Humoreska :Në Shkugëz për sabahqejf
Hyrja
(Emrat e personazheve janë të improvizuar)
Uh, sa mirë këtu, i madh e i vogël po shkojkan për çdo mëngjes në Shkugëz për me thithë ajër të pastër. Çka kemi ne që nuk shkojim grumbull. Unë, ti, masnajne pi thirrim Atifetin e dajes, Arten e tezez , Kimetin … bohem boll, … kënaqem ?! I tha zonja Nergjivan, një mbrëmje vere, zonjës Litafet. Uh bash mirë e ki vallah… Po thojin krejt Gjakova qi pe shkojin atje.
Mu knaq , kafja e qeji 30 cent….badihava!!
Hajt bijo për çmim kush pe vet…. Unë e kom bo nijet pi Amerikës me ju qaros… A po shkojim nesër? I thojim Shipes me na qu me limuzinë. E kish marr patentin e kerrit qitash. Krejt me pesëshe, ma e mira… Ajo nuk priton hiq, se edhe oshtë merakli e natyrës. Na qon neve në Shkugëz e kthehet e ja fut gjumë deri ka 10-të e masnajne vjen me na marrë… Po bijo u mësu en gyrbet. Atje bojin gjimnastikë përditë…
Mjaftuan këto muhabete grash që të organizohet shkuarja dhe vendosja në një tavolinë me 10 karriga, në Shkugëz.
Shfaqja , për mysafirët skaj këtij grupi grash, që po dëgjonin muhabetin, filloi këtë verë, kur kamerieri solli kafet dhe qajat dhe kur nisi “simfonia” e cingërimës së gotave të çajit… Krisi edhe muhabeti për ta lexuar në vazhdime në revistën Gjakovapress..
Dita e parë
Sa lezet mori gra en kit gjelbrim en tona onët..
A pi shihni qito pisha..( të gjitha gratë e kthejnë kokën kah pishat) Me duar të mija qi i kom mjellë e shyqyr qi ma pruni Zoti mi pa…
A koke kon en aksion edhe ti a?
Krejt shkolla jemi konë ardhë…Shka e kemi pas profesorin e rreptë..Veç lezet u konë…
Shka koka bijo qyky qaj , po i vijka era baston!
Jo une morra kafe…koka e mirë…Kamijato e mirë!!!…
Makijato i thojin..ha..ha, ha…
Qashtu de…
Mes e paske qejin me fryta, qashtu i vjen era… Uhahhaa. Pije moter se te kënaq…
A e pat sa mirë e nisë veturen Shipja… na pruni filhall…
Perolla i koftë, t lumshin durtë moj Shipe, ishalla ta kthejim për të mirë..
Hajt e hezha punë e madhe, mes t ju ninë juve…Tash jam edhe n pushime t shkolles… kur të doni ju bi me veturë…
Gra, a pe merremi vesh qi për çdo sabah me ardhë..
Pse a e kemi punë të madhe, a po na kajin fëmitë a?! A vijim çdo ditë?
(Të gjitha njëzërit) Poooooo!
Hajde pra gëzuar..(cingerrojnë filxhanat )
En 6 e nji qerek ju me prit para dyrve e unë vij ju marrë… Viç pash Zotin mos u vonohi e me ju prit unë juve…Tfillohi ma shpejt…
Uh gra këqyrni qato sa lule t mira… Qysh ju thojin athu..
Lulë guri…
A hajgare pe bon a? Çfarë guri bijo.. kjo koka e buker sa ska mo…
Ja futa pa lidhje, ku di bijo unë çfarë emni kanë…
Me ja pa lulet e Temlushit… kuku nonë, si mu konë en gjenet… At aborr me nji mijë lule…Merakli bijo…Kur t oshtë njiri merakli e bon
qashtu aborrin.
A je kon n aborr temin? Uh , sa mirë pi man ame shoq. Qohet en pesë t ‘sabahit e rraxhamitet me to… Kur kesh en Velipojë vjet i pata marrë dy rrojë, do farë t’ luleve qi te na nuk ka… I mbjelli, tash jonë bo si rrush!!! Edhe në Sarandë u kon djali me nusen e i patën pru do lula…
Bijo aborrin mi majt pe duhet me punu gjithë diten… Tash jom lodh, nuk po kam takat mo…
Hajt mes u anko, qitash t ‘kanë ardhë ditë t’ mira..T ‘hini djali n’ punë, nusja mo arsimtare..500 euro rrogen, shka pe do ma mirë…
Mes pe ki qejf mu bo kryetare en vant Mimozes?!!
(Plasi gazi)
Vallha… bash hije i kish pas… Qysh oshtë e rreptë kjo, ju kishin tutë tonë…
Allahile zoja Nakije, mu pas bo kryetare shka kishe bo me Gjakoven?
Shka kisha bo?! Krejt rininë e kisha shti en punë..I kisha hap frabikat…E kisha bo kit van me lulëzu… I ka kap vorfnija gjinen qi mos vet…
Vallah disa kanë bo pare me thes e disa bukë s’po kanë me honger.. Çfarë vakti erdh…
Shka e kishe bo zojen Hidajet?
Ministre, me bo shka t’dojin kjo!!!
Jo falimineres, mirë jom qitu si pensioniste…Ishalla ma rrisin pensionin se nuk pe du qeter…
Jo hezha se ti je e zoja, s’ta kalon kush. T’kisha bo ma t’ madhen e doktorëve… Kush kish bo sherr kishe urdhnu me ja bo gjylponen…
(ha..ha..ha) Shka i ki fjeltë zoja Naxhije!
Eh… mu pas konë edhe nji herë e re e kisha ditë unë shka kisha bo…
Qika e djalit, ta ka ‘pre’ kryt, krejt si ti… E pash en fotografi për gramje t’matures, ma e bukra ish konë…S pehrri…Ku i blevi teshat…
En Shipni u shku…Ja pat mi marrë qato ja hiq…200 euro ju bon me këpuca, me frizurë…
Edhe frizuren e kish pas bo bukur… hallall…
Ishin kon kënaq en mramje t’ matures, deri n’ sabah…
Hajt hezha se qito ditë nuk ju vijin mo… le t’bojin sefa…
Qysh kaloi…
Kuku shka e ka bo nervoz nji profesor, dojke mi lon për vjeshtë….
Ani…
Rrnoft….pi di ti tash…hajt se t ‘kallxoj nji herë tjeter…
Z.V.
Vijon