Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik filloi së realizuari projektin për rregullimin e shtigjeve për ecje rreth Kanionit të lumit, ndriçimin e tyre si dhe ndriçimin e urës.
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini në fillimin e këtyre punimeve tha që është duke u punuar njëkohësisht në shumë projekte turistike të cilat iu dedikohen tërësisht qytetarëve të komunës sonë.
Urë guri me një hark gjysmërrethor mbi lumin e Drinit të Bardhë në rrugën Gjakovë-Prizren. E shoqëruar me legjenden e ndërtimit të saj sikurse kalaja e Shkodres. E bukur për shkak të pozitës së saj mes Gjakoves e Rahovecit, me hyrje nga kanioni dhe dalje në rrafshin e fushave të Hasit. Kjo Urë për shkak të pozitës së saj dhe bukurisë që paraqet në këtë zonë, ka qenë dhe mbetet inspirim I shumë piktorëve, fotografëve dhe krijuesve përgjithsisht.
U shkatërrua tërësisht gjatë Luftës së Parë Botërore. Më 1942 u rindërtua nga SIMONSENI i Italisë.
Është e gjatë 37 m., e gjërë 7 m. dhe e lartë 18,50 m. Dëmët që pësoi gjatë luftës së vitit 1999 I evitoi KFOR-i italian. Në veri të saj shtrihët një kanion i bukur.
Aty zhvillohën garat vjetore kërcim së larti nga ura.