Gjakovapress

Intervista Yllka Kuqi

yllkakuqi1

 

 

Psikologjia në radhë të parë ndërsa muzika për mua është hyjnore

 

Derisa në vitin e kaluar nuk ishte shumë prezentë në skenën muzikore, për shkak të përkushtimit më të madh ndaj studimeve të Masterit në psikologji, prezantimi me këngën e re “E jotja s’ jam” si dhe pjesëmarrja në shoun televiziv “Oksigjen”  janë dy risitë e këndshme me të cilat Yllka Kuqi hapëroi suksesshëm në këtë vit. Ka edhe plane tjera shume të rëndësishme, koncerte dhe pjesëmarrja në një mjuzikëll që do të realizohet në Gjakovë këtë vit në bashkëpunim me regjisorin zviceran Georg Darvash, ku do të ketë shumë pjesëmarrës dhe do të jetë gjithçka live. Për të gjitha ngapak flet Yllka.

 

Si është pranuar kënga më e re?

– Kënga ime më e re me titull  “E jotja s’jam” të cilën e kam promovuar gjatë ditëve festive në televizionet e Kosovës,  po pëlqehet dhe besoj se do të ketë sukses në vazhdimësi. Reagimet e para të adhuruesve të muzikës  janë shumë pozitive, që padyshim se më gëzojnë.  Së shpejti kjo këngë do të vjen e bashkangjitur me një videoklip, që ë do të jetë  pari në karrierën time prej solisteje.

 

Startuat edhe në shoë televiziv “Oksigjen”.  Si ishte fillimi?

Ftesa për të shkuar mysafire ishte shumë e mirëseardhur dhe vërtet kisha kënaqësinë sepse kalova shume mirë dhe u ndjeva rehat. Pas atij emisioni më ftuan që të jem pjesë e stafit si vokaliste dhe e pranova me shumë kënaqësi. Besoj se do të kalojmë një kohë të bukur bashkë me gjithë stafin, dhe besojë se  do të jemi të gjithë në funksion të “Oksigjenit” dhe suksesit të tij,  si një shoë i vërtet.

 

Çfarë mundë të na thoni për këtë program spektakli?

“Oksigjeni” është tashmë një ndër emisionet më të shikuara nga gjithë shqiptarët kudo që janë dhe pothuajse nga të gjitha moshat. Mendojë se kjo shikueshmëri po arrihet për shumë arsye: ka një rrjedhshmëri të natyrshme, biseda është shumë e këndshme me mysafire dhe qasja e veçantë ndaj mysafirit nga ana e humoristit  Besim Dina. Mendoj se pak njerëz e kanë guximin dhe aftësinë për të bërë spektakle të tilla televizive ku  gërshetohen muzika live dhe shume kualitative si nga instrumentistet dhe nga këngëtaret pastaj  kuizi,  që përcillet me shumë vëmendje dhe ndihmon ne shume aspekte etj. .( Më shumë në gazetë…)

 

 

 

Exit mobile version