Intelektualet gjakovarë kujtojnë miqesine me popullin amerikan
Me rastin e 12 vjetorit të ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit, që shkaktuan pikëllimin e thellë të mbarë botës demokratike, shoqata e intelektualëve Jakova, në një konferencë me gazetarë të mbajtur sot ka shprehë ngushëllimet më të thella për familjarët që humben më të dashurit e tyre dhe shprehë admirimin ndaj Qeverisë Amerikane për luftën e pandërprerë kundër akteve terroriste që cenojnë demokracinë .
Kryetari I shoqatës së Intelektualeve Jakova, Masar Rizvanolli i bëri një vështrim marrëdhënieve të mira tradicionale mes popullit amerikan dhe shqiptar nëpër shekuj, ndërsa tha se shoqata shprehë admirimin e thellë për luftën e suksesshme në mbrojtjen e demokracisë ndërkombëtare që zhvillojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miku i përjetshëm I popullit shqiptarë, që na ndihmoi në fitoren e Pavarësisë së Kosovës.