Historia e këtij sporti atraktiv në Gjakovë daton nga vitet e 60 –ta kur të rinjtë gjakovarë fillimisht, nga shkëmbinjtë e më pastaj edhe nga Ura e Fshenjtë bënin kërcimet atraktive duke u dëshmuar si dallëndyshe të vërteta. Kampion i këtyre garave nga viti i kaluar është Sali Riza Gërqina.
Organizatori kishte planifikuar që këtë vit, këto gara të marrin karakterin ndërkombëtarë, me pjesëmarrjen edhe të kërcyesve nga Mostari, porse, sipas Meriton Ferizit, drejtor i drejtorisë për kulturë Rini e sporte të Gjakovës, vështirësitë me vizat e kanë pamundësua pjesëmarrjen e kërcyesve nga Bosnja. Në garat e nesërme të shpërblejë tri vendet e para, kërcim në këmbë dhe dallëndyshe.