KB Vëllaznimi me përforcimin e ri
Humbjet e fundit të KB Vëllaznimi, kanë ndikuar që udhëheqësia e saj të kërkoi të përforcoi skuadren me synimin për të arritur në këtë kampionat mes 6 skuadrave të elites. Qendra Da’Quan Cook është përforcimi më i ri te KB Vëllaznimi. Cook (205 cm) është prezantuar të premten tek ekipi nga Gjakova, pjesë e të cilit do të jetë deri në fund të këtij sezoni.
Cook ka përvojë të madhe ndërsa e njeh Superligën e Kosovës. Ai sezonin e shkuar ishte pjesë e Sigal Prishtinës për një periudhë të shkurtër, ku luajti në kampionat dhe Ligën Ballkanike.
Cook pati një mesatare prej 8 pikëve e 4 kërcimeve për ndeshje te Prishtina.
Ai karrierë ka bërë edhe në Tunizi, Katar, Marok, Arabi Saudite, Kazakistan, Francë, Britani , Kinë e shumë vende tjera.
KBVëllaznimi të shtunën prej ores 19.00 në Gjakovë e prêt KB Bashkimin e Prizrenit.