Ndeshja e javës së dytë në elitën e basketbollit kosovar e zhvilluar të dielën në mbrëmje, në Gjakovë në mes të KB Vëllaznimit dhe Rahovecit u shndërrua në një atmosferë të rrallë sportive që për shumë vite kishte munguar. Në Pallatin e mbushur të sporteve, nën mbështetjen e tifozëve “kuq e zinj” dhe gjithë publikut, basketbollistë e Vëllaznimit pas dy kohëve shtesë arritën ta mposhtin Rahovecin me rezultat 94:87.
Nderkaq Broën ishte I mahnitur me atmosferen e bukur dhe mbështetjen e pandalshme të tifozerisë
Para takimit, solemnisht u nda nga loja aktive kapiteni shumëvjecar I KB Vellaznimi, Dritan Rraci për të vazhduar tash e tutje si ndihmës trajner.