Site icon Gjakovapress

KB Vëllaznimi shkëlqen në Prizren

Basketbollistët e Vëllaznimit kanë treguar lojë cilësore të shtunën në mbrëmje në lojë me Ponte Prizrenin duke e mposhtur me rezultat 71;88. Me këtë fitore kanë ndërprerë serinë e tri humbjeve që solli edhe largimin e ish kryetrajnerit Franko Sterle. Sonte takimin e drejtoi Josip Plantak.

Në çerekun e parë u zhvillua lojë kryesisht e barabartë, ku Vëllaznimi  kishte epërsi deri në gjashtë pikë, megjithatë, vendasit nuk lejuan shkëputjen e tyre dhe këtë pjesë e fituan 26:23. Periudha e dytë ishte vendimtare në këtë sfidë. Pesë minutat e parë të kësaj pjese ishin të barabartë, por më pas kuqezinjtë u shkëputën, duke arritur epërsi prej 12 pikësh, për të shkuar në pushim me rezultat 43:55.

Në pjesën e dytë, vendasit bënë përpjekje maksimale që të rikthejnë rezultatin, por kuqezinjtë ishin të vendosur për fitore, duke dhënë 100 % nga vetja e tyre, duke thelluar epërsinë deri në 20 pikë, 68:88, ndërsa triumfuan në fund 71:88.

Më efikasi ishte Adger me 24 pikë I pasuar nga Brown me 17 kosha.

Vëllaznimi ka dy fitore e katër humbje, kurse Ponte Prizreni ka tri fitore e tri humbje. Në xhiron e ardhshme KB Vëllaznimi e prêt në Gjakovë Trepçën

Exit mobile version