Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Intervista: Lorik Pylla, kitarist

E kam njohur nga skena, aty ku dalin rëndom artistët e mëdhenj. E kam njohur fillimisht nga skena e Shkollës së muzikës Prenk Jakova , kjo fole e talenteve të muzikës në Gjakovë. Aty mes duartrokitjesh e kam parë Lorikun tek shpërndante tinguj magjeps të kitarës. Luante melodi nga më të ndryshmet të klasikëve të mëdhenj të muzikës. I bënte ato vepra më të dashura për shtresa të gjëra të adhuruesve. Kam dëgjuar vlerësime nga profesorët për këtë talent dhe për perspektiven e tij. E kam njohur pastaj nga çmimet e fituara në Festivale ndërkombëtare. Ka pasur prezantime të shkëlqyeshme, koncerte solistike, ka qenë mysafirë në shumë evinimente.  Loriku, një djalosh simpatik, i pafjalë e shumë punëtorë në dashurinë e tij për muzikën, ka rrugëtuar drejtë shkollave të njohura evropiane të muzikës. Vazhdon studimet në Gjermani, njëkohësisht shfaq koncerte, në vendlindjen e tij të dashur, në Gjakovë, që e ka përzemër, sepse nga ajo  ka marrë traditën, por edhe në vende tjera. Këmbëngulës për të arritur tutje, në kulmet e interpretuesve të muzikës me kitarë. Duke e njohur përkushtimin e tij për këtë instrument , punën e tij të palodhshme, Lorik Pyllën në të ardhmen do ta njohim akoma më tepër, duke na bërë krenar me arritjet e reja.

Lorik na trego si arrite të jesh student I Akademisë së Muzikës në Darmstadt të Gjermanisë.

Qëllimin e kisha nga fillimi të jem pjesë e klasës së profesorit Tilman Hoppstock dhe pas një pune intensive disa vjeçare arrita të kem nivelin e mjaftueshëm të pranohem në këtë lloj akademi me traditë mbi 200 vjeçare. Mund të them se provimi pranues ishte mjaft sfidues dhe pas pranimit  kënaqësia ishte e  dyfishtë ! Së pari sepse të jesh student në një institucion ku kanë diplomuar emra të mëdhenj të muzikës klasike është kënaqësi e madhe , dhe e dyta studimet janë relativisht të vështira sepse ka një plan-program të përgatitur nga ekspertë të fushës.

Si po të shkojnë studimet?

Studimet deri tani po shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam arritur të thith mjaft shumë informata gjatë këtyre dy viteve të fundit dhe po hyj në vitin e tretë edhe më i përgatitur dhe me vullnet edhe më të lartë për një progres të mëtutjeshëm. 

Ju mbajtët koncert në Gjakovë si ju priti publiku dhe çfarë vepra luajtët.

Koncerti në Gjakove shkoi me mjaft sukses dhe më erdhi mirë që interesimi i publikut ishte i lartë . Luajta repertorin që e kam përgatitur gjatë muajve të fundit. Pak a shumë sipas shijes sime muzikore dhe stilit të epokave që unë i preferoj më së shumti, pra me diversitet të kompozitorëve dhe stileve….(më gjërësisht në numrin më të ri të revistes Gjakovapress nr. 128)