Rajoni i Kukësit në Shqipëri me Bashkinë e Hasit dhe Tropojes si dhe në Kosovë, rajoni i Gjakovës, Pejës, Junikut dhe Deçanit kanë resurse të mëdha turistike. Qendra Kosovare për Zhvillim- KDC bashkë me partnerët e saj për dy vjet ka punuar në promovimin e këtyre vlerave duke zhvilluar projektin “Përmirësimi i OfertësTuristike në Zonat Malore mes Shqipërisë dhe Kosovës”. Në takimin përmbyllës që u mbajt në Gjakovë, u tha se synim ishte rritja e kapaciteteve dhe konkurrencës në sektorin e turizmit në rajonin ndërkufitar, për zhvillimin ekonomik të rajonit nëpërmjet promovimit të trashëgimisë së tij kulturore dhe natyrore. Në këtë projekt partnere ishte edhe komuna e Gjakovës, ndërsa drejtori për zhvillim ekonomik Ferdinand Kola tha se Gjakova ndër prioritete ka vënë zhvillimin e turizmit dhe për këtë ka bërër investime të rëndësishme.
Entela Sulko , përfaqësuese e Bashkimit Evropian në Shqipëri tha se Bashkimi Evropian mbështet projektet e turizmit malor, sepse ai sjellë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Kordinatori i KDC, Bujar Nura ka shpalosur aktivitetet e zhvilluara gjatë dy viteve që synim kishte Zhvillimin dhe promovimin e produkteve të reja turistike në zonat malore në bashkëpunim me fermerët e zonës, rriten e kapaciteteve të fermerëve të zonës për të ofruar shërbime turistike të cilësisë së lartë.