Monday, April 1, 2024
Fejtone

Kënga popullore qytetare në Gjakovë

Qamili vOgel  me shoqerinKënga popullore që krijohet nga artistët gjakovarë ka shenjën e vet, njihen si “këngët gjakovare” të cilat brezë më brezë këndohen edhe në ditët e sotme.  Shumë prej artistëve që ndërtuan historinë e këngës popullore gjakovare, kanë qenë njerëz të thjeshtë, dikush tregtar e tjetri këpuctarë, ndonjë berberë e rrobaqepës deri tek druprerësit etj. Dashuria për këngën ata i bashkoi dhe bëri që të adhuroheshin nga populli. Karakteristikë e këtyre këngëve ishte: Këndimi solo ose me dy e më shumë këngëtarë, por me një vijë melodike-unisono, këndimi me zë të lartë dhe me dridhje të shumta me tinguj meliz-matikë etj.

sofraGjakovarët  njihen si gazmorë, dashamirë të këngës, sevdalinj. Përpara organizonin rende ku kuvendohej e këndohej. Në rende pranë orkestrit këndoheshin këngë të moçme, por edhe të reja të krijuara enkas, të cilat interpretoheshin në konkurrencë. Dhe në mungesë komunikimi me trevat tjera u krijua kënga gjakovare, unike sa i përket ritmit e tematikës. Ndër to vërtet mungojnë isotë e këngës popullore toske, por jaret dhe ofaitë e zërave të thekshëm, që nuk i hasim në muzikën tone

Në këtë periudhë krahas instrumentistëve dhe këngëtarëve,  disa prej tyre paraqiten edhe si bejtexhinj dhe valltarë të apasionuar. Me talentin e tyre argëtonin popullin duke plotësuar nevojën e domosdoshme shpirtërore të tyre. Në këtë kohë shumë prej këngëtarëve melodinë e këngëve e mbeshtetnin në “Elifat dhe arshikishte”, të dominuara nga fryma orientale. Thuhet se janë kënduar më se 1000 këngë që i përkasin kësaj periudhe.