Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Intervistë: Nëntor B. Oseku – JURISTI QË ARRITI NË SHUMË VISE SHQIPTARE TË PAPARA DERI MË TANI

Shkruan Hajrullah Hana

“Pasioni më ka ndihmuar çdoherë në arritjet profesionale, por edhe në aspektin shëndetësor. Udhëtimet zakonisht i bëj gjatë fundjavëve dhe festave zyrtare. Ky pasion më ka ndihmuar edhe në punën që bëj, sepse më relakson dhe më motivon për një fillim të mbarë te javës. Gjatë ecjes në male, njeriu çdoherë lirohet nga energjitë negative dhe mbushet me energji të reja, pozitive”, thotë Nëntori i cili bashkë me udhëtimet me apartin fotografik merr në veçanti  bukuritë e rralla të trojeve shqiptare.

Kush është Nëntor B. Oseku?

Jam i lindur në Gjakovë;  shkollën fillore e kam mbaruar në shkollën “Mustafa Bakija” në Gjakovë,  ndërsa shkollën e mesme ne Gjimnazin  “ Hajdar Dushi” ne Gjakovë.  Kam studiuar ne Fakultetin Juridik ne Universitetin e Evropës Juglindore ne Tetovë. Punoj si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Si lindi dashuria për të eksploruar të panjohurat e viseve shqiptare (lumenj, male, kanione, ujëvara, laguna etj.)

Së pari, në Gjakovë kam filluar pasionin tim. Gjakova më ka ofruar shumë si fëmijë, duke u nisur me lumenjtë për të cilët edhe sot e kësaj dite kam shumë nostalgji – për lumin Erenik dhe për Drinin. Fillimisht jam marrë me sportin e skijimit deri në vitin 2009, kur e kam pësuar një aksident të rëndë, në qendrën e skijimit ne Brezovicë. Për trajtimin e këmbës në atë kohë është kujdesur doktor Burim Sahatçiu, të cilin dua ta falënderoj përzemërsisht. Ai, përkundër vështirësive, asnjëherë nuk e ka humbur durimin dhe më ka motivuar, duke më thënë: “Ti prapë do t’u kthehesh maleve, edhe më i fortë se çke qenë përpara”, gjë që ndodhi më vonë, sepse unë pas një viti të aksidentimit iu ktheva ekspeditave nëpër male. Ndërkaq, pas shtatë vjetësh unë u riktheva nëpër shpatijet e bjeshkëve duke vijuar me sportin tim të preferuar – skijimin, me të cilin merrem edhe sot e kësaj dite. Pas trajtimit mjekësor të këmbës, dëgjova se në Gjakovë është një shoqatë bjeshkatare, “PASHTRIKU”. Kam kontaktuar me anëtarët e asaj shoqate dhe jam anëtarësuar. Pastaj kam filluar edhe udhëtimet në Shqipëri, Maqedoni dhe Malin e Zi, duke i njohur edhe skutat më të fshehura të trevave shqiptare…. (shkrimin e plotë mundë ta gjeni në numrin më të ri të revistes Gjakovapress Nr. 128)