Gjakovapress

Këngëtarët gjakovarë  sjellin programe të reja muzikore

Artistët gjakovar të  muzikës në Gjakovë kohëve të fundit, edhe në këto rrethana të pandemisë,  janë treguar mjaft aktiv me programet muzikore. Fillimisht Shkelzen Jetishi editoi këngën e infermieres e më pastaj. Ai ka shprehur falënderimin për stafin mjekësorë për luftën ndaj pandemisë Covid-19 në mënyrën më të mirë të mundshme. Këngëtari gjakovar ka realizuar një video në Klinikën Infektive në Prishtinë dhe në oborrin e saj, së bashku me stafin mjekësor, duke kënduar një pjesë të këngës së re.

“Kënga në frymëzim i kushtohet një infermiereje, sepse ai ka qenë frymëzimi i tekstshkruesit, por në fakt ajo në njëfarë mënyre i kushtohet të gjithë juve!”, iu është drejtuar Xeni stafit mjekësorë. Kënga mbanë titullin “Infermieres sime” dhe është një bashkëpunim i shkëlqyer me kompozitorin e njohur Florent Boshnjaku dhe tekstshkruesin Sadik Llapashtica që mbetet edhe pjesa më domethënëse e këtij kompetecioni notash dhe vargjesh

Dy këngë të reja, mes potpurive të shumta,  u dëgjuan mbrëmë nga këngëtarët  Edi dhe Fatos  Furra në programin më të ri që u prezantuan në spektaklin televiziv, Oksigjen. E para mbanë titullin “Nji këtë kangë që jam tuj kendu”, me  tekst dhe muzikë të  Idriz Dhomit, një këngë shumë e bukur  por që ka mbetur e harruar. I është  bërë një orkestrim i ri dhe tingëllon bukur. Pastaj   edhe kënga e dytë premierë të shtunën mbrëma ishte  “Haj medet për mu,  për hallet e mia”. Kjo këngë është marr e kënduar pa muzikë , nga Riza Xaj Gjakova, një gjakovar që shumë vite më parë kishte dalë në Shkup. “I është dhënë zjarr” me orkestrin  Lirikët .

Këngëtari i shquar Muhamet Sejdiu sëbashku me Migjen Nikoliqin dhe grupin Qumilat  mbrëmë nga Gjakova, (restaurant  Natyra) përmes RTK-së, për adhuruesit e muzikës popullore, drejpërsëdrejti ka sjellë një program të pasur me këngë të zgjedhura. Këngëtari Sejdiu, që ishte i prekur nga Covid 19, pasi ka falenderuar mantelbardhët, ka porositur për respektim të msavae mbrojëse të IKSHPK-së.

Këngëtarët gjakovarë vazhdojnë prezantimet edhe sonte. Në orën 20.30 , drejtpersedrejti nga pallati i Kultures Asim Vokshi do të transmetohet program muzikor  i  Edi Ermenit, Gent Bytyqit dhe grupit Okarina. Këtë program mundë ta ndiqni përmes KTV_së.

 

Exit mobile version