Tuesday, November 5, 2024
AktualeLajme

Iniciativa për binjakëzimin e Gjakovës me Torinon

Në ditën e fundit të vizitës në Itali,  Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila,  realizoi një takim të rëndësishëm me kryetarin e Komunës së Torinos, z. Piero Fassino, ku u diskutuan katër pika kryesore për bashkëpunim që priten të konkretizohen me një marrëveshje së shpejti në mes të dy Komunave.

fassino_presentazione~s200x200
Piero Fassino- Kryetar i komunes TORINO

 

mimozakusari
Mimoza Kusari-Lila- kr.kom. GJAKOVES

Marrëveshja në mes të dy Komunave do të përmbajë bashkëpunime në aktivitetet ekonomike, edukative, turistike dhe kulturore. Ndër të tjerash, Torino dhe Gjakova do të organizojnë vizita biznesore në të dy qytetet për të promovuar potencialet investive dhe ato në tregti.

Qyteti i Torinos ka një GDP prej 45 miliardë euro dhe ështe qyteti i dytë më i fuqishëm në Itali. Në këtë qytet është edhe prodhuesi i njohur ndërkombëtar i automobilave “Fiat”. Gjatë këtij takimi, të dy kryetarët janë pajtuar që brenda pak muajve, Gjakova të bëj një prezantim të potencialeve investuese në Odën Ekonomike të Torinos, ku do të ftohen biznese italiane nga sektori i tekstilit dhe lëkurës, automobilistikës, përpunimit të drurit dhe procesimit të metalit. Për më tepër, bashkëpunimi do të jetë edhe në formë të shkëmbimit të studentëve gjakovarë me Universitetin e Torinos. Torino është poashtu një qytet studentor ku janë 2 nga 11 universitetet publike italiane dhe Universiteti i Torinos është një ndër universitetet më të mira në Evropë. Në fund të takimit u fol gjithashtu për pjesën e rëndësishme të promovimit të turizmit në të dyja vendet.

Kusari-Lila foli për mundësitë që ofron qyteti i Gjakovës, si në promovim të kulturës, ashtu edhe në atë të turizmit.

Marrëveshja për binjakëzim në mes të dy Komunave pritet të finalizohet brenda tre muajve, ku edhe do të konkretizohen të gjitha pikat e diskutuara.