Tuesday, November 5, 2024
Sporti

KB Gjakova e re shënon fitore nga Prishtina e re

Fitore të vlefshme në çastet e fundit ka shënuar KB Gjakova e re në ndeshjen e xhirosë së 19-të Ligës së parë të basketbollit të Kosovës që u zhvillua të hënën në mbrëmje në Pallatin e Sporteve në Gjakovë në lojë me KB Prishtina e re, me rezultat  71:68.

Anipse gjatë gjithë ndeshjes KB Gjakova e re avancoi dhe ishte më e mirë se skuadra nga kryeqendra, në 3-4 minutat e fundit, epërsinë e mori KB Prishtina e re, që ishte vërtetë një befasi kur mendohej se ndeshja ishte kryer sa I takon fituesit. Roni Dahsyla që shënoi 18 pikë, me treshe vulosi fatin e ndeshjes për skuadrën nga Gjakova. 17 pikë i shënoi Çeku dhe 13 Mufutala.

KB Gjakova e re tash ka 23 pikë dhe gjendet në pozitën e 8-të në tabelë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *