FBK i kishte dhënë mundësinë skuadres Kuq e Zi që të bëhet anëtar i 9 i superligës duke kërkuar disa kushte për aplikim. Mirëpo sipas njohtimit zyrtar, KB Vëllaznimi ka sqaruar pse nuk ka aplikuar për superligë.
Deklaratë zyrtare
Duke marrë parasysh të gjitha zhvillimet e fundit, e sidomos kërkesën e FBK-së për pagesë prej 10,000€ për aplikim e Wild-card, që është ofruar si mundësi për antarsimin tonë në Superligë, KB Vëllaznimi për shkak të pamundësive organizative ka vendosur t’i vazhdoj garat në Ligën e Parë.
Në ansjë bisedë direkte me FBK-në nuk është përmendur që do të kërkohet nga ne të paguajm 10,000€ për pjesmarrje në Superligë. Tema gjithmonë ka qenë për ZHGJERIMIN E LIGËS dhe që detajet do të dihen që ne Maj 2021. FBK vetëm në 04 Gusht 2021 ka njoftuat për detajet dhe për Kërkesen prej 10000€.
Ka qenë e pamundur për neve që të përgatitemi për Superligë, kur afati kalimtar përfundon më heret sesa afati i aplikimi për Superligë.
Ne si klub nuk pranojmë të jemi pjesë e një gare kur nuk mund të jemi në nivele të garës. Ne nuk duam të jemi pjesë e Superligës kur që në fillim nuk jemi të barabart me klubet tjera.
Si përfundim, Kryesia e Klubit ka vendor që të garoj në Ligën e Pare me synimin e vetëm inkuadrimin në Superligë. Ne premtojmë që do të vazhdojmë me angazhim dhe organizim serioz sikur vitin e kaluar.
Me rrespekt,
KRYESIA E KLUBIT