Friday, March 29, 2024
AktualeKulturëLajme

Inva Mula në Gjakovë?

 

Sopranoja e shquar shqiptare me renome ndërkombëtare Inva Mula ka marrë ftesë nga komuna e Gjakovës që të jetë në kremten e 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit. Ajo është e bija e kompozitorit dhe këngëtarët më të talentuar në Shqipëri, gjakovarit Avni Mula dhe kudo ku është prezantuar kurrë nuk ka harruar ta përmend Gjakovën.

Ftesën për të ardhë në Gjakovë dhe për t’ia vlerësuar gjithë kontributin që ka dhënë në afirmimin e qytetit por edhe të gjithë shqiptarisë,  ajo e ka pritur e entusiazmuar sepse siç ka thënë ndjehet sikur në qytetin e vet, por vetëm angazhimet më parë të paralajmruara do ta pengonin që të vie në Gjakovë për ta marrë cmimin e Ambasadorës së qytetit. Jo zyrtarisht mësohet se Inva po shikon mundësinë që data e ardhjes në Gjakovë të mos përputhet me koncertin e paralajmruar  në Shangaj të Kinës.

Ardhja e Inva Mulës në krenten e çlirimit të Gjakovës, padyshim se do ta madhështonte këtë festë të gjakovarëve. Ajo dashurinë e publikut artdashes të Gjakovës e kishte perjetuar edhe në një koncert vite më parë në Pallatin e Kultures kur, pos interpretimit të veprave të kompozitorëve botëror,  bashkë me babain Avni Mula kënduan kengën për Gjakoven, që e kishin komponuar nergut për këtë shfaqje.