Saturday, December 28, 2024
Sporti

Javë e varfër për klubet sportive gjakovare

vellaznimiKjo javë që e përcollëm ka qenë zhgënjyese për klubet tona sportive. Futbollistët e Vëllaznimit kanë pësuar  2 me   në Podujevë nga Llapi dhe kanë humbur pozitën e parë në tabelën klasifikuese të Ligës së parë të futbollit. Edhe juniorët e Vëllaznimit kanë pësuar në Pejë me Besën 2:0. Vetëm skuadrat përfaqësuese të Gjakovës në Ligën e dytë futbolistike Luftëtari dhe Rilindja e Kosovës nga Skivjani kanë shënuar fitore. Luftëtari ka mposhtur Lirinë e Mamushes  5:0, Rilindja e Kosovës ka mundur Minatorin 2:0.
Tri skuadrat e hendebollit nga Gjakova kanë pësuar humbje këtë javë. Në konkurrencën e meshkujve Vëllaznimi ka pësuar humbje në Samdrexhë 24:25. Në konkurrencën e femrave Vëllaznimi humbi në Ferizaj me Kastriotin 41:24 ndersa Shqiponja në teren të vet humbi nga Prishtina me rezultat 30:40.
Vetëm basketbollistët e Vëllaznimit kanë shënuar fitore. Ata mposhten ekipin NEVV born të Prishtinës me rezultat 104:75.