Kelmend Rizvanollit posmortum çmimi FIDES
Forumi për Iniciativa Qytetare me seli në Prishtinë, mbrëmë ndau cmimet FIDES për filantropi , që ka të bëjë me iniciativa, ide inovative dhe të larmishme që ndikojnë në përmirësimin e standardit të jetës së qytetarëve të Kosovës.
Cmimi FIDES për nivel individual i takoi posmortum Kelmend Rizvanollit, me emrin e të cilit është I lidhur projekti madhor i ndërtimit të shkollës fillore moderne në Gjakovë. Sic dihet me pajtimin e familjeve Kusari dhe Rizvanolli si trasheguese të pasurisë së Kelmendit, e gjithë pasuria u dha për ndërtimin e shkollës së re, që këtë shtator ka nisë punën në afersi të Taphaneve, në trollin e ndarë nga Kuvendi Komunal. Cmimin e ndau amabsadori I Shqipërsisë në Kosovë, Islam Lauka ndersa e pranoi ne emre te famljes se Kelmend Rizvanollit, daja i tij Xhelal Kusari.
Aplikacionin për nominim të çmimit “Fides 2013”, në nderim të të ndjerit Kelmend Rizvanolli dhe veprës së familjeve Rizvanolli dhe Kusari e kishte bërë Klubi Rotarian i Gjakovës.