Wednesday, April 3, 2024
Kulturë

“Këngë e zemër” për publikun gjakovar

Solistja Vlona Boshnjaku, ka mbledhur të hënën në mbrëmje,  miqtë e vet,  Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Valon Shehu,  Kejsi Tola, Gent Hashikadrija dhe Enea Cerashi   për ti dhuruar publikut gjakovar Këngë zemre.  Ky motiv koncerti, u arsyetua plotësisht pas prezantimeve të shkëlqyeshme të artistëve shqiptar. Tusha dhe Nallbani ishin pedagogët e Vlonës në Akademinë e arteve në Tiranë, ku përfundoi studimet ndërsa solistët tjerë ishin miqtë e saj me të cilët mori rrugë karriera e saj prej solisteje.

Organizatorja e këtij koncerti Vlona Boshnjaku tha se kjo ngjarje ishte planifikuar për festat e nëntorit, por ishte shtyrë për shkak të tërmeteve në Shqipëri dhe erdhi  me një format më të modifikuar ashtu si edhe emri për shkak të rrethanave të reja të krijuara.

Repertori I zgjedhur dhe zërat brilant të shoqëruar nga orkestri muzikor I  Gjakovës, i dhanë një sharmë të vërtetë mbrëmjes artistike në skenën e pallatit të Kulturës Asim Vokshi që ishte i mbushur I tëri.

Shumë këngë u kënduan bashkë me publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *