Gjakovapress

Katër shkolla nga Gjakova në mesin e fituesve në “Kosovision Contest”

Shkolla Mazllum Këpuska

Shkolla”Mazllom Këpuska”, me projektin “Punëtoria me dyllë të qirinjve”; shkolla “Fehmi Agani” me projektin ‘Dhoma didaktike” dhe “Këndi ekologjikë argëtues”; shkolla”Sulejman Vokshi në Smolicë, me  projektin:”Sera e luleve” dhe shkolla “Dëshmorët e kombit” e fshatit  Shqiponjë, me projektin: ”Kultivimi  pemëve dhe perimeve”.

Në këtë garë, nxënësit fitues janë shpërblyer me nga një dhuratë  me emblemën e Kosovisionit, ndërkaq klasa me 500 euro për implementimin e projekt idesë.

Faza e dytë e këtij aktiviteti nisë me 18 shkurt, me implementimin e projekteve fituese  dhe përfundon me hapjet solemne me 17 maj të këtij viti.

Ky eveniment, sipas Tahir Bakallit, bashkëpunëtorit të projektit në Gjakovë, jo vetëm që e ka karakterin garues, por ngrit te kjo gjeneratë shpirtin e tyre kreativ, punën e tyre të pavarur e kolektive si dhe zhvillon tek këta fëmijë idenë për çështjen e vizionit se si e shohin ata të ardhmen e Kosovës.

Bakalli, thotë se kjo garë, paraprakisht është zhvilluar nëpër klasa dhe pasi i kanë kryer të gjashtë orët,  nxënësit, përfundimisht kanë konkurruar me një pano-hamer dhe një projekt ide. Në pano, nxënësit kanë paraqitur vizionin e tyre për Kosovën duke përdorur: vizatime, ngjyrosje, mjete ricikluese, ese, poezi, fotografi, etj. të ndarë në katër fusha: Arsimi, Infrastruktura e mjedisi, Bashkëjetesa dhe Ekonomia.

Në vitin shkollor 2014/2015 sipas marrëveshjes në mes të Ministrisë së Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës dhe Agjencisë zvicerane në Kosovë, ky projekt do të kaloj në mbikëqyrjen e MASHT-it, si lëndë zgjedhor për klasat e pesta.

Projekti  mbahet me donacion të Zyrës zvicerane për zhvillim në Kosovë, MASHT-it dhe me implementimin e Qendrës për Arsim të Kosovës.

Exit mobile version