Gjakovapress

KB Vëllaznimi mposht Prishtinën, shpallet kampion vjeshtor

Të enjten në mbrëmje, basketbollistët e Vëllaznimit e mbyllen stinorin  vjeshtor me 9 fitore duke e mposhtur KB Prishtina e re me rezultat 84:67 ( 21:18, 22:15, 19:10 dhe 22:24). Në pallatin e sporteve Shani Nushi, në një atmosferë sportive, Vëllaznimi tregoi lojë cilësore dhe dëshmoi se është ekipi më i përgatitur për tu kthyer në superligë.

Kësaj radhe dora nuk iu dridh amerikanit Nevvson i cili shënoi 29 pikë ndërsa nga distanca për tri pikë shënoi 7 herë. Efikas u tregua edhe Arion Balluku me 26 pikë që ishte “motori” i skuadrës gjakovare dhe kapiteni Driton Rraci që po u shërben si motivues të gjithë lojtarëve.

Kryetrajneri  i Vëllaznimit Shkumbin Kumnova pas ndeshjes tha se me këtë fitore e kemi përmbush planin e pjesës së parë të kampionatit.

“Synimi ynë është superliga. Gjatë pushimit dimëror do të shohim rrjedhën e përforcimeve në ekipet tjera konkurrente, për të qenë të gatshëm që si klub të reagojmë edhe ne” tha Kumnova.

Exit mobile version