Tuesday, November 5, 2024
AktualeLajmeSporti

Kërcimet atraktive nga Ura e Fshenjtë

kercimet ngaUraTë dielën  prej orës 11, me organizim të Drejtorisë për kulturë,  rini e sport dhe OJQ “Tajm aut “  mbahen garat tradicionale të kërcimeve në ujë nga Ura e Fshenjtë. Ato zhvillohen në dy disiplina, kërcim në këmbë dhe dallëndyshe dhe janë unike në rajon. Për këtë arsye Gjakova në Kosovë dhe Mostari në Bosnje e Hercegovinë  janë dy qytete në Ballkan që organizojnë veprimtari të këtilla ku sprovohet guximi, talenti dhe bukuria e sportit të kërcimeve nga lartësitë.

Historia e këtij sporti atraktiv  në Gjakovë daton nga vitet e 60 –ta kur të rinjtë gjakovarë fillimisht, nga shkëmbinjtë e më pastaj edhe nga Ura e Fshenjtë bënin kërcimet atraktive duke u dëshmuar si dallëndyshe të vërteta. Kampion i këtyre garave nga viti i kaluar është  Sali Riza Gërqina.

Organizatori kishte planifikuar që këtë vit,  këto gara të marrin karakterin ndërkombëtarë, me pjesëmarrjen edhe të kërcyesve nga Mostari, porse, sipas Meriton Ferizit, drejtor i drejtorisë për kulturë Rini e sporte të Gjakovës, vështirësitë me vizat e kanë pamundësua pjesëmarrjen e kërcyesve nga Bosnja. Në garat e nesërme të shpërblejë tri vendet e para, kërcim në këmbë dhe dallëndyshe.