Gjakovapress

Kastriot Jupa shpallet sulmuesi më i mirë në kampionatin botëror

Kastriot-Jupa-659x659Në Prishtinë  u mbajt edhe ceremonia e mbylljes së këtij kampionati ku ishte I pranishëm edhe presidenti I Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit Hasan Moustafa. Ishujt Faro janë fitues të Kampionatit Botëror të Shteteve në Zhvillim, pasi e mposhtën në finale  Letoninë dhe kështu e fituan Medaljen e artë, kurse Letonia të argjendtën. Ndërkaq, Kosovës i takoi medalja e bronztë.

U ndan edhe çmimet për hendbollistët më të mirë të kampionatit. Në ceremoninë e dhënies së shpërblimeve dhe medaljeve, si hendbollistë më të mirë u nderuan Kastriot Jupa dhe Kreshnik Krasniqi nga Përfaqësuesja jonë.. Epitetin e pivotit më të mirë e mori hendbollisti gjakovarë i përfaqësueses së Kosovës, Kastriot Jupa. Ai ka dalë nga shkolla e hendbollit gjakovar duke zhvilluar aktivitetin në klubin e hendbollit Vëllaznimi dhe aktualisht është pjesë e Besa Famiglia të Pejës. Gjatë të gjitha ndeshjeve që luajti përfaqësuesja e Kosovës, Jupa dëshmoi për talent, shkathtësi dhe precizitet.

“Fatmirësisht kemi treguar paraqitje shumë të forta.
Kemi qenë  shumë të motivuar . Çelësi i këtij suksesi ishte loja kolektive e zhvilluar. Kemi luftuar sikur të jemi një trup i vetëm. Ky bashkim na ka bërë më të fortë dhe më të uritur për fitore. Me këto paraqitje  dëshmojmë se hendbolli kosovar ka vlera”, ka thë Jupa.

Kur jemi tek hendbollistët gjakovar, në këtë kampionat ka shkëlqyer edhe portieri Arbër Curri me pritjet e tija bravuroze duke ngritur shpesh në këmbë tifozerinë. Në Pallatin e rinisë në Prishtinë, ku përfaqësuesja jonë ka zhvilluar garat, nuk kanë munguar transperantet “Jupa dhe Curri krenaria jonë”.

Me te miret dhe radhitja e ekipeve marre nga faqja zyrtare e IHF

After the final, the All-Star Team of the tournament was awarded:
Best Goalkeeper: Fonsho Isaac Junior – Cameroon
Best Left Wing: Rosing Rasmussen – Faroe Islands
Best Right Wing: Karl Roosna – Estonia
Best Center Back: KreshnikKrasniqi – Kosovo
Best Left Back: RaimondsTrifanovs – Latvia
Best Right Back: Aki Egilsnes – Faroe Islands
Best Pivot: Kastriot Jupa – Kosovo
Best Scorer: Svetlin Dimitrov – 64 goals – Bulgaria
MVP: Kragesteen Trondur – Faroe Islands

The finals standings of the first IHF Emerging Nations Men’s Championship are as follows:

Pos National Team
1. Faroe Islands
2. Latvia
3. Kosovo
4. Uruguay
5. Estonia
6. Moldova
7. Cameroon
8. Malta
9. Great Britain
10. China
11. Bulgaria
12. Australia
13. Ireland
14. Albania
15. Andorra
16. Armenia

(gjakovapress.info)

Exit mobile version