Solistja Vlona Boshnjaku, ka mbledhur të hënën në mbrëmje, miqtë e vet, Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Valon Shehu, Kejsi Tola, Gent Hashikadrija dhe Enea Cerashi për ti dhuruar publikut gjakovar Këngë zemre. Ky motiv koncerti, u arsyetua plotësisht pas prezantimeve të shkëlqyeshme të artistëve shqiptar. Tusha dhe Nallbani ishin pedagogët e Vlonës në Akademinë e arteve në Tiranë, ku përfundoi studimet ndërsa solistët tjerë ishin miqtë e saj me të cilët mori rrugë karriera e saj prej solisteje.
Repertori I zgjedhur dhe zërat brilant të shoqëruar nga orkestri muzikor I Gjakovës, i dhanë një sharmë të vërtetë mbrëmjes artistike në skenën e pallatit të Kulturës Asim Vokshi që ishte i mbushur I tëri.
Shumë këngë u kënduan bashkë me publikun.