

 E premte  28 qershor

 Televizionet tona edhe sot vazhduan të reprizojnë filmin e mbledhjes së  Parlamentit të Kosovës. Po thonë se ishte filmi më i shikuar i zhanrit aksion që do të marrë çmimin vjetor  me titull “Ratifikimi”. Pra Holivudi ka Oskarin e  Kosova marrëveshjen!!!

 E shtunë 29 qershor  

Standardi ulët po bënë që konsumatorët të blejnë gjëra ushqimore me cmime sa më të ulëta dhe në forma të ndryshme. Përshembull në vend se me kilogram, disa konsumator kërkuan virshlle me copë e  tash kanë filluar të blejnë edhe me metër gjatësi…

 

 

 

 

Java në syrin tonë      23 qershor   13        zeki vehapi

          

E hënë  17 qershor

 

Askush nuk po lodhet për cilësinë e ushqimit.  Domatet dhe specat që po i blejmë e kanë formën dhe  ngjyrën tamam, por shijen n’hamam!!!

 

E martë 18 qershor 

 

Derisa në këtë vapë Prishtina po ndjen etje të madhe  për ujë , Gjakova  pasi i pastrojë bodrumet, i lau ose i humbi tepihët, pajisjet elektrike e orendit shtëpiake, tash  po pinë shurup të ftohtë  trandofilli me ujë të Radoniqit!!!

 

 

E mërkurë   19 qershor

 

Sot në Gjakovë erdhen pjesëmarrëset e “Miss fredom of the ëorld”. Për një kohë Gjakova u bë qytet i bukurisë së botës e pasi shkuan,u bë …qyteti më i nxehtë i Kosovës…

 

 

E enjte  20 qershor

 

Në një takim kulturor u tha pos tjerash se Gjon Nikollë Kazazi ka shkruar gjakovarqe dhe e kanë marrë vesh të gjithë.  Sot pas gadi 300 vjetëve edhe kur po flasim në parlament e në qeveri  askush s’ po na vë veshin!!!

 

E premte  21 qershor

 

Në tubimin publik të përfaqësueve të pushtetit lokal  me qytetarë problemi i strehimit, rrugëve, erozionit të lumit Krena  dhe ndriçimit dolën si më të ngutshme në komunë. Sëpaku, sipas kërkesave të diskutuesve , ekonomia e varfëria më pak!!!

 E shtunë 22 qershor  

 

Gjakova po kalon ditë me vapë që po shoqërohen me temperatura të larta  deri në 35 gradë celciuz. Stina e verës  hyri vrullshëm, kjo për faktin se vetëm disa ditë më parë kishim stinën e Vjeshtës me reshje të shumta, stuhi e breshër dhe me temperatura maksimale deri në 19 gradë celciuz!  Të moshuarit po thonë se kjo është vera dhe se më mirë vapë se sa shi me vërshime nëpër bodrume  e borë 2 metra!!!.

Java në syrin tonë      16 qershor   13        zeki vehapi

         E hënë  10 qershor

 Një delegacion i komunës së Gjakovës mori pjesë në hapjen e sezonit turisik të Shëngjinit, qytetit të binjakëzuar. Nikoqirët i gostiten me fruta deti dhe oriz. Tash kur ta hapim sezonin ne, atë të  Erenikut dhe Drinit,do ti ftojmë edhe ne dhe do ti gostitim me gjizë me speca dhe tavë me patligjona.

E martë 11 qershor  

Rreth orës 18.00 Gjakovën e përfshiu një mot iligë. Thanë na mori uji edhepse bredhëshir nuk mungojë. Pos rrugëve u mbushen me ujë edhe bodrumet e shtëpive. Orenditë, shporetët elektrik dhe lavatriqet u prishen se nuk ditën të notojnë, ndërsa frigoriferët e zbrazët të qytetarëve, shpëtuan :  u treguan Notues të mirë!!!

 E mërkurë   12 qershor

Gjakova sot është zgjuar e tërbuar nga vërshimi i mbrëmshëm. Lumenjtë e krijuar rrugëve  janë qetësuar dhe kanë hyrë në shtretër të rrjetit atmosferik, ndërsa njerëzit gradualisht po këndellen nga ajo që panë mbrëmë…

 

E enjte  13 qershor

 Teatri profesionist i Gjakoves shfaqi premieren e  komedisë me titull “Burri gruas sime”. Kjo është premiera e dytë me tekst autorësh të huaj, por e para që zhvendosi ngjarjen në Gjakove dhe Durres,kur herë flitej letrare e herë gjakovarqe.. 

E premte  14 qershor

Per diten e clirimit te Gjakoves erdhi për të marrë çmimin “Nderi i Gjakovës” solistja e shquar e operas Inva Mula. Ajo i dinte përmendësh emrat e mahallëve të Gjakovës. Ajo e dinte edhe këngën që e këndonte halla e vet kur gatuante pite. Ia kishte mësuar fije për pe, i ati Avni Mula…

 E shtunë 15 qershor   

Më në fund sot ishte verë e vërtetë. Tek sot në Gjakovë filluan të teren gjërat që na i mori uji…

 

Java në syrin tonë      9 qershor   13        zeki vehapi

         E hënë  3 qershor

 

Tregut të gjelbër ditën e hënë i doli lezeti, se cmimet nuk po dallojnë nga  ditët tjera…

 

E martë  4 qershor  

Sot voglushët gjakovarë kremtuan festën e Abetares. Sa mirë që e mësuan shkrim leximin e ishalla i hyn në qejf edhe nxënësve të klasave më të larta..

E mërkurë   5 qershor

Sot ishte Dita nderkombëtare e mjedisit. Ajri ishte më i pastër në ambientet e brendshme publike ku u ndalua tymosja e  duhanit. Për mjedisin jashtë kujdesej “Nënë natyra” që bënte të  fryente era dhe të  binte shi… 

E enjte  6 qershor 

A ju kujtohet ajo vjersha, “Shi, shi, lag o shi, lage tokën me buri!, Këto ditët me shi në Gjakovë, ka ndryshuar refreni: Shi, shi lag o shi, se na bëre kërdi!!! 

E premte  7 qershor

Në një tryezë historike sot u tha se Gjakovës i hynë në hak me rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, sepse, bazuar në kontributin e dhënë e ka merituar një trajtim tjetër. Eh, para 100 vjetësh ishte Gjakova prijatare e ngjarjeve të mëdha  kombëtare. Pas 100 vjetësh do të flasim se si i kemi punët sot…

E shtunë 8 qershor   

Nuk jemi mësuar të gëzohemi sepse kjo i bënë keq shëndetit. Sa u bëmë gati të krmetojmë fitoren e kombëtares së futbollit të Shqipërisë, Norvegjezët u kujdesen të mos sëmuhemi!!!

Java në syrin tonë      2 qershor   13        zeki vehapi

         E hënë  27 maj

Se jemi në pranverë u pa në ditën e tregut kur në tregjet e gjelbra kishte pemë dhe perime të stinës si:  dredhëza e qershi, por se jemi qyteti me prodhimet më të shtrenjta, kjo u dallua  nga çmimet! 

E martë  28 maj

 Semaforët e Gjakovës edhe këtë javë  punuan  sipas qejfit. Duket se ndryshimet e shpeshta të motit iu kanë çregulluar ritmin e punës…

 E mërkurë   29 maj

Sot u kthye vjeshta në Gjakovë. Pushimet verore shtyhen për në dimër… 

E enjte  30 maj

Këshilltarët komunal sot debatuan për komunë e re të Rogovës së Hasit. Debati “pro et kontra” po përcillet edhe në bisedat e cdo ditshme. “Jo po na marrin Hasin , jo po na lënë”. Të ishte gjallë baca Ban do të kishte thënë,  le ta marrin. Po, qysh me na marrë , baca Ban që Hasi është i joni”, Ani mos ja jepni… do të kishte thënë baca Ban… 

E premte  31 maj

Gjakova këto ditë është bërë qendër e vizitave turistike të nxënësve nga Kosova dhe Shqipëria. Kjo shifet në qendër të qytetit kur autobusët rradhiten njëri pas tjetrit…Po thonë vizitoret: Sa e bukur Gjakova por nuk paska banjo publike…

 E shtunë 1 qershor   

Maturantët sot i kanë harruar per një çast mbrëmjet e gëzueshme të matures . Në vend të defileut nëpër mbrëmjet e matures ata sot kanë defiluar nëpër provimin shtetëror të matures…në vend të Xenit e Edit , te koka u kanë “kënduar” profesoret… Në anën tjetër shkenca dhe teknologjia informative ka arritur largë. Maturantët sapo hynë në provimet e maturës, u panë testet në fejsbuk. 

Java në syrin tonë      26 maj  13        zeki vehapi

E hënë  20 maj

 Dolen dredhëzat tona në treg. Sivjet jo vetëm që ato i ka goditur bresheri por si duket i kanë goditur edhe cmimet e larta!!!

 E martë  21 maj

 Kryeqendra e Hasit, Rugova moti kishte rënë në dert, a me u bo me Gjakovë a me Prizren . Sot Lexuam: Gjakova po thotë se nuk do ta njoh komunën e re të Hasit. 

E mërkurë   22 maj

Punëtorët kosovar të organizuar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës po thonë se do të protestojnë me 29 maj, pasi me një maj ishin të zënë me punë!!!

 E enjte  23 maj

Rruga kryesore e Çarshisë së Vjetër u bë guri. Ndërtimi i saj i përballojë të gjitha stinëve.  Në shi, në borë në diell, ajo edhepse ka ngelur pa kocka,   duket sikur të jetë asfalt…

E premte  24 maj

Sot u organizua fushata “Ta pastrojm Kosoven”. Në Gjakovë u pastruan disa ambiente publike të premten, ndërsa kjo date e fushates nuk u përputh mirë tek ne, sepse pastrimi gjeneral  nëpër familje te ne bëhët të dielave, kur edhe lahet krejt shpija!!!

 E shtunë 1 qershor 

Fëmijët sot priten 1 qershorin festën e tyre me gëzim e dashuri,por shiu iu prishi disponimin 

Java në syrin tonë      26 maj  13        zeki vehapi

        E hënë  20 maj

 Dolen dredhëzat tona në treg. Sivjet jo vetëm që ato i ka goditur bresheri por si duket i kanë goditur edhe cmimet e larta!!!

 E martë  21 maj

 Kryeqendra e Hasit, Rugova moti kishte rënë në dert, a me u bo me Gjakovë a me Prizren . Sot Lexuam: Gjakova po thotë se nuk do ta njoh komunën e re të Hasit.

 E mërkurë   22 maj

Punëtorët kosovar të organizuar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës po thonë se do të protestojnë me 29 maj, pasi me një maj ishin të zënë me punë!!!

 E enjte  23 maj

Rruga kryesore e Çarshisë së Vjetër u bë guri. Ndërtimi i saj I përballojë të gjitha stinëve.  Në shin, në borë në diell, ajo edhepse ka ngelur pa kocka,   duket sikur të jetë asfalt…

E premte  24 maj

Sot u organizua fushata “Ta pastrojm Kosoven”. Në Gjakovë u pastruan disa ambiente publike të premten, ndërsa kjo date e fushates nuk u përputh mirë tek ne, sepse pastrimi gjeneral  nëpër familje te ne bëhët të dielave, kur edhe lahet krejt shpija!!! 

E shtunë 25 maj 

Shumë po flitet për parkun kryesor se rinovimi po vonohet. U vonua pranvera e nuk u bë kiameti e lene ma një park… 

Java në syrin tonë      19 maj  13        zeki vehapi      

 

E hënë  13 maj

Në ditën e tregut në Gjakovë  tollovia e pashmangshme në rrugen kryesore. Hajde tollovia në rrugë po kalohet diqysh por cmimet e larta të pemëve e perimeve kurrqysh!!!

E martë  14 maj

 Po flitet se me funksionimin e komunes se re te Hasit, një pjesë bukur e madhe e fshatrave të Gjakovës mbi lumin Erenik do ti takojë komunës së re. Ishalla nuk i rrisin taksat se ateherë  kafja e mëngjesit në Shkugëz  do të na shtrenjtohet, prej 30 në 50 cent!!!

 E mërkurë   15 maj

Vëllaznimi sot pësoi në teren të vet me Kosovën e Vushtrrisë dhe i tha lamtumirë superligës. Prej 12 ndeshjeve ka shenuar vetem nje fitore, prandaj nukkapasur shanse te shpetoi… 

E enjte  16 maj

Sot në parkun në qendër të qytetit u organizua panairi shkencor. Nxënësit fillorist prezantuan 120 eksperimente nga më të ndryshmet. Pati edhe ekeperiemente nga kuzhina. Nxënësit pergatiteshin pite me petë e vizitoret hanin… 

E premte  17 maj

Pas eskurzionit, maturantët po i mbajnë mbrëmjet e matures. E pas mbrëmjeve të maturës, nëpërv familje fillojnë analizat financiare…

E shtunë 18 maj 

U mbajt panairi i gjedhit Gjakova 2013. Lopa më e bukur dhe më produktive u zgjodh e racës sonë- Busha e kuqe e Dukagjinit. Ajo ushqehet me barë të njom dhe nuk ka “kajde” në ushqim sikurse lopët e racave të jashtme.

Java në syrin tonë      12 maj  13        zeki vehapi

E hënë  6 maj 

Edhe sot kemi pushuar. Që të mnos bëhet monoton pushimi i shpesht për festa,  plot grupe shkuan në Durrës, bile edhe u rreziten!

E martë  7 maj

Sot u shënua dita ndërkombëtare e Kuletes. Me këtë rast protestuan xhepat tanë. Protestuesit mbanin pankarta në duar me mbishkrime: Kush na i fiku xhepat… 

E mërkurë   8 maj

Ditë më parë vërshuan lumenjtë ,  sot edhe breshëri dëmtojë bujqësinë. S’kemi tjetër , na kanë mbet vetëm dasmat të na vërshojnë…

E enjte  9 maj

Sot u shënua Dita e Evropës. Lexuam se për të vizituar Evropën, vetëm për viza kosovarët kanë shpenzuar gati 15 milion euro…Si duket Evroopa ende po mendon se jemi qytetarë të pasur…

E premte  10 maj

Maturantët shkuan në eskurzion në Shqipëri. Eskurzionet organizohen për të vizituar vende turistike, mirëpo edhe sivjet maturantët gjakovarë atje mësuan shumë gjëra të bukura, mbi të gjitha mësuan se si arrin njeriu në pikë të diellit të rrezitet dhe të lahet në det… 

E shtunë 11 maj 

Sot ra perdja e Mitingut të poezisë. Poet frances sollën një frymë të re të poezisë  në skenën e Gjakovës. Ju ftojë ta ndqni këtë prezantim në Mitingun e Poezisë 2013-

     ( sekuence poeti dhe drejtori i festivalit ne Lodeve Xhulijam Blajn)

 

            Java në syrin tonë      5 maj  13        zeki vehap

E hënë  29 prill

Këshilltarët e Asamblesë Komunale  sot debatuan për shumë çështje me interes për qytetarët e komunës së Gjakovës. Secili nga këshilltarët këto cështje po i trajton  ashtu sic i thotë Partia…

Shpejt kemi filluar të ankohemi për vapën ende pa ardhë vera. Si duket gjithçka po na zënë rrugën!!!

 E martë  30 prill

 Duke uthëtuar nga Tirana për në Krumë, lideri i Socialistëve të Shipërisë paska kaluar nëpër Gjakovë. Kur e panë disa kalimtarë Edi Ramën duke ecur këmbë nëpër Gjakovë, i paskan thënë: Ehe…  paska ardhë në Gjakovë, Sali Berisha!!!

 

E mërkurë   1 maj

Sot u shënua dita nderkombëtare e punës. Si po shkon puna me numrin e madh të papunëve kjo ditë po duket se duhet ta ndryshojë emrin: Një maji dita e të papunëve…

E enjte  2 maj

Parku i qytetit po rregullohet dhe po zbukurohet për mrekulli, por si duket jo për këtë verë por për vitin e ri!!!

E premte  3 maj

Maturantët po fluturojnë nga gëzimi. Vetëm provimi i matures i ulë ata në tokë!!! 

E shtunë 4 maj 

Qendrat e mjeksisë familjare të shtunave dhe të dielave pushojnë. Ju lutem keni kujdes kur të sëmuheni. Leni këtë punë ditëve të punës e asesi në vikend…

 

           Java në syrin tonë      28 prill  13        zeki vehapi

E hënë  22 prill 

Sot ishte Dita botërore e planetit tokë. Eh, i fortë kishte pas qenë ky planeti jonë se cka po mban!!! U mbollen sot në parkun e qytetit rreth  1000 lule e të nesërmen disa prej tyre u avulluan!!!

E martë  23 prill

Shkollarët po kanë pushime të shumta, herë pushime verore, pranverore e herë dimërore. Si nuk po ju mbushet mendja diasporës të kenë më  shumë pushime në vit, e jo sikur tash vetëm verës. Pushimet e tyre në Gjakovë neve po na japin fuqi!!!

E mërkurë  24 prill

U publikua lista e studentëve që përfituan bursa në vlerë prej 600 eurove në vit. 50 studentë përfitues u gëzuan e të tjerët …kësaj radhe ranë nga provimi…

E enjte  25 prill 

Ka filluar projekti per rregullimin e varrezave të qytetit. Sa mirë bile në atëdynja, ta kalojmë bukur, në gjenet…

E premte  26 prill

Maturantët kanë filluar kremten. Tash për tash nuk po pyet kush se me cfarë nota do ta përmbyll vitin shkollor apo provimin e maturës, por kur do të shkojnë në ekskursion dhe cka do të veshin në mbrëmjen e maturës…!

E shtunë 27 prill 

Standardi ynë ka rënë dukshëm. Tryeza po bëhet më e varfër ,  prandaj nuk po munde as te vrapojme dhe nuk i kemi punët mirë me sport!! 

Java në syrin tonë      21 prill  13        zeki vehapi

E hënë  15 prill 

Pranverës së vonuar ia pam sherrin të gjithë. Domatet dhe specat në treg  nuk po lirohen!

E martë  16 prill

Nëpër disa rrugë të Gjakovës kanë filluar punimet në mbulimin e gropave me asfalt. Sëpari ato po rrafshohen e pastaj do të mbulohen me shtresën e re të asfaltit. Ishalla nuk presin shumë se mos po hapen gropat e reja ….

E mërkurë  17 prill

Parku në qendër të qytetit po rinovohet për tu bërë më i bukur. Dy pensionist duke parë se aty po hapen kanale nga punëtorët , i qortuan: Allahile pse po e prishni parkun!!!

 

 

E enjte  18 prill 

 

Sivjet po thonë se do ta kemi një fushatë të nxehtë zgjedhore,aq më tepër kur u tha se për një mbledhje të Kuvendit të Kosovës, një deputet merr 250 euro…

 

E premte  19 prill

 

Sonte u shfaq mjuzikli i parë me titull  “Gëzimi dhe Arjeta” që bënë fjalë për dashurinë dhe peripecitë e dy maturantëve. Skenën e parë të mjuziklit do ta dëshironin të gjithë maturantët- atë të dhënies së provimit të matures…

 

 

E shtunë 20 prill 

 

Vëllaznimi edhe sot në Mitrovicë vazhdojë me humbje. Po thonë se pati ndikim atmosfera pas marrëveshjes së  Brukselit.

         

           

 

 Java në syrin tonë      14 prill  13        zeki vehapi

         

 

 

E hënë  8 prill 

 

Tregu kryesor i Gjakovës në ditën e pazarit ka filluar të bëhet i gjelbër, falë spinaqit dhe qepëve të reja. Jeshillëku i tyre po na  mahnit me bukuri edhe xhepat tanë…

 

E martë  9 prill

 

Shiut të madh nuk po i përballon as asfalti në rrugë. Dikush nuk është cilësorë, ose asfalti ose shiu sepse ka filluar të shembet…

 

E mërkurë  10 prill

 

Pas mbledhjen së kapakëve të pusetave në Gjakovë me të madhe po vazhdon aksioni për mbledhjen e kapakëve të shisheve të plastikës.

 

E enjte  11 prill 

 

Pas një moti me vranësira e reshje të shumta shiu sot më në fund doli dielli dhe na ngrohi të gjithëve. Të ftohta mbeten vetëm disa premtime të kota…

 

 

E premte  12 prill

 

Sot u njoftua se Teatri Profesionist i Gjakovës, nisi provat për premierën e parë për këtë sezon,  komedinë “Revolveri”. Edhe dërrasat e skenës u gëzuan dhe qitën pushkë, se nuk kishin parë premierë  me sy që moti…

 

 

E shtunë 13 prill 

 

Para ndeshjes futbollistike Vëllaznimi- Drita filluan punimet në rregullimin e rrethojave të fushës. Si duket kjo u bë me qëllim. E panë që futbolistët nuk po arrijnë të shënojnë, gola, i hapën rrethojat që të bëjë gola, publiku…     Por as kjo nuk bëri punë…

 

 

          

 

 

 Java në syrin tonë      7 prill  13        zeki vehapi

         

 

 

E hënë  1 prill 

 

Sot ishte ditë e vecantë për tu kënaqur me rrena. Reporteri i Radio Gjakovës sot u lajmruan nga Aeroportii Gjakovës ku po nisej përfaqësuesja e futbollit të Kosovës drejtë Brazilit!!!

 

E martë  2 prill

 

Semaforët e Gjakovës janë karakteristik. Gjithkund përparësi u jepet këmbësorëve, ndërsa te ne veturave.Sapo ndezet e gjelbra, ti ec por  në gjysëm të rrugës ndezet e kuqja!!!

 

E mërkurë  3 prill

 

Duhangjinjtë i mori pusi me Ligjin e ri kundër pirjes së duhanit në vendet publike. Kësaj rruge duket se do të shkojnë edhe kafeteritë dhe restaurantet

 

E enjte  4 prill 

 

Sipas disave, nuk paska nevojë për  kapakë në puseta, prandaj po i vjedhin… Shyqyr që nuk kanë dalë firma që mbledhin asfalt, se do të na linin edhe pa rrugë…

 

E premte  5 prill

 

Studentët udhëtarë po pyesin ku mbetën biletat e subvencionuara për uthëtim drejtë Prishtinës. Si duket ra Ura e Kramovikut dhe premtimi sharroi…

 

 

E shtunë 6 prill 

 

Shkollarët i ka lodhur dimri i gjatë, me borë, shi e probleme të ngrohjes, që kishin vështirësuar procesin mësimor,  prandaj nga dita e sotme kanë dalë në pushime të pranverës kur moti është i butë dhe kur mundë të pushohet më së miri.

           

 

 

 

 

Java në syrin tonë     30 mars  13        zeki vehapi

         

 

E hënë  25 mars 

 

Sot për vizitë në Gjakovë erdhi ambasadori britanez Jan Klif i cili u interesua për aeroportin e Gjakovës. Tash pasi rruga kah Kramoviku është ndërprerë për shkak të dëmtimit të Urës mbi Drinin e bardhë, udhëtimi në ajrë është me prioritet!!!

 

E martë  26 mars

 

Gropat në rrugët e Gjakovës janë bërë si dallëndyshet të cilat dikur paralajmëronin ardhjen e pranverës. Tash i shef gropat shumë nëpër rrugë dhe e din se paska ardh pranvera…

 

 

E mërkurë  27 mars

 

Sot u shënua dita botërore e Teatrit. Në Gjakovë kjo ditë u shënua në mënyrë të vecantë, në skeën, jo brenda por para Pallatit të Kulturës.

 

 

E enjte  28 mars

 

Sot u diskutua per risit e Ligjit të Ndërtimit në Kosovë . U tha se me ligjin e ri më nuk do të ketë ndërtime pa leje dhe pa cilësi. 14 vjet boll ma!!!

 

 

E premte  29 mars

 

Për ndriçimin publik të Gjakovës po zhvillohen reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Gjatë tërë natës rrugët janë në  terr!!!

 

 

 

E shtunë 30 mars

 

Po flitet se nja 400 qen endacak të rrugëve të Gjakovës gjuetarët i kanë derguar në tjetër dynja. Kjo shprehje ndoshta nuk do të jetë e rëndë për shoqatat që janë kundër eliminimit  të qenve endacak.

 

           

 

Java në syrin tonë     24 mars  13        zeki vehapi

         

 

E hënë  18 mars 

 

Sot ishte ditë tregu në Gjakovë. Në tregjet e gjelbra dominoi spinaqi. Gjakovarët blenë shumë spinaq, se po e shofin se viteve të fundit në gjak po i mungon hekuri…

 

 

E martë  19 mars

 

Nuk po na ec mirë me ekonominë. Me dasmat shyqyr Zotit, po!!!

 

 

E mërkurë  20 mars

 

Vëllaznimi sot në Pejë luajti mirë por edhe  humbi mirë,  3 me 0.

 

 

E enjte  21 mars

 

Sot zyrtarisht erdhi pranvera. Jo zyrtarisht erdhi vjeshta sepse shi ma të madh,  moti nuk  kemi pa.

 

 

E premte  22 mars

 

Sot u shënua dita botërore e ujit të pijes. Për nder të kësaj date e ngritëm nga një dolli me nga një gotë – jo raki, as cola,  por gotë me ujë…

 

 

 

E shtunë 23 mars

 

Në Gjakovë po mbahet edicioni i dytë i  Festivalit të Filmit të shkurtër me temë dashurinë. Adhuruesit e filmit , përmes 24  filmave konkurrues po kanë mundësi të shofin cka është dashuria për 20 vende të botës. Kur nga  këto realizime po e krahasojmë me investimet për kinematografinë  shqiptare, po na del se paraja po ia shtoka lezetin edhe dashurisë së filmave të vendeve tjera të botës…

   Java në syrin tonë   17 mars  13       zeki vehapi

E hënë  11 mars 

Investimet kapitale në Komunën e Gjakovës janë fokusuar kryesisht në rregullimin e rrugëve duke përfshi rehabilitimin, asfaltimin dhe pjesërisht ndriçimin e tyre. Ndërkaq investimet kapitale familjare në ushqim, rrymë, telefon e tjera janë fokusuar kryesisht në ditë më të mira…!

 E martë  12 mars

 Nuk po na ec mirë me ekonominë. Ekonomistët nuk e kanë bërë “hesap” korrupsionin.

 E mërkurë  13 mars

 Në  kuisin e diturisë me titull  “Evropa 2013” që u organizua sot në Gjakovë  për filloristët e grupmoshave 11deri në 15 vjeq nga komunat Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë më të mirët u treguan nxënësit e shkollës “Bajram Curri” nga Rahoveci. Athua Rahoveci është më afër Evropës a?!!!

 E enjte  14 mars

 Sa herë po përmendi 14-shin po më shkon mendja tek 14 shkurti dita e të dashuruarve, prandaj po më dridhet xhepi… 

 E premte  15 mars

 Drini i rrëmbyeshëm dëmtoi Urën e Kramovikut dhe u ndalua qarkullimi trafikut. Tash për të udhëtuar në Prishtinë na bie rrotull. Thoshin, se për shkak se Gjakova nuk lidhet me ndonjë rrugë të rëndësishme, ka mbetur “zorrë qorre” e Kosovës. Tash si duket, derisa të ndërtohet Ura, do të na thonë, zorrë qorre me dioptri të lartë”…

 E shtunë 16 mars 

Sot  u promovua libri “Lojrat popullore të Gjakovës”. Populli  po luan shumë lojëra, por pak po fiton….

            Java në syrin tonë   10 mars  13       zeki vehapi

 E hënë  4 mars 

Qeveria e Kosovës njoftoi se më në fund  ka marrë vendim për Hapjen e Universitetit Publik në Mitrovicë, Gjilan e  edhe në Gjakovë. Shumë vjet përpara Prizrenit përmendej Gjakova, por gjërat ndryshuan, Prizreni u bë me univerzitet. Tash ishalla nuk ndërrohen qytetet… 

E martë  5 mars

 E zgjodhëm një barcoletë dite: E pyeti mësuesja Benin, kush janë paralajmëruesit e stinës së pranverës, ndërsa nxënësi nuk përmendi as dallëndyshe e as lejlek por  ia ktheu shkurt: Gropat në rrugë, mësuese, sepse sa herë vjen pranvera nëpër asfalt ka plot gropa, bile edhe në rrugën  para shkollës, dhe shpesh veturat bijnë në gropat me ujë dhe na spërkasin, na bëjnë qullë…

 E mërkurë  6 mars

 Me ditët e ngrohta parku kryesor i qytetit vazhdoi  të rregullohet. U hoq fontana. Tash ujë mundë të pini tek kroni i …. shtëpisë suaj… 

E enjte  7 mars 

Filloi sezoni i dasmave. Drejtoria e Arsimit sot për nja 500 mësimdhënësit e Gjakovës   në ditën e tyre organizoi dasëm gjakovare me Xenin…

 E premte  8 mars

Sot krejt dita shkoi në shenjë të 8 Marsit. Kudo dominuan gratë. Në shtëpi , në rrugë, në restaurante. Burrat sot punuan sipas motos “Lepe pekej”…

E shtunë 9 mars

Femrat edhe sot menduan se është festa e tyre, por kishin pas qenë në ëndërr!!!

 

Java në syrin tonë   3 mars  13       zeki vehapi 

E hënë  25 shkurt 

Sot në Gjakovë ishte ditë tregu. Kush po pyet për pare vec a ka shporta apo karroca marketi për me i vendos artikujt!?

 E martë  26 shkurt

 Në Gjakovë ka filluar aksioni për eliminimin e qenve endacak. Macet nuk kanë nevojë për aksione,sepse ato këtë muaj mirëkuptohen…

 E mërkurë  27 shkurt

 Sot u tha se 50 student gjakovarë do të marrin bursa nga komuna. Kriteret janë të ashpra. Kriteri kryesor është që studentët përfitues duhet të kenë durim derisa ti marrin bursat.

E enjte  28 shkurt

Këshilltarët komunal sot debatuan shumë tema prandaj për herë të parë iu sollën nga një makiato. Për këtë gjest pati pajtueshmëri mes pozitës dhe opozitës…

 E premte  1 mars

 Muaji mars në Gjakovë filloi me mot të bukur e me diell. Kjo është shenjë se do të kemi pranverë me borë.

E shtunë 2 mars

 Kinemeatografia kosovare po arrin suksese. Një organizatë studentore  në  festival filmi për korrupsion,  ndau oskare…

Java në syrin tonë      28 prill  13        zeki vehapi

         E hënë  22 prill

Sot ishte Dita botërore e planetit tokë. Eh, i fortë kishte pas qenë ky planeti jonë se cka po mban!!! U mbollen sot në parkun e qytetit rreth  1000 lule e të nesërmen disa prej tyre u avulluan!!!

 E martë  23 prill

 Shkollarët po kanë pushime të shumta, herë pushime verore, pranverore e herë dimërore. Si nuk po ju mbushet mendja diasporës të kenë më  shumë pushime në vit, e jo sikur tash vetëm verës. Pushimet e tyre në Gjakovë neve po na japin fuqi!!!

 E mërkurë  24 prill

U publikua lista e studentëve që përfituan bursa në vlerë prej 600 eurove në vit. 50 studentë përfitues u gëzuan e të tjerët …kësaj radhe ranë nga provimi…

 E enjte  25 prill 

 Ka filluar projekti per rregullimin e varrezave të qytetit. Sa mirë bile në atë dynja, ta kalojmë bukur, në gjenet…

E premte  26 prill

Maturantët kanë filluar kremten. Tash për tash nuk po pyet kush se me cfarë nota do ta përmbyll vitin shkollor apo provimin e maturës, por kur do të shkojnë në ekskursion dhe cka do të veshin në mbrëmjen e maturës…!

 E shtunë 27 prill 

Standardi ynë ka rënë dukshëm. Tryeza po bëhet më e varfër ,  prandaj nuk po munde as te vrapojme dhe nuk i kemi punët mirë me sport.

 Java në syrin tonë      21 prill  13        zeki vehapi

      E hënë  15 prill 

Pranverës së vonuar ia pam sherrin të gjithë. Domatet dhe specat në treg  nuk po lirohen!

 E martë  16 prill

Nëpër disa rrugë të Gjakovës kanë filluar punimet në mbulimin e gropave me asfalt. Sëpari ato po rrafshohen e pastaj do të mbulohen me shtresën e re të asfaltit. Ishalla nuk presin shumë se mos po hapen gropat e reja ….

 E mërkurë  17 prill

Parku në qendër të qytetit po rinovohet për tu bërë më i bukur. Dy pensionist duke parë se aty po hapen kanale nga punëtorët , i qortuan: Allahile pse po e prishni parkun!!!

 E enjte  18 prill 

 Sivjet po thonë se do ta kemi një fushatë të nxehtë zgjedhore,aq më tepër kur u tha se për një mbledhje të Kuvendit të Kosovës, një deputet merr 250 euro…

E premte  19 prill

Sonte u shfaq mjuzikli i parë me titull  “Gëzimi dhe Arjeta” që bënë fjalë për dashurinë dhe peripecitë e dy maturantëve. Skenën e parë të mjuziklit do ta dëshironin të gjithë maturantët- atë të dhënies së provimit të matures…

E shtunë 20 prill 

Vëllaznimi edhe sot në Mitrovicë vazhdojë me humbje. Po thonë se pati ndikim atmosfera pas marrëveshjes së  Brukselit.

 Java në syrin tonë      14 prill  13        zeki vehapi

      E hënë  8 prill 

Tregu kryesor i Gjakovës në ditën e pazarit ka filluar të bëhet i gjelbër, falë spinaqit dhe qepëve të reja. Jeshillëku i tyre po na  mahnit me bukuri edhe xhepat tanë…

 E martë  9 prill

 Shiut të madh nuk po i përballon as asfalti në rrugë. Dikush nuk është cilësorë, ose asfalti ose shiu sepse ka filluar të shembet…

 E mërkurë  10 prill

Pas mbledhjen së kapakëve të pusetave në Gjakovë me të madhe po vazhdon aksioni për mbledhjen e kapakëve të shisheve të plastikës.

 E enjte  11 prill 

 Pas një moti me vranësira e reshje të shumta shiu sot më në fund doli dielli dhe na ngrohi të gjithëve. Të ftohta mbeten vetëm disa premtime të kota…

E premte  12 prill

Sot u njoftua se Teatri Profesionist i Gjakovës, nisi provat për premierën e parë për këtë sezon,  komedinë “Revolveri”. Edhe dërrasat e skenës u gëzuan dhe qitën pushkë, se nuk kishin parë premierë  me sy që moti…

 E shtunë 13 prill 

Para ndeshjes futbollistike Vëllaznimi- Drita filluan punimet në rregullimin e rrethojave të fushës. Si duket kjo u bë me qëllim. E panë që futbolistët nuk po arrijnë të shënojnë, gola, i hapën rrethojat që të bëjë gola, publiku…     Por as kjo nuk bëri punë…            

Java në syrin tonë      7 prill  13        zeki vehapi

      E hënë  1 prill 

Sot ishte ditë e vecantë për tu kënaqur me rrena. Reporteri i Radio Gjakovës sot u lajmruan nga Aeroportii Gjakovës ku po nisej përfaqësuesja e futbollit të Kosovës drejtë Brazilit!!!

 E martë  2 prill

 Semaforët e Gjakovës janë karakteristik. Gjithkund përparësi u jepet këmbësorëve, ndërsa te ne veturave.Sapo ndezet e gjelbra, ti ec por  në gjysëm të rrugës ndezet e kuqja!!!

 E mërkurë  3 prill

Duhangjinjtë i mori pusi me Ligjin e ri kundër pirjes së duhanit në vendet publike. Kësaj rruge duket se do të shkojnë edhe kafeteritë dhe restaurantet 

E enjte  4 prill  

 Sipas disave, nuk paska nevojë për  kapakë në puseta, prandaj po i vjedhin… Shyqyr që nuk kanë dalë firma që mbledhin asfalt, se do të na linin edhe pa rrugë…

E premte  5 prill

Studentët udhëtarë po pyesin ku mbetën biletat e subvencionuara për uthëtim drejtë Prishtinës. Si duket ra Ura e Kramovikut dhe premtimi sharroi…

 E shtunë 6 prill  

Shkollarët i ka lodhur dimri i gjatë, me borë, shi e probleme të ngrohjes, që kishin vështirësuar procesin mësimor,  prandaj nga dita e sotme kanë dalë në pushime të pranverës kur moti është i butë dhe kur mundë të pushohet më së miri. 

 Java në syrin tonë     30 mars  13        zeki vehapi

       E hënë  25 mars 

Sot për vizitë në Gjakovë erdhi ambasadori britanez Jan Klif i cili u interesua për aeroportin e Gjakovës. Tash pasi rruga kah Kramoviku është ndërprerë për shkak të dëmtimit të Urës mbi Drinin e bardhë, udhëtimi në ajrë është me prioritet!!! 

E martë  26 mars

 Gropat në rrugët e Gjakovës janë bërë si dallëndyshet të cilat dikur paralajmëronin ardhjen e pranverës. Tash i shef gropat shumë nëpër rrugë dhe e din se paska ardh pranvera…

E mërkurë  27 mars

Sot u shënua dita botërore e Teatrit. Në Gjakovë kjo ditë u shënua në mënyrë të vecantë, në skeën, jo brenda por para Pallatit të Kulturës 

E enjte  28 mars

 Sot u diskutua per risit e Ligjit të Ndërtimit në Kosovë . U tha se me ligjin e ri më nuk do të ketë ndërtime pa leje dhe pa cilësi. 14 vjet boll ma!!!

 E premte  29 mars

Për ndriçimin publik të Gjakovës po zhvillohen reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Gjatë tërë natës rrugët janë në  terr!!!

E shtunë 30 mars

Po flitet se nja 400 qen endacak të rrugëve të Gjakovës gjuetarët i kanë derguar në tjetër dynja. Kjo shprehje ndoshta nuk do të jetë e rëndë për shoqatat që janë kundër eliminimit  të qenve endacak.

    Java në syrin tonë     24 mars  13        zeki vehapi

         E hënë  18 mars 

Sot ishte ditë tregu në Gjakovë. Në tregjet e gjelbra dominoi spinaqi. Gjakovarët blenë shumë spinaq, se po e shofin se viteve të fundit në gjak po i mungon hekuri… 

E martë  19 mars

 Nuk po na ec mirë me ekonominë. Me dasmat shyqyr Zotit, po!!!

 E mërkurë  20 mars

Vëllaznimi sot në Pejë luajti mirë por edhe  humbi mirë,  3 me 0.

E eenjte  21 mars

Sot zyrtarisht erdhi pranvera. Jo zyrtarisht erdhi vjeshta sepse shi ma të madh,  moti nuk  kemi pa.

E premte  22 mars

Sot u shënua dita botërore e ujit të pijes. Për nder të kësaj date e ngritëm nga një dolli me nga një gotë – jo raki, as cola,  por gotë me ujë…

E shtunë 23 mars

Në Gjakovë po mbahet edicioni i dytë i  Festivalit të Filmit të shkurtër me temë dashurinë. Adhuruesit e filmit , përmes 24  filmave konkurrues po kanë mundësi të shofin cka është dashuria për 20 vende të botës. Kur nga  këto realizime po e krahasojmë me investimet për kinematografinë  shqiptare, po na del se paraja po ia shtoka lezetin edhe dashurisë së filmave të vendeve tjera të botës…

                    Java në syrin tonë     24 mars  13        zeki vehapi

E hënë  18 mars 

Sot ishte ditë tregu në Gjakovë. Në tregjet e gjelbra dominoi spinaqi. Gjakovarët blenë shumë spinaq, se po e shofin se viteve të fundit në gjak po i mungon hekuri…

 

 E martë  19 mars

 Nuk po na ec mirë me ekonominë. Me dasmat shyqyr Zotit, po!!!

 E mërkurë  20 mars

Vëllaznimi sot në Pejë luajti mirë por edhe  humbi mirë,  3 me 0.

 E enjte  21 mars

 Sot zyrtarisht erdhi pranvera. Jo zyrtarisht erdhi vjeshta sepse shi ma të madh,  moti nuk  kemi pa.

E premte  22 mars

Sot u shënua dita botërore e ujit të pijes. Për nder të kësaj date e ngritëm nga një dolli me nga një gotë – jo raki, as cola,  por gotë me ujë…

 E shtunë 23 mars

Në Gjakovë po mbahet edicioni i dytë i  Festivalit të Filmit të shkurtër me temë dashurinë. Adhuruesit e filmit , përmes 24  filmave konkurrues po kanë mundësi të shofin cka është dashuria për 20 vende të botës. Kur nga  këto realizime po e krahasojmë me investimet për kinematografinë  shqiptare, po na del se paraja po ia shtoka lezetin edhe dashurisë së filmave të vendeve tjera të botës…

 

 Java në syrin tonë   17 mars  13                    zeki vehapi

E hënë  11 mars 

Investimet kapitale në Komunën e Gjakovës janë fokusuar kryesisht në rregullimin e rrugëve duke përfshi rehabilitimin, asfaltimin dhe pjesërisht ndriçimin e tyre. Ndërkaq investimet kapitale familjare në ushqim, rrymë, telefon e tjera janë fokusuar kryesisht në ditë më të mira…!

 E martë  12 mars

 Nuk po na ec mirë me ekonominë. Ekonomistët nuk e kanë bërë “hesap” korrupsionin. 

E mërkurë  13 mars

 Në  kuisin e diturisë me titull  “Evropa 2013” që u organizua sot në Gjakovë  për filloristët e grupmoshave 11deri në 15 vjeq nga komunat Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë më të mirët u treguan nxënësit e shkollës “Bajram Curri” nga Rahoveci. Athua Rahoveci është më afër Evropës a?!!!

 E enjte  14 mars

 Sa herë po përmendi 14-shin po më shkon mendja tek 14 shkurti dita e të dashuruarve, prandaj po më dridhet xhepi…

 E premte  15 mars

 Drini i rrëmbyeshëm dëmtoi Urën e Kramovikut dhe u ndalua qarkullimi trafikut. Tash për të udhëtuar në Prishtinë na bie rrotull. Thoshin, se për shkak se Gjakova nuk lidhet me ndonjë rrugë të rëndësishme, ka mbetur “zorrë qorre” e Kosovës. Tash si duket, derisa të ndërtohet Ura, do të na thonë, zorrë qorre me dioptri të lartë”…

 E shtunë 16 mars

Sot  u promovua libri “Lojrat popullore të Gjakovës”. Populli  po luan shumë lojëra, por pak po fiton….

 A ju kujtohet se si përpara e përdornim thënien “Mos u bofsh me të kajt(vajtuar) Rahoveci”,? Tash kanë ndryshuar gjërat Rahoveci është zhvilluar ekonomikisht. Po thonë : “Mos u bofsh me të kajt Gjakova”…

Këshilltarët komunal të Gjakovës edhe sot i dërguan “selam” Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit se duhet ta miratojnë vendimin për Universitetin Publik të Gjakovës. Para shumë vjetësh gjakovarët kërkonin Universitetin e dytë Publik në Kosovë e tash, po e kërkojnë të katërtin apo të pestin…

Sot në Gjakovë ishte si zakonisht ditë tregu. Ofertat nuk po mungojnë asnjëherë. Sot e dëgjuam edhe një muhalif dite. Oferta më e re  tregtare për një konsumator : Blej dy e merre një!!!

Projektet e Partneritetit Publiko Privat u disktuan sot në Gjakovë me përfaqësuesit e projektit “Nisma për Zhvillim dhe Stabilitete Fiskal”. Këto janë projekte që privatistët shfrytëzojnë pronën shoqërore dhe  punojnë, jo vetëm për të mirën e vet,  por edhe  të qytetarëve…

Vogëlushët gjakovarë u treguan të shkathtë në realizimin  filmave të shkurtër. Fituan vendet e para në Kosovë. Ndërsa për të rritur, demek për  filma të gjatë, në Prishtinë po na i presin teshat…(FILMAT…)

Për një vit në komunën e Gjakovës janë punësuar 407 persona. Mbi 6 mijë ende kanë vazhduar të shohin ëndërr një vend pune.

Arbahini,  që ka emër të egër nga mrazi, sot mbaroi ndërsa moti pranverës i gjasojë. Tash po i frikësohemi plakave…

Shiu i madh ka mbushur edhe pusetat në disa rrugë të Gjakovës. Shiu ka mbushur edhe disa bodrume të shtëpive. Shiu ka nxjerrë në shesh edhe bërllokun që hedhet nëpër puseta…shiu ka pastruar edhe Krenen… Shiu ka larë edhe rrugët… shiu na shpëtoi….

Në garat muzikore televizive  në Shqipëri, solistët nga Gjakova po shkëlqejnë. Në Kosovë televizionet tona po bëjnë gara televizive  të politikanëve, prandaj solistët nuk po vijnë në shprehje…

Kinematografia kosovare po arrin suksese. Një organizatë studentore, organizoi   një  festival filmi për korrupsion ku   ndau “Oscar”-e…

Faturat e larta të energjisë elektrike  irrituan qytetarët dhe zgjuan  debate edhe  në  rrjetet sociale, ku është debatuar rreth asaj se KEK-u ka trefishuar faturat e rrymës. Mirëpo ka pasur edhe shumë barsoleta që e ndoqën këtë gjendje. E para tipike gjakovare: “Kur e morra faturën mendova se mos  është për krejt mahallen”…!!! dhe e dyta: “Kur e pashë çmimin e shpenzimit të energjisë elektrike, më ra terri syve…”

 

            Java në syrin tonë   3 mars  13     shkruan:   zeki vehapi

        

E hënë  25 shkurt 

Sot në Gjakovë ishte ditë tregu. Kush po pyet për pare vec a ka shporta apo karroca marketi për me i vendos artikujt!?

 E martë  26 shkurt

 Në Gjakovë ka filluar aksioni për eliminimin e qenve endacak. Macet nuk kanë nevojë për aksione,sepse ato këtë muaj mirëkuptohen…

 E mërkurë  27 shkurt

 Sot u tha se 50 student gjakovarë do të marrin bursa nga komuna. Kriteret janë të ashpra. Kriteri kryesor është që studentët përfitues duhet të kenë durim derisa ti marrin bursat.

E enjte  28 shkurt

 Këshilltarët komunal sot debatuan shumë tema prandaj për herë të parë iu sollën nga një makiato. Për këtë gjest pati pajtueshmëri mes pozitës dhe opozitës…

 E premte  1 mars

 Muaji mars në Gjakovë filloi me mot të bukur e me diell. Kjo është shenjë se do të kemi pranverë me borë.

E shtunë 2 mars

 Kinemeatografia kosovare po arrin suksese. Një organizatë studentore  në  festival filmi për korrupsion,  ndau oskare…

 

Java në syrin tonë   24 shkurt   13       zeki vehapi

 E hënë  18 shkurt 

Mos hani peshk me prejardhje nga Tajlanda e as mos pini disa lloje të qumështit  se paska mundësi të kenë një prezencë të elementeve të dëmshme për shëndetin. Këto ushqime po i nënshtrohen kontrollit të detajuar, nga   Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës. Hani peshk vendor të Llukacit, Erenikut dhe të Drinit dhe pini qumësht të livadheve të Gjakovës…

 E martë  19 shkurt

 Metereologët sot ia huqen prognozes për motin.Thanë se do të ketë shi e borë, por në Gjakovë ishte verë!!! Kjo megjithatë është mirë për ne, por ishalla nuk na del në verë të bie borë…

E mërkurë  20 shkurt

Kur bleni kujdes nga kodet dhe cmimet e artikujve ushqimor. Shikoni a është emri i artikullit i vërteti, sepse mundë të paguani suxhuk shtëpie e ju keni blerë pulë….

E enjte  21 shkurt

 Në garat muzikore televizive  në Shqipëri, solistët nga Gjakova po shkelqejnë. Në Kosovë televizionet tona po bëjnë gara televizive  të polikanëve, prandaj solistët nuk po vijnë në shprehje…

E premte  22 shkurt

 Niveli i Liqenit të Radoniqit cdo ditë po mbushet me nga 4 centimetra në tërë sipërfaqen e tij. Po thonë se do të kemi ujë me bollëk edhe në verë nëse nuk i lajmë rrugët dhe ujisim kopshtet, sikurse edhe nëse i pagujamë faturat…

 E  shtunë 23 shkurt

 Pallati i sporteve në Gjakovë edhepse ishte planifikuar të rinovohet për tre muaj. Kjo nuk po ngjanë. Skuadrat tona po luajnë nëpër stadiume të qyteteve tjera. Publiku ndeshjet po i shikon në Gjakovë, në televizion…

RETH E RROTULL Gjakovës

Orët dhe minutat sot me  31  dhjetor 2012   kanë ecur më shpejt drejt mesnatës. Të gjithë shpejtonin për të blerë sa më shumë gjëra ushqimore dhe për ti ngrënë ato sa më shpejtë- për një natë, pa e ditur se muaji i parë i vitit i ka 31 ditë…

 

Viti i Ri 2013 në Gjakovë ka nisur me lindjen e vajzave. Thonë se vajzat e  kanë këmbën e lehtë e me fat ndaj  urojmë që ta kemi të lehtë edhe gjithë vitin…

 Vitin e  Ri disa gjakovarë e priten gjatë gjithë javës nëpër hotele e restaurante… Tashmë është e ditur se datën e dasmave po e caktojnë muzikantët, mirëpo nuk është ditur se edhe datën e ardhjes së Baba dimrit e caktojnë ata… 

Qendrat tregtare nuk po kanë kohë të marrin frymë nga tollovitë e konsumatorëve për festën e Vitit të Ri. Frymë lehtë po marrin vetëm xhepat tanë…

Sot lexuam se njerëzit jetojnë më gjatë, pra nuk plaken shpejtë nëse jetojnë në ambiente me ajër të pastër. Gjakova është qyteti më i pastër sa i takon ndotjes së ambientit nga fabrikat dhe tymtarët…! Do të jetojmë gjatë!

 Kompania e Ujësjellësit Radoniqi sot vlerësojë punën e suksesshme të vitit në furnizimin me ujë të pijes. Sa i takon cilësisë së ujit, u tha se cilësia e ujit që konsumojmë ne, është më e mira  në regjion. Vetëm “coca cola” mund të na kaloi…!!!

 Sot u shpallen më të mirët në sport  për këtë vit. Triumfoi futbolli i vogël. Futbolli i madh si duket  ka rënë në gjumë!!!

Komuna e Gjakovës shpalli bizneset më të suksesshme të vitit. Për arritjet në biznes biznesmenëve iu dhurua nga një kalendar, stilograf dhe një shkreps….! Kalendari iu dhurua për të mbajtur mend ditët e javës, shkrepsa për ti djegur dobësitë në biznes ndërsa stilografi për të shkruar sa më shumë numra e shifra fitimi….

 

Gjakova  shpalli fermerët më të suksesshëm të vitit 2012. Për dallim nga vitet tjera,  që ky manifestim mbahej në restaurante, sivjet u mbajt në Pallatin e Kulturës. Bujqit morën mirënjohje në skenë ndërsa  spektatorët provuan ushqimet në shkallët dhe  korridore të pallatit….

 Sot u vu guri themeltar i impiantit për riciklimin e mbeturinave dhe ujërave të zeza për prodhimin e energjisë elektrike dhe termike. Demek nga mbeturinat fitohet rryma dhe punësohen rreth 400 punëtorë. Sa interesant, 143 milion dollarë shkojnë në bërllogë…

Vuarja e Gurëthemelit të Qendrës inovative të biznesit në Gjakovë u shty për një termin tjetër, kur të ndreqet moti…

21 dhejtori 2012  ishte dita më e përfolur në botë për fundin e botës, demek kiametin. Nuk u  frikësuam fare,  se e dinim se po të përmbysej bota, do të kishim dalë nga ky kiamet!!! Edhe sot po flitet për 21 dhjetorin. Shpëtuam. Lexuam në fejsbuk  mesazhet e disa gjakovarëve: Përshëndetje! Nëse jeni gjallë ta bëjmë “like”, nëse nuk jeni gjallë –“koment”…

Sot u publikuan disa të dhëna interesante për gjendjen e vështirë sociale . 33% e banorëve të Gjakovës nuk kanë mundësinë e sigurimit të një racioni me mish në javë. E vërtetë qenka,  se po e mbajmë shpirtin vetëm  me gjizë me speca…

Rubrika  këtu e mbaron Vitin e Vjetër. Gëzuar Viti i Ri, me bereqet, dashuri e me  më pak xhelozi! Më shumë punë se dembeli!  Me më shumë vende të reja pune dhe më pak papunësi!  Me shumë dasma e kënaqësi , më pak familje pa kulm mbi kokë e varfëri…

Ha..ha..ha…- Hi, hi, hi… Urime Vitin e Ri…

RRETH E RROTULL Gjakovës

Kur tregu kryesor i pemëve dhe perimeve u transferua larg, nga qendra te Ura e Tabakut, ankoheshim në vështirësitë e udhëtimit këmbë deri atje , tash pas kaq vitesh kur këmbët nuk po i ankojmë, po përtojmë të shkojmë se nuk po kemi me çka me ble …

Në Gjakovë u shfaq një koncert madhështor i muzikës klasike ku morën pjesë anëtarë të Filarmonisë së Vjenës me violinistin Shkelzen Doli. Kërkesat për një biletë hyrëse  ishin jashtëzakonisht të mëdha.  Kishte edhe të atillë që më shumë ju pëlqente vtëm të ishin brenda në sallë se sa të dëgjonin e përjetonin muzikën e Vivaldit, Shtrausit… se zakonisht kur flasin për muzikën e tillë, thonë se  iu dhemb koka…

Gjakova për festa është veshur “kuq e zi”, me shpirtin patriotik, zemrën e bardhë, mendjen e hollë por me xhepa të lehtë!

Shumë ekskursione dështuan se festa i ra në mes të javës dhe nuk qe e mundur të lidheshin ditët e festës me fundjavën. Kjo ua prishi qejfin disave që ishin mësuar me ditët e zgjatura të festave e asnjëherë të mësohen  me ditët e zgjatura të punës…

Në Qafë Morinë të Gjakovës  u përurua autostrada digjitale Kosovë-Shqipëri. Tash mundë të flasim me internet të cilësisë së lartë. Përshembull fejsbukun (facebook) kanë fillu ta  përdorin edhe plakat. Ato po i këqyrin nuset për djem e nipat e vet… Pra,  për me fol e me u argetu po na krijohen kushte shumë  të volitëshme, por për me  punu, ma pak…

Nuk mbahet mend që për një ditë në Gjakovë të ketë pasur kaq shumë veprimtari kulturore e përkujtuese ku dominuan promovimet e librave dhe ku njerzit shpejtonin nga një sallë në tjetren. Në vend se këto të ndaheshin në disa ditë të javës  ato u mbajëtn për një ditë, pra ditën e shtunë… Duket se e shtuna është më e përshtatshmja sepse,  të dielen njerëzit  janë të zënë, është dita e banjos, e hëna ditë pazari, e martja dita e grave e kështu me radhë… nuk ka ditë tjetër të lirë…!

Distanca nga Gjakova në Pejë  është 36 kilometra ndërsa Prishtina rreth 90 kilometra, por po të udhëtoni me autobusë, për të njejten kohë mbërrini si në Pejë ashtu edhe në Prishtinë. Duket se deri në Pejë ka afro 50 stacione e deri në Prishtinë ka më pak ndalje…

Në Gjakovë u organizua festa e mjaltit. Bletët hedhen valle nga gëzimi por njëkohësisht protestuan se vizitoret nuk ua blenë aq sa duhet  produktin…

Çapitje gjakovare

 

Kafe llafe…

 

Na ka kaluar tashmë në traditë që për “punët e mëdha” të përditshmërisë, ekzistencës, punës, dështimeve dhe arritjeve të flasim më me zë në “oda”, “zijafete” dhe duke pirë kafe e duke zënë gojësh qindra tema nga më të ndryshmet pa u bërë edhe vetëkritik për atë që do të mundë ta bënim për të mirën e Gjakovës. Pyetni mikun tuaj se çfarë ka qenë fjalia e parë e bisedës së ditës. Qindpërqind do tu thotë se kryefjala e kuvendimeve ka qenë: Gjakova dikur ishte me kaq e kaq fabrika, me kaq e kaq  punëtorë, ndërsa sot po përpëlitet me njëqind halle dhe  ka ngec si “zorrë qorre” e Kosovës… 

 

Ky është realiteti I përditshmërisë gjakovare, kur rrimë e pimë kafe dhe bëjmë llafe, më shumë për dështime, keqpërdorime, pasurime të paligjshme se sa për të nisë një iniciativë, një nxitje , një përkushtim për ide të reja. Gjithnjë në pritje se dikush tjetër duhet të bëjë këto punët e përbashkëta, duke ikur vetë nga përgjegjësia morale,  që kemi secili nga ne si qytetarë të denjë që në zemër e kemi Gjakovën.