Tuesday, April 2, 2024
Gjakova Presss

Kanë filluar dekorimet për Festat e fundvitit

Me fillimin e muajit Dhjetor  ka filluar ngadalë të ndjehet atmosfera e festave të fundvitit. Komuna ka ndarë 13 mijë euro për ta stolisur qendrën e qytetit. Në parkun kryesor tashmë janë vendosur kiosqet, që do të punojnë gjatë këtyre festave dhe po përgatitet tereni i patinazhit skaj Pallatit të Kulturës  sikurse edhe vitin e kaluar. Në ndërkohë një pjesë e stolirave janë vendosur dhe ndriçuar  për të vazhduar përditë e më shumë  me të tjera dekorime. Të premten në mbrëmje janë ndezur vetëm një pjesë e dritave që shifen në këto foto.

Të parët që e kanë nisur këtë përgatitje për festat e Vitit të ri,  ishin nga qendrat tregtare të komunës. Në shumë prej tyre ka kohë që kanë arritur ofertat dhe janë vendosur këndet e veçanta për dhuratat e Baba dimrit.

As fshatrat nuk kanë ngec pas.  Fshati Pjetershan i cili gjendet pak kilometra larg Gjakovës edhe këtë vit është stolisur në mënyrë të veçantë. Si çdo vit tjetër, banorët e këtij fshati kanë ndriçuar hapësirën përreth famullisë. Një gjë e tillë tashmë është bërë traditë  dhe atraksion edhe për vizitorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *