Nga numri më i ri i revistës Gjakovapress 143-online
1% Talent, 99% Punë
Argenita Fetahu, ka lindur më 1993 në Gjakovë, dhe ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, në Drejtimin e pikturës në klasën e piktores së njohur Zake Prelvukaj.
Ajo ka ekspozuar veprat e saj në ekspozita të ndryshme kolektive dhe ngjarje kulturore ne vend dhe jashtë vendit.
E ka të botuar një libër ilustrimi me titull “The stars are sparkling” (Yjet po ndriçojnë) më 2014. Fituese e shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo gëzoi dhe shumë mirënjohje e certifikata duke e cekur edhe nga vendet më të largëta siç janë: Egjipti, India, Tajlanda, Norvegjia, Meksika.
Kur keni filluar të merreni me art, pikërisht me pikturimin e muraleve?
“Po e nis andej nga edhe vetë e nisa”. Që nga fëmijëria kam qenë e dhënë pas vizatimit, atëherë ku nuk dija të dalloja vizatimin nga piktura, por përdorja edhe lapsin edhe ngjyrën.”E përkrah thënien ‘një për qind talent, nëntëdhjetë e nëntë për qind punë’, sepse dhe talenti fillon e zbehet kur nuk tenton ta ushtrosh e ta përfeksionosh”.
Me pikturimin e muraleve ka kohë që merrem mirëpo, mbas studimeve master jam përkushtuar më shumë gjë që sot në fokus i kam muralet dhe kjo më bënë shumë të lumtur.
A keni arritur të realizoni ëndrrën tuaj?
Ëndrrat e mia nuk kanë marrur fund, si çdo njeri apo më konkretisht si çdo artist edhe unë ëndërroj që një ditë të jem një artiste që të përfaqësoj vendin tim në mbarë botën.
Si jeni vlerësuar nga publiku i gjerë dhe cilat janë emocionet që të kanë
sjell publiku gjatë vizitave në ekspozitat e hapura kudo në Kosovë?
Veprimtaritë mbi vlerësimin dhe kritikën e veprave të artit janë veçanërisht të përshtatshme për një artist. Hapat e kritikës së artit janë: përshkrimi, analiza, interpretimi dhe gjykimi. Të gjitha opinionet nga publiku janë një shtytje për mua që të vazhdoj tutje.
Sa ndjehet e vlerësuar Argenita?
Së pari do thosha që ndihem e vlerësuar që nuk e humb besimin mbi veten duke pasur miq e artdashës gjithmonë pranë.
Pse e dashuruat profesionin e Artit mural?
“Jeta e njeriut nuk mund të paramendohet pa ekzistimin e ngjyrës, sepse ngjyra na asocion me ndjenjat e bukura të njeriut, me gëzim, hare, e shpesh edhe me ndjenjat e këqija, si: pikëllimi, vuajtja, vetmia etj.”
Të punosh një mural në çfarëdo niveli që do të jetë vepra artistike, do të varet nga gjendja emocionale e krijuesit. Dhe këto vepra rrezatojnë gjithnjë dhe në çdo kohë.
Në cilat ekspozita keni marrë pjesë deri më tani?
Kam marrur pjesë në ekspozita të ndryshme në vend dhe jashtë vendit.
Ku këtë vit isha pjesë edhe e shumë ekspozitave ndërkombëtare siç ishin në: Egjipt, Indi, Tajlandë, Norvegji, Meksikë etj.
Arti mural apo piktura?
Do thosha që të dyja, sepse secila e ka veçantinë e saj. Në çdo vepër qoftë në muri apo në pëlhurë krijuesi e shpreh imagjinatën apo fantazinë.
Për fund biografia e Argenitës?
Argenita Fetahu, është lindur më 1993 në Gjakovë, dhe ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, në Drejtimin e pikturës në klasën e piktores së njohur Zake Prelvukaj.
Ajo ka ekspozuar veprat e saj në ekspozita të ndryshme kolektive dhe ngjarje kulturore ne vend dhe jashtë vendit.
E ka të botuar një libër ilustrimi me titull “The stars are sparkling” (Yjet po ndriçojnë) më 2014.
Fituese e shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo gëzoi dhe shumë mirënjohje e certifikata duke e cekur edhe nga vendet më të largëta siç janë: Egjipti, India, Tajlanda, Norvegjia, Meksika etj.