Wednesday, April 3, 2024
Sporti

Ka përfunduar afati kalimtar I hendbollistëve, vetëm KHF Shqiponja me risi

Ka përfunduar afati i rregullt kalimtar për hendbollistë dhe hendbolliste.  Duke marrë parasysh  situatën e përgjithshme të krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, numri i kërkesave të paraqitura mund të vlerësohet i kënaqshëm. Pandemia ka goditur rëndë edhe hendbollin, por klubet megjithatë po punojnë për organizim për edicionin e ardhshëm. Plot pesë skuadra do të luajnë në Evropë në edicionin e ardhshëm të garave, që është numër shumë i kënaqshëm. Sa i takon klubeve gjakovare të hendbollit, vetëm klubi i femrave Shqiponja në këtë afat ka sjell risi. Derisa Alma Nivokazi ka kaluar tek Prishtina, dy hendbolliste kanë përforcuar Shqiponjen: Shpresa Fazliu që ka ardhë nga Kastruioti i Ferizajt dhe Gulgut Gjita nga klubi i hendbollit Klik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *