Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Këndi i gjuhës: FOL MOJ “Ë”!

Shkruan,  prof. Besim Këpuska

“Ë-ja” është zanorja e tretë dhe shkronja e tetë e alfabetit tonë. Kjo përdoret, zakonisht, për të shënuar zërin që del kur qan një fëmijë a dikush tjetër, ose kur rënkon një i sëmurë. Përdoret edhe kur shprehim kënaqësi. Pa dyshim kjo e bën gjuhën shqipe të llastohet, por edhe të veçohet nga gjuhët e tjera që e ka këtë zanore. Përse ne, shqiptarët, mos të mburremi për këtë shkronjë që të tjerët s’e kanë?(gati të gjitha gjuhët evropiane).

Shumëkujt prej nesh po i paraqet pak problem kjo Ë. Ky shkrim ka të bëjë me fjalë homonime (fjalë që tingëllon njësoj me një tjetër, por nga kuptimi ndryshon prej saj – e mirëfilltë ose e pjesshme). Mund të jenë me të njëjtën përbërje tingujsh, nga një rrënjë e përbashkët, nuk vijnë as nga përputhja e rastit as nga rrënja e përbashkët dhe fjala mund të bëhet e pavarur. Zakonisht i ngatërrojmë foljet me emra, emrin me emër (gjinitë e tyre), ose në mes të dy a tri pjesëve të ndryshme të ligjëratës. Në fjalorin e gjuhës shqipe ekzistojnë mbi 140 homonime (foljet me emra). Po kaq janë edhe nga fusha e emrave (në mes të dy emrave). Nga këto zgjodha disa shembuj që i ndeshim më shpesh. Qëllimi i këtij shkrimi është që të kemi kujdes te përdorimi me vend i shkronjes Ë. Këtu rol me shumë rëndësi luan theksi. Krahaso: plak – plakë, kos – kosë, flet – fletë… ( shkrimi i plotë në revisten Gjakovapress nr.128 që doli këto ditë në treg)