Thursday, January 2, 2025
AktualeLajme

Ka ndërruar jetë Asambleisti I Gjakovës Gent Olloni

Gent olloniDerisa po mbahej mbledhja e tretë me radhë e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, dhe pas disa minutash të diskutimit në foltoren e kësaj mbledhje të mbajtur të martën, ka pësuar infarkt të rëndë, këshilltari I AKR_së në Asamblenë Komunale, Gent Olloni. Ka qenë i pasuksesshëm intervenimi I menjëhershëm I mjekëve që ishin present në mbledhje, por edhe në Emergencën e spitalit të Gjakovës. Genti vdiç rreth mesdites së sotme. Ky lajm ka tronditur  qytetarët e Gjakovës dhe jo vetëm ata. Rrjetet sociale dhe bashkëbisedimet e paradites së sotme I janë dedikuar këtij rasti të rëndë, ndërkohë që me disa nga  të tilla vdekje-infarkt,  gjakovarët janë tronditur gjatë muajit të fundit  Mbledhja komemorative për vdekjen e Gentit do të mbahet të mërkurën me 8 Prill në orën 11.00 në Pallatin e cultures Asim Vokshi..

Kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila në rrjetin social ka shkruar se …’ Sot me datën 7 prill të vitit 2015 pas një sulmi në zemër gjatë seancës së Asamblesë Komunale në Gjakovë, në Spitalin Rajona ”Isa Grezda” u nda nga jeta asambleisti i AKR-së z.Gent Masar Olloni .Z. Gent Olloni ishte I lindur me 18 gusht të vitit 1972.
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa vijoi fakultetin e Makinerisë, Univerziteti i Prishtinës dhe së fundmi ishte absolvent në Menaxhimin Ekonomik.
Z. Olloni, kishte një përvojë të gjatë në menaxhim. Që nga viti 2003 ka punuar si menaxher i degës së IPKO në Gjakovë.

Në zgjedhjet e fundit lokale u zgjodh asambleist i AKR-së në Asamblenë Komunale.

Sot, pas eksponimit të tij në mbledhjen e tretë të Asamblesë, z. Olloni pësoi një sulm masiv kardiak. Përkundrejt ndihmës së parë e cila iu dha menjëherë nga mjekët prezent në sallën dhe Emergjencës e cila arriti pak minuta më vonë, z. Olloni nuk arriti të përballoi këtë sulm dhe ndërroi jetë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë. Olloni la pas vetes gruan Dafinën dhe dy fëmijët, Enxhi dhe Erindi.

Kuvendi Komunal i Gjakovës në nder dhe kujtim të jetës dhe veprës së Asambleistit Gent Olloni, organizon mbledhjen Komemorative nesër datë 8 Prill, 2015 në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë me fillim në ora 11:00.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari Lila dhe Asambleja Komunale e Gjakovës, shprehin ngushellimet më të sinqerta familjes Olloni dhe gjithë miqëve dhe të afërmve të Asambleistit si dhe subjektit politik AKR. Puna dhe vepra e tij do të mbetet gjithmonë frymëzim për bashkëpunëtorët, ka shkruar në Facebook, kretarja Kusari Lila.