“Karnavalet e Korçës” marrin duartrokitjet e gjakovarëve
Skena e Teatrit të Gjakovës të mërkurën në mbrëmje ishte “pushtuar” nga aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës të cilët luanin e këndonin në komedinë “Karnavalet e Korçës” me tekst të Spiro Çomoras dhe në regji të Altin Bashës. Dhe për këtë lojë ata morën shumë të qeshura dhe duartrokitje të gjata nga adhuruesit e artit skenik në Gjakovë, që kishin mbushur sallën.
Personazhet kryesore të shfaqjes, aktorët e shquar Luan Jaha, Ilire Vinca dhe Edona Reshitaj u shprehen të lumtur që mundi që kishin bërë të 12 aktorët e shfaqjes me regjisorin Altin Basha po u “shpaguhej” me pritjen e ngrohtë të publikut. Regjisori Altin Basha, deklaroi se kjo komedi shfaq peizazhin e jetës së një shekulli më parë që zhvillohej në Shqipëri, ndërsa për publikun gjakovar u shprehë se “Tashmë dihet se Gjakova ka një publik të mrekullueshme që e don fort artin dhe se kjo skenë merr me vete përgjegjësinë e të gjithë aktorëve që luajnë”.
“Karnavalet e Korçës” është një shfaqje me plot situata komike që ndodhin në familjen e njohur shqiptare të tregtarit Nikollaq Jorganxhiu rolin e të cilt e laun Luan Jaha, ndodhë nami kur vajza e tyre Afroviti që e luan Edona Reshitaj tashmë 30 vjeçare, mbetet pa martuar. Nikollaqi dhe gruaja e tij Olimbia në interpretim të Ilire Vinces ngrisin në këmbë gjithë Korçën në kërkim të dhëndrit të duhur. Ai duhet të jetë i shkolluar, të ketë zë në fshat dhe një pasuri që të ia mbushë syrin babait lakmues, Nikollaqit, i cili ka kthyer shumë krushq vetëm për këtë arsye. Këtu nisin edhe situatat komike që bëjnë për të qeshur publikun e teatrit.
Elementet e kësaj shfaqjeje ishin të sinkronizuara me muzikën e realizuar nga kompozitori, Trimor Dhomi. Skenografia e kostumet ishin përgatitur me mjaft sukses nga Iliriana Loxha Basha